Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ish-portieri i Polonisë kritikon ashpër lojtarët dhe trajnerin para duelit me Shqipërinë: Ne luajmë si vajza!

18:24 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 7edebd47dfcf4ad873d9b571bc91fb54
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Poloni është një situatë kaotike në prag të ndeshjes ndaj Kombëtares sonë, të dielën në “Air Albania”. Fitorja ndaj Ishujve Faroe nuk ka shuar zërat dhe polemikat, pasi kritikat kanë qenë të mëdha.

Mbi të gjitha së fundmi ka spikatur një intervistë e dhënë nga Jan Tomaszewski për “Super Express”, ish-portier i Polonisë, i cili herë pas herë pëlqen të gjykojë, ofendojë dhe komentojë “pa kafshuar” gjuhën.

“Çfarë nuk funksionoi në këtë ndeshje (Ishujve Faroe)? Santos tha pas ndeshjes: “Ne donim të luanim në krahë shumë shpejt, gjithçka ishte shumë shpejt”.

Trajner, a e di se çfarë do të thotë gjuajtje nga distanca? Nuk kemi gjuajtur asnjë gjuajtje nga 18-20 metra. Zoti trajner, a e kuptoni që përveçse të thoni: “Epo… Luaj pak më ngadalë”, ka diçka që quhet driblim?

Kjo do të thotë se një lojtar kalon tjetrin dhe tjetri bën faull. Sigurisht, ne luajtëm si vajza – kthejmë topin pas, asgjë nuk ndodh, Zoti na ruajt, të më ndodhë ndonjë gjë.

Më lejoni t’ju kujtoj se ata kishin dy situata, nëse ky lojtar … Më vjen keq, këta lojtarë, këta zyrtarë nga Ishujt Faroe, nëse do dinin të luanin pak futboll, ishin dy situata në 0-0 që mund të shënonin”, deklaroi ish-portieri që ka luajtur 63 ndeshje me Kombëtaren e Polonisë nga viti 1971 deri në 1981.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.