Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij ku jetonte i vetëm. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
