Author: tirana

Partia Demokratike zgjodhi forumet e larta drejtuese, Kryesinë si dhe drejtuesit e Sekretariateve. Enkelejd Alibeaj është zgjedhur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke zëvendësuar Gazment Bardhin. Kryetar i Këshillit Kombëtar do të jetë Xhemal Bushati, kurse Jemin Gjana mbetet në pozitën e kryetarit të Komisionit Zgjedhor. Pas numërimit të votave, Komisioni Zgjedhor njofton se Këshilli Kombëtar ka votuar si më poshtë: SEKRETAR I PËRGJITHSHËM Enkelejd Alibeaj NËNKRYETARË Flutura Acka Kreshnik Collaku Orjola Pompuri Roland Bejko KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR Xhemal Bushati KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR Jemin Gjana KRYETAR I BORDIT FINANCIAR Ilir Dervishi SEKRETAR EKZEKUTIV PER ORGANIZIMIN Taulant Zeneli…

Read More

Një efektiv policie dhe 6 persona të tjerë u konfliktuan mbrëmë në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa u raportua se polici i ka goditur me sende të forta, duke iu shkaktuar lëndime disa personave. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi se kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.

Read More

Roland Beqiraj, i cili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se u përfshi në një pengmarrje në vitin 2014, është arrestuar pas 9 vitesh nga autoritetet britanike. Shqiptari është arrestuar nga skuadra e ekstradimeve, por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli. Në fletëarrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë Elton Visha”.

Read More

Kryeministri Edi Rama shkruan se eksportet e mallrave e produkteve shqiptare në zonën e CEFTA-s kanë shënuar një rritje në vitin 2022, krahasuar me 2018-n. Sipas tij, kjo përbën një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri. “RRITJA E EKSPORTEVE shqiptare nga 398 mln euro në 2018, ne 686 mln në 2022 (+72%) në zonën e CEFTA-s, ku hyjnë gjashtë vendet e rajonit tonë plus Moldavia, përbën një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri, drejt majës ku synojmë të ngjitemi në 2030”, shkruan Rama

Read More

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Marokun, për sizmologët është pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike dhe rritjes së aktiviteteve sizmike në rajonin e Mesdheut. “Ka ndodhur në kufirin e pllakave tektonike të fuqishme të rajonit të Mesdheut, pllaka afrikane dhe euroaziatike. Po t’i referohemi hartës, është me ngjyrë të theksuara, ku tregohet për një aktivitet të lartë sizmik”, tha eksperti Edmond Dushi për “Tv Klan”. Sipas Dushit, që pas tërmetit 7.7 ballë të rënë në Turqi këtë vit, sistemi i pllakave tektonike në Mesdhe po pëson lëvizje. “Kemi një rritje të aktiviteteve në Mesdhe sidomos…

Read More

Eduardo Verastegui, producenti kryesor i filmit ‘Sound of Freedom’, tashmë ka dorëzuar kandidaturën e tij për t’u bërë pjesë e garës presidenciale të Meksikës. Para se të përfshihej në politikë, 49-vjeçari siguroi famën e tij në industrinë e argëtimit, si në Meksikë, po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse së fundmi është bërë i njohur si producent, ai është shfaqur gjithashtu në telenovela meksikane dhe produksione hollivudiane, madje duke ndarë ekranin me Sofia Vergara. Krahas tyre, ai ishte balerin në videoklipin “Ain’t Your Mama” të Jennifer Lopez.

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri njofton se nga të dhënat e para pas tërmetit tragjik që goditi Maroku, nuk ka informacione për shqiptarë mes viktimave apo të lënduarve. Numri i viktimave nga lëkundjet vdekjeprurëse në Marok deri më tani ka shkuar në 1037, ndërsa regjistrohen mbi 672 persona të plagosur, ku 202 prej tyre raportohet nga mediet e huaja se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në terren për gjetjen e njerëzve nën rrënoja.

Read More

Vetëm gjatë gushtit vendin tonë e vizituan mbi 2 milion të huaj, duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj. Të parët janë vizitorët nga Kosova, por të shumtë ishin dhe italianët, spanjollët, turqit e francezët që zgjodhën këtë vit të pushojnë në Shqipëri. Shifra i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

Read More

Moderatorja Roza Lati së fundmi është shfaqur me flokë të prera shkurtra, një model që i shkon shumë. Por pas këtij vendimi fshihet një arsye prekëse. Roza ka shpjeguar se ky veprim erdhi pasi qeni i saj, Sasha, është diagnostikuar me tumor. View this post on Instagram A post shared by Roza Lati (@roza_lati) Roza gjithmonë ka treguar lidhjen e saj të fortë më kafshët, sidomos me qentë, ndaj, kjo situatë nuk është aspak e lehtë për të. View this post on Instagram A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

Read More

Shqiptari Aldo Gjoka humbi jetën më 7 shtator pas një aksidenti tragjik në Torre Specchia të Italisë. Motori i 29-vjeçarit u përplas me murin rrethues dhe shpërtheu në flakë, duke humbur jetën në moment.  Gjoka lindi në Tiranë, por prej shumë vitesh ishte banor në Leçe, ndërsa në datën 19 shtator do të festonte ditëlindjen. 5 vite më parë Cristiano Spedicato, miku i ngushtë i Aldo Gjokës, humbi jetën po ashtu në një aksident me motor në unazën e Leçes në moshën 23-vjeçare.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tërmetin që u regjistrua këtë të shtunë në Marok. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha solidarizohet me të prekurit nga tërmeti dhe familjarët e viktimave. “Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë godet Marrakeshin, në Marokun qendror. Të dashur miq, njoftohet deri tani se numërohen mbi 800 viktima, mijëra të plagosur dhe shtëpi e objekte të dëmtuara. Duke shprehur dhimbjen, solidaritetin njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, le të lutemi së bashku për shpëtimin e atyre që janë gjallë nën rrënoja dhe t’i urojmë…

Read More

Daniel Khalife, ish-ushtari i ushtrisë britanike që u arratis nga burgu Wandsworth më 6 shtator, u arrestua në Londër. Khalife u akuzua në janar për planifikim të aksioneve terroriste dhe spiunazh të mundshëm. Tashmë ushtari ndodhet në paraburgim. Banorët në zonë raportuan kërkime intensive ajrore që përfshinin një helikopter policie nga mbrëmja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Read More