Author: tirana

Lëvizja për ndryshimin e klimës, “Letzte Generation” (Brezi i Fundit) publikoi në rrjetet sociale momentin e një sulmi fizik agresiv ndaj anëtarëve të tyre. Aktivistët u ulën në rrugë në shenjë proteste pranë qytetit gjerman, Manheim. Siç dallohet edhe nga pamjet, një shofer që humbi durimin, doli nga vetura dhe sulmoi aktivistët. Bei einem Protestmarsch gestern Abend in Mannheim wurden Unterstützer:innen der Letzten Generation von einem Autofahrer getreten und ins Gesicht geschlagen👇 pic.twitter.com/NpU2AInAgG— Letzte Generation (@AufstandLastGen) September 7, 2023 Pas shqyrtimit të videos, policia identifikoi shoferin e dhunshëm në të njëjtën ditë kur u publikua dhe tashmë e ka arrestuar.

Read More

Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas tërmetit ku humbën jetën mbi 1 mijë persona. Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike. Ndërkohë, forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonat e prekura ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije. Në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut, dritat e Kullës Eiffel nuk do të jenë sonte të ndezura. Të paktën 1037 persona kanë vdekur dhe 1204 të tjerë janë plagosur.

Read More

Monika Lubonja, teksa fliste për pushimet e saj verore, tha se për të ka shumë rëndësi kontakti me natyrën. Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk dëshiron të shpenzojë shumë për pushime. “Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura pushimet. E dua pak komoditetin”, tha Monika. Por, sa shpenzon për pushime? “Hamë një drekë të mirë.…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte sot në Fushë-Krujë për të biseduar dhe parë nga afër masat pas denoncimit të një rasti dhune. Denoncimi ka mbërritur në telefonin e ministrit, përmes një videoje të dërguar nga një banore e Fushë-Krujës. Ministri Balla garantoi mbështetje për familjen e dhunuar dhe marrje në mbrojtje nga autoritetet. “Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe…

Read More

Procesi mësimor në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 11 shtator. Në prag të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa prej investimeve që janë kryer në infrastrukturën arsimore në zonën e Burrelit, të transformuara me kushte dhe standarde bashkëkohore. “Burreli me hapësira të reja edukimi. Gjimnazi “28 Nëntori” për 200 nxënës dhe Shkolla 9 -vjeçare “Mustafa Gjestila” për 350 nxënës”, u shpreh Rama.

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi u pyet për një rikthim të tij të mundshëm në politikë, si pjesë e Partisë Demokratike. I ftuar në studionin e emisionit “Kjo Javë”, Topi u përgjigj duke thënë se nuk është i izoluar. “Unë nuk jam izoluar. Unë lëviz dhe goxha madje. Ata që mund ta kenë këtë pyetje janë pjesë e strukturave politike, që shpesh herë janë edhe në dilemë. Unë asnjëherë nuk kam munguar. Nuk ka rëndësi të jesh pjesë e asaj mbledhjes X. Sfida më e madhe për këtë vend është rikthimi i sistemit demokratik dhe zgjedhja e njerëzve të duhur në Parlament.…

Read More

Shpëtohen 24 persona në zonën detare pranë Akrotiri Prassos në verilindje të Samos. Mediat greke raportojnë se mes emigrantëve në anije ishin edhe gjashtë fëmijë. Varka me të cilën emigrantët po udhëtonin ishte thuajse e shkatërruar, duke vënë në rrezik jetët e tyre. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa emigrantët u transferuan në një zonë të sigurt.

Read More

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për ngjarjet e “nxehta” të ndodhura gjatë verës, u ndal te operacioni “Metamorfoza” dhe aksionet e fundit të SPAK. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Lala u shpreh se ardhja e të gjitha të dhënave nga aplikacioni “SKY” mund të japë një dritë të re të hetimeve. “Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”.

Read More

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se “Metamorfoza” mund të nxjerrë fakte të reja dhe emra të rinj që mund të jenë përballë drejtësisë. “Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje”, deklaroi Lala në një interviste në “News 24”.

Read More

Në prag të përballjes me Shqipërinë, trajneri i Polonisë, Fernando Santos, deklaroi se Shqipëria është ekip cilësor, që di të mbrohet dhe të sulmojë mirë. Megjithatë, në konferencën për shtyp, trajneri portugez theksoi më tej se Polonia do të kërkojë fitoren, në mënyrë që të mos varet pastaj nga ndeshjet e tjera. “As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk mendojmë për barazimin. Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Shqipëria është një ekip cilësor, që po rritet vazhdimisht. Unë jam ndeshur me Shqipërinë në vitin 2016 dhe e di mirë potencialin e Shqipërisë. Ka lojtarë cilësorë dhe e organizuar shumë…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, shprehet i zhgënjyer nga lëvizja e Gazment Bardhit për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën. I ftuar në “Report Tv”, ai pohoi se Bardhi nuk duhej të bëhej pjesë e Sali Berishës, por të kishte zgjedhur një mënyrë tjetër. “Duhet të sqarojnë pse e kanë akuzuar tjetrin për para, ose nuk ka moral të qëndrojnë dhe të luftojnë një të korruptuar që është sot në qeveri. Çdo deputet duhet të qëndrojë në funksion të moralit. Jam i zhgënjyer, mund të kishte qëndrim ndryshe por jo të bëhej pjesë e kësaj. Ne kemi…

Read More