Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj, niset sot për në Shkup të Maqedonisë së Veriut, kjo për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit. Pritet që liderat në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale. Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.

Read More

Mbi 300 mijë njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi Marokun. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, tha se “po monitoron nga afër situatën” dhe një ekip po dërgon ndihmesa për partnerët e saj në Marok. “Autoritetet qeveritare po udhëheqin përpjekjet e reagimit, përfshirë kërkimin dhe shpëtimin dhe mbështetjen mjekësore duke përfshirë përpjekjet nga Gjysmëhëna e Kuqe Marokene (organizatë jo-qeveritare)”, thuhej në një deklaratë të tyre. Shumë familje ende kanë mbetur të bllokuar nën grumbujt e mbeturinave dhe spitalet në qytet kanë pranuar një fluks njerëzish të lënduar, shtoi OCHA. Numri i viktimave nga tërmeti i së premtes…

Read More

Kombëtarja kuqezi ndodhet në një nga momentet më të rëndësishme, teksa sot në orën 20:45 do të luajë një nga përballjet më deçizive për të prekur për të dytën herë në histori finalet e kampionatit Europian. Skuadra e Sylvinhos do të presë Poloninë në “Air Albania”, rivalin e vetëm që në gjysmën e parë të kualifikueseve ka mundur të marrë pikët të plota ndaj kuqezinjve, në ndeshjen e luajtur në Varshavë. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë me një pikë më shumë se polakët dhe vijnë të entuziazmuar pas pikës së marrë në Pragë ndaj kryesuesve të grupit, Çekisë. Një…

Read More

Kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj veç në gusht. Sezoni po vijon me flukse të larta edhe në shtator. Kreu i qeverisë shkruan se shifrat janë premtuese për një vit me rezultate shumë të mira sa i takon sektorit të turizmit. MIRËMËNGJES dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë.

Read More

Këtë të dielë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 13-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 25-29°C në veri, 30-36°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6-8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More

Laert Koka u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Autori ka dalë nga një mjet me targa italiane dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 28 gëzhoja, që do të thotë se mbi Kokën është zbrazur një karikatori i plotë. Mjeti që është përdorur nga autorët, është gjetur i djegur në fshatin Kotë në Vlorë. Brenda tij është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur nga autori për të ekzekutuar 41-vjeçarin.

Read More

Dashi Të dielen dashuria bëhet më lineare dhe më pak e ndërlikuar në këtë ditë. Në punë, megjithatë, ka një padurim të fortë, do të dëshironit të ndryshonit gjërat dhe ndiheni pak të bllokuar nga ngjarjet e jashtme. Ju rrezikoni të zemëroheni nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi. Demi Të dielen Afërdita është në anën tuaj dhe ju shtyn të kërkoni lidhje të reja pas ndarjeve të fundit. Një fazë e mirë rikuperimi fillon në punë. Do të jeni në gjendje të merrni një kënaqësi të madhe dhe t’u tregoni të gjithëve se nga çfarë jeni krijuar. Binjakët Të…

Read More

Viktima e atentatit në Vlorë nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj. Kjo lë të kuptohet se vrasja e ndodhur ditën e sotme mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Read More

Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e kësaj të shtunë. Viktima është identifikuar si Leartiad Keka, 41 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar me viktimën i cili është ndjekur nga autorët. Dinamika Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, referuar dhe në dëshmitë e dhëna në polici nga dëshmitarë, ka qenë një një automjet tip “Audi” i zi tip A6 me targa italiane që fillimisht ka përplasur viktimën i cili lëvizte me motoçikletë. Pas përplasjes, 41-vjeçari ka tentuar të largohej në…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha po përpiqet që të rikthehet, por sipas tij, ai duhet të tregojë më shumë guxim dhe lidership. Komentet Topi i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se Basha duhet të jetë aktiv dhe të mos ndalet asnjë minutë, duke zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë. “Basha duhet të tregojë, të ketë gjeste të forta dhe gjatë rrugës do të shihet nëse do të meritojë suport apo jo. Unë jam mësuar të dëgjoj premtime politike. Do të jap suport të fortë publik, unë i sugjeroj Bashës të jetë i…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli/ E pranojnë edhe miqtë e tij gjithmonë e më të paktë, edhe armiqtë e tij gjithmonë e më të shumtë. E dinë ata që mban afër, e ndjejnë ata që i ka larg. Në thelbin e filozofisë politike të Sali Berishës është pengmarrja edhe e miqve, edhe e armiqve të tij. Zbulimi i dobësive njerëzore, mbajtja shënim e mëkateve, identifikimi i të fshehtave vetjake për t’u përdorur si armë, pa bërë dallim nëse kanë qenë dosje të ish-sigurimit të shtetit dje apo korrupsion i sotëm, me një metodologji arkivisti, kjo është ajo çka ka bërë Sali Berisha…

Read More