Në rrugën Ersekë-Leskovik vijojnë me ritme të larta punimet për rikonstruksionin e saj, përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kantierë i punimeve, teksa e cilësoi këtë ask si një nga rrugët me peisazhet më të bukura të natyrës. “Ersekë-Leskovik një nga rrugët me peizazhet më të bukura të natyrës, që do të ndeshni së shpejti e ku po punohet me ritëm për përfundimin”, u shpreh ai. Rruga është e gjatë 42.67 km, gjerësia e asfaltit ekzistues është rreth 4 m, ndërsa asfalti i ri do të…
Author: tirana
Tradita e tifozëve që dynden nga të gjitha trevat drejt Tiranës vazhdoi edhe për duelin vendimtar me Poloninë. Hyrja më e madhe e tifozëve kuqezi ka qenë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me mbështetësit nga Kosova që nisën rrugëtimin e tyre në numër mjaft të lart. Të gjitha biletat në Arenën Kombëtare janë shitur dhe në stadium do të jenë 20 mijë tifozë në mbështetje të skuadrës kuqezi.
Sali Berisha ka reaguar pas atentatit me një të vrarë në Vlorë. Ai shkruan se Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje, por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij. “Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit! Të dashur miq, mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari. Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën! Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë…
Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mori pjesë në një sesion fotografik me mijëra pjesëmarrësish që festonin 75-vjetorin e ditës së Pavarësisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë të shtunën. Mediat njoftuan se udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti do të niset për një vizitë zyrtare ne Rusi. Pjesëmarrësit u panë duke duartrokitur Kim Jong Un pasi ai mbërriti pranë monumentit ku prehen babai dhe gjyshi i tij. Gjatë fjalës Kim Jong lavdëroi popullin e tij duke thënë se “çështjet shtetërore i vendosin mbi ato familjare në ditët e mira ose të këqija”. Kim pritet të udhëtoje…
Ekipi kuqezi pritet të luajë kundër Polonisë, me të njëjtin formacion që barazoi tre ditë më parë në Republikën Çeke. Trajneri Sylvinho nuk pritet të bëjë ndryshime, megjithatë ka vetëm një dilemë, që lidhet me repartin ofensiv. Rreshtimi do të jetë përsëri 4-2-3-1, me Berishën në portë dhe mbrojtjen e përbërë nga Ismajli e Gjimshiti në qendër dhe Hysaj e Mitaj nga krahët. Bajrami do jetë truri i manovrave sulmuese, Asani ka konsoliduar pozitat nga e djathta, teksa në të majtë Seferi është në balotazh me Myrto Uzunin. Cikalleshi do të jetë në majën e repartit ofensiv, ku përveç detyrës…
Ministrat e rinj do të kalojnë të hënën hallkën e radhës, për të marrë më pas zyrtarisht drejtimin e dikasterëve që u janë besuar. Në orën 14:00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar ministrat e rinj, tashmë të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj. Pas votëbesimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë, disa ministra të rinj do nisin punën me detyra emergjente. Edi Rama zgjodhi emra të rinj në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme, Ekonomisë, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe duke rikthyer një tjetër kabinet pa portofol, atë të Pushtetit Vendor. Rama ka vendosur të riformatojë…
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Lezha, i cili ka tentuar të fusë në vendin tonë armë zjarri. Mësohet se personi i arrestuar është Sindrit Kola nga Lezha, rezident në Itali. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike. “Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që po udhëtonte me…
Për ndezjen e zjarreve nga pakujdesia në Lushnjë, një person është arrestuar dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Një zjarr ka ndodhur në lagjen “18-Tetori” dhe një në fshatin Golem. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarjet dhe kanë bërë të mundur shuarjen e dy zjarreve, të cilat ishin favorizuar dhe nga era. Në pranga u vu shtetasi B.M 38 vjeç banues në Lushnjë, pasi motokorrësja me të cilën punonte në tokën e tij, ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr. Nga përhapja e flakëve është djegur një stan në pronësi të një shtetasi tjetër dhe 4000 dengje…
Ditët e fundit përpara nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ia ka kushtuar përgatitjeve të shkollave që do të çelin dyert për nxënësit të hënën. Ekipet e bashkisë janë shpërndarë në çdo shkollë për të bërë punimet e mirëmbajtjes, por edhe dezinfektimin, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës. Grupit të punës iu bashkua në fundjavë, në dy shkollat e reja “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se, ashtu si në çdo shtëpi familja kujdeset për të krijuar kushtet higjienike për fëmijën, edhe bashkia po punon që në…
Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Ai ka pësuar një aksident rrugor, ku për rrjedhojë ka pasur dëmtime në brinjë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit.
Pamje rrëqethëse vijnë nga Maroku, e cila u godit nga një tërmet vdekjeprurës mbrëmjen e së premtes. Në mediat e huaja po qarkullon një video, ku tregon një burrë që nxjerr nga rrënojat një bebe të porsalindur. Thuhet se foshnja është dërguar në spital, ku po merr dhe kujdes mjekësor.
Aktori Lutfi Hoxha ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e nesërme në hollin e Teatrit “Aleksandër Mosiu”. Hoxha numëron shumë role në filmat shqiptar si “Shoku ynë Tili”, “Dollia e dasmës sime”, “Tingujt e luftës”, etj. Lutfi Hoxha lindi më 1 Qershor 1934) është një aktor shqiptar. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike. Në vitin 1989 ka dalë në pension. Filmat ku ka luajtur Ne dhe…