Author: tirana

Shërbimet e PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar shtetasin M. K., 38 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga verifikimet ka rezultuar se Gjykata Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 39 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes që ka marrë për këto punime. Po këta specialistë…

Read More

Publikohen pamjet nga atentati i ndodhur një natë më parë në Vlorë, ku u ekzekutua me kallashnikov 41-vjeçari Laert Keka. Në video shihet qartë momenti kur disa persona vrapojnë. Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qenë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur në këmbë ku ka nxjerr armën dhe është kundërpërgjigjur. Nga makina është goditur me breshëri kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dalë jashtë ‘Audi A6’ dhe është siguruar që e ka ekzekutuar. Mbi 30 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes të…

Read More

Ka shkuar në 14 numri i viktimave për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve në rajonin e Thesalisë. Mesditën e së dielës u bë e mundur gjetja e një gruaje 88-vjeçare dhe djalit të saj 65-vjeç, të dy të pajetë, të cilët ishin shpallur të zhdukur. Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Autoritetet greke mendojnë se bilanci do të rritet ende, pasi rezultojnë dhe 3 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia Daniel. Ekspertët theksojnë se ajo çfarë ndodhi këtë vit në Greqi, fillimisht me valët e të nxehtit ekstrem…

Read More

Nëse rroku i viteve ’90 kishte një vit-flamur, ai ishte 1991. Viti kishte nisur me Operation Desert Storm në Irak dhe Luftën e Parë të Gjirit, por një “bombardim” jo më pak i rëndësishëm ndodhi disa muaj më vonë. Brenda vetëm 7 javëve, nga mesi i gushtit deri në fillim të tetorit, një seri albumesh dolën në treg, të cilët do të bëheshin jo vetëm më të shiturit e atij viti, por edhe do i jepnin formë dekadës së ardhshme. Ata ishin “Black Album” i Metallica, “Nevermind” i Nirvana, “Use Your Illusion I” i Guns’n’Roses, “Ten” i Pearl Jam dhe…

Read More

Në lagjen ’’28 Nëntori” në Vlorë ku u vra Laert Keka, ka shumë kamera sigurie dhe policia tashmë ka nisur punën. Një video po qarkullon me shpejtësi mendohet se do i vijë në ndihmë grupit hetimor për të zbardhur vrasjen. Në pamjet e videos shfaqen 3 persona të cilët largohen me vrap për shkak të të shtënave që mund të jenë qytetarë të thjeshtë. Një i katërt, i cili besohet se është Kekaj i plagosur, vrapon për t’u shpëtuar plumbave. Disa sekonda më vonë shfaqet një “Audi” me ngjyrë gri, i cili lëviz në drejtimin që vrapon i plagosuri. Nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama, shpreh ngushëllimet vëllazërore familjeve të viktimave nga përmbytjet në shtetin fqinj në Greqi, dhe jep solidaritetin me të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore. Kreu i qeverisë thotë edhe se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen Ambasadës shqiptare në Athinë. Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë. Postimi i plotë Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për…

Read More

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u luajt ndeshja Kosovë-Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultar 2-2. Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët. Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”. E mesa duket një nderim i till i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet për 16 milionë ndjekësit e saj në…

Read More

Nënkryetari i Rithemelimit, ish-deputeti Luçiano Boçi thotë se Gazment Bardhi ka evoluar politikisht. Ai komentoi tryezën që organizoi ish-sekretari i Përgjithshëm, ndërsa tha se besimi i demokratëve duhet fituar sërish. “Të themi ndryshim nuk është termi i duhur gjuhësor. Evolucion, ta themi kështu se e kupton më mirë publiku. Ka evoluar në qëndrimin politik në raport me bashkimin. Pra, ylli polar që duhet ndjekur është bashkimi, pastaj rruga është e kundërshtueshme. Sot kemi një përputhshmëri të veprimeve të zotit Bardhi dhe deputetëve të tjerë në raport me dëshirën, kërkesën, investimin 2-vjeçar për bashkimin e Partisë Demokratike. Është një hap i…

Read More

Atmosfera në Tiranë para sfidës Shqipëri-Poloni po shoqërohet me shumë pozitivitet. Kryeqytetin kanë zgjedhur ta vizitojnë një grup turistësh polakë. Nga pedonalja e Tiranës, një guidatore polake të grupit ka thënë se “e do Shqipërinë” teksa kjo shihet qartë dhe në një kapele që ajo ka zgjedhur të vendosë, pikërisht me simbolet e flamurit kuqezi. “Ne jemi këtu çdo javë, të dielava udhëtojmë drejt Shqipërisë, Tiranës, Krujës dhe Beratit. Unë kam një grup turistësh polakë që vijnë këtu për pushime. Unë jam polake, por ju mund ta shikoni që unë e dua Shqipërinë. Unë do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar…

Read More

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, tha se ftesa e Bashës ishte një akt politik dhe nuk kishte asnjë arsye përse të mos i përgjegjës pozitivisht një bashkimi me grupin e Bashës. Ai thotë se të gjithë deputetët që iu bashkuan Berishës për të vazhduar karrierën politike. Sipas tij, deputetët e grupit Bardhi nëse nuk ishin dakord me Bashën duhej të kishin krijuar parti të re politike dhe jo t’i bashkoheshin Berishës, të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. “Kanë rënë kushtet pjesërisht për të cilat u ndanë. Kushtet e ndarjes me Berishën nuk kanë…

Read More

Në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni, dhe për parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme në stadiumin “Air Albania”, shërbimet e Policisë, mesditën e sotme, gjatë kontrolleve të ushtuara, kanë konstatuar se grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të futin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë. Për këto raste, Policia ka marrë masa për shoqërimin në Komisariat, të shtetasve përgjegjës, si…

Read More

Këngëtarja Fifi, ka qenë e ftuar në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”. Ajo i është përgjigjur mbi 25 pyetjeve që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet për të cilat publiku është shumë kureshtar. Një ndër to ka qenë edhe kureshtja për raportet që këngëtarja ka me Adrola Dushin, e cila është ish-gruaja e partnerit të saj, sipërmarrësit Adis Patushi. “Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe…

Read More