Author: tirana

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor 2023-2024. Rreth 29 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë. Mundësia për regjistrim në klasë të parë kur fëmija mbush 6 vjeç është deri në dhjetor. Prindi duke parë formimin e fëmijës vendos nëse duhet ta regjistrojë fëmijën në klasën e parë. Kjo mundësi jepet për herë të parë këtë vit shkollor. Rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të. 800 punonjës të shërbimit psiko-social janë në shërbim të nxënësve me numër të shtuar kabinetesh të shërbimit Psiko-Social, nga rreth 400 në rreth 560.…

Read More

Dashi Të hënën një javë interesante po fillon për ju, veçanërisht për kultivimin e marrëdhënieve me të tjerët ose për të jetuar një histori të bukur deri në fund të muajit. Shumë mund të kenë diçka më shumë se në të kaluarën e afërt. Demi Të hënën dashuritë që lindin në këtë periudhë mund të mos jenë përfundimtare. Atëherë kini kujdes nga ato që lindin në të njëjtën kohë me të tjerët tashmë të pranishëm. Mundohuni të gjeni një qetësi të brendshme. Binjakët Të hënën prej disa ditësh nuk jeni ndjerë në formë perfekte. Faji i një zemërimi apo një…

Read More

“Air Albania” mirëpret sonte ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, takim ky me peshë për rrugëtimin drejt kualifikimit në Euro 2024. Tifozët e skuadrës së drejtuar nga Sylvinho kanë filluar të pozicionohen në vendet e tyre, ndërkohë që stadiumi ka marrë një pamje të bukur. Shumë mbështetës të kuqezinjve, të ardhur nga gjithë bota kanë vendosur të shikojmë nga afër takimin. Sipas shifrave, do të jetë pothuajse 22 mijë tifozë që do shijojnë 90 minutëshin nga tribunat.

Read More

Familja e një shtetasi suedez që punon për Bashkimin Evropian, i cili është arrestuar në Iran, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kontribuojë në lirimin e tij. Johan Floderus ndodhet prej më shumë se 500 ditësh në qelitë iraniane nën dyshimet për spiunazh, tha familja e tij të dielën. Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën se burgimi i zotit Johan Floderus ishte ngritur në mënyrë të përsëritur me autoritetet iraniane. “Familja, miqtë dhe mbështetësit e Johanit po bëjnë thirrje për vëmendje urgjente ndërkombëtare për të siguruar lirimin e tij të menjëhershëm dhe kthimin e sigurt…

Read More

Një tjetër tubim kundër kartave të reja të identitetit është zhvilluar pasditen e së dielës në sheshin qendror të Athinës. Protestuesit brohorisnin parulla kundër kartave të identifikimit dhe mbanin pankarta me mesazhe të ngjashme si “jo skllavërisë elektronike”, por edhe imazhe me përmbajtje fetare. Letërnjoftimet e reja kanë shkaktuar reagime nga një pjesë e qytetarëve, pasi janë të shqetësuar se ata përmbajnë një “çip” që kontrollon të dhënat e tyre personale dhe se do të gjurmohen përmes tyre. Qeveria thotë se kartat e reja zëvendësojnë modelin e vjetër për të respektuar rregulloren evropiane.

Read More

Numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti i fortë që goditi Marokun mbrëmjen e së premtes, është rritur në 2122, kanë thënë forcat e armatosura të vendit. Të paktën 2,421 njerëz kanë mbetur të plagosur. Përditësimi i fundit vjen pas një pasgoditje me magnitudë 3.9 ballë që goditi vendin më herët gjatë ditës së sotme. Ekspertët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet pasi ekipet e kërkim shpëtimit arrijnë në zonat e largëta rurale dhe operacionet e kërkimit vazhdojnë. Tërmeti me magnitudë 6.8 ishte më i forti që goditi rajonin rreth qytetit antik të Marrakech…

Read More

Shqipëria kërkon një rezultat pozitiv ndaj Polonisë në orën 20.45. Për takimin kualifikues të Euro 2024 që do të luhet në “Air Albania” trajnerët Sylvinho dhe homologu Fernando Santos kanë shuar të gjitha dyshimet, duke vendosur kështu për titullarët. Numri një i pankinës së kombëtares tonë, Sylvinho si zakonisht i ka qëndruar besnik filozofisë së tij të futbollit, duke luajtur me më të mirët në dispozicion. Vihet re se “timonieri” ka rikthyer si titullarë Strakoshën dhe Uzunin (Në ndeshjen e kaluar luajtën Berisha dhe Seferi). Te Polonia nuk mungon në sulm ylli Robert Lewandowski, ndërkohë që s’mund të lihet pa…

Read More

Afërsisht 1 orë e 45 minuta na ndajnë nga startimi i ndeshjes së rëndësishme Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Shumë tifozë shqiptarë, por edhe polakë kanë filluar të drejtohen nga stadiumi dhe për të bërë hyrjen brenda “Air Albania”. Kontrolle të detajuara nga Policia e Shtetit në mënyrë që mbarëvajtja e sfidës të jetë sa më e sigurt.

Read More

Shqipëria luan në orën 20.45 një nga sfidat më të rëndësishme të viteve të fundit. Kuqezinjtë presin Poloninë në “Air Albania”, në sfidën mund të rezultojë vendimtare për rrugëtimin kualifikuese në Euro 2024. Tifozë nga të gjithë trevat shqiptare janë në mbështetje të Kombëtares. Siç shihet në video, “Plisat” e Prishtinës nuk do mungojnë në “Air Albania” dhe do të ndjekin sfidën nga afër. “Plisat” janë parë gjatë ditës së sotme në kryeqytet, teksa kanë krijuar një atmosferë të kënaqshme. “Rrugës sypatrembur, Plisat po ecin”, – është një pjesë e këngëve të lojtarit të 12-të. Me flamuj, këngë, valle dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se disa nga personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri të Kosovës pak muaj më parë kanë qenë pjesëtarë të grupit mercenar Wagner. Kurti dha një intervistë për median estoneze “Delfi”, ku foli për shqetësimet në rritje për përfshirjen e vazhdueshme të Rusisë në tensionet e shtuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në komunat veriore. Ai tha se kishe marrë “letër kërcënuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës. Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe…

Read More

Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Lajmi është dhënë nga Federata, me një njoftim zyrtar. Ky vendim ka ardhur për shkak të rezultateve të fundit, të cilat kanë qenë të dobëta. Tekniku 58-vjeçar numëron 25 ndeshje në krye të Kombëtares së “Panzerave”, ku ka marrë mesatarisht 1.72 pikë për ndeshje. Në 6 ndeshjet e fundit, një nga Përfaqësueset më të mëdha në botë ka marrë vetëm një fitore, një barazim, ndërsa është mundur 4 herë. Pika që mbushi kupën ishte disfata e mbrëmshme ndaj Japonisë në miqësore, me shifrat 1-4. Tashmë Gjermania synon që shumë shpejt të gjejë…

Read More