Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur nxënësit e arsimit parauniversitar, me rastin e ditës së parë të shkallës për vitin shkollor 2023-2024. Balla ka ndjekur nga afër zbatimin e masave të “paketës së sigurisë në shkolla”, duke parë nga afër punën e Policisë Rrugore në perimetrin e sigurisë pranë disa shkollave në kryeqytet. Ministri gjithashtu u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve për këtë vit shkollor, përmes një postimi të rrjetet sociale. “Mirmëngjes dhe shumë suksese nxënësve dhe mësuesve në këtë vit të ri shkollor. Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të garantuar siguri e qetësi pranë…
Author: tirana
Vrasja e Laert Kekajt në një atentat mafioz të shtunën, ende nuk ka as pistë dhe aq më pak autorë. Gjithçka që ka mundur të zbulojë Policia janë vetëm pamjet filmike të atij momenti fatal ku vrasësit kanë ndjekur shënjestrën e tyre, Laert Kekajn, duke i marrë jetën brutalisht. Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë në duar një mori dëshmish, kryesisht të familjarëve të viktimës si dhe të miqve të tij. Po ashtu, edhe një dosje voluminoze që lidhet me një krim të ndodhur dy dekada më parë në qytetin e Vlorës, ku viktima u tha se ishte njëri nga…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor. Ai thekson se sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet. “Suksese dhe urime të përzemërta të gjithë nxënësve tanë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe veçanërisht nxënësve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj vit të mbarë e plot suksese të gjithë mësueseve në misionin e tyre fisnik. Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre. Sakrifica e jashtëzakonshme të…
Mëngjesi i 11 shtatorit, 2001, tronditi botën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë. Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë. Dy ndërtesat 110-katëshe rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda. Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në…
Ministria e Drejtësisë përcolli për konsultim planin strategjik për të mbrojtur viktimat e krimit, që llogaritet paraprakisht se gjatë aplikimit do të ketë një faturë financiare përmbi 1. 1 miliardë lekë. Në relacionin publik përmendet se synohet të garantohet një mjedis i sigurtë ku viktimat ta raportojnë krimin, pasi sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, një pjesë e krimeve në familje nuk raportohen mbasi mjedisi për marrjen e kallzimeve jo gjithmonë është miqësor për ta. Gjatë 5 viteve të fundit, kallëzimet e veprave penale në prokurori që ndiqen mbi ankimin e viktimës janë në nivele të ulta (888 në…
Mbrëmë në “Air Albania”, Shqipëria fitoi kundër Polonisë. Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në pozitën e parë. I sapofutur në fushën e lojës, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës. Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij. Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.
Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Numri i vdekjeve të konfirmuara si pasojë e motit të keq ka shkuar në 15, pasi trupat e 4 personave të konsideruar më parë të zhdukur u gjetën të dielën, thanë autoritetet. Tre prej trupave u gjetën në fshatra pranë qytetit të Karditsa në Thesalinë perëndimore. Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar, të cilët u gjetën në shtëpinë e tyre, si dhe një 58-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mes dy fshatrave. Trupi i një 42-vjeçari, i zhdukur që nga e marta, u gjet duke lundruar…
Këtë të hënë vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë depërtimit të Anticiklonit Afrikan shoqëruar me masa ajrore të nxehta dhe relativisht të thata. Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në zonat malore në lindje. Për ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intenistet të ulët.
Pas puthjes që u bë virale në mbarë botën dhe krijoi debate, Luis Rubiales ka dhënë dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ai mori lum kritikash për puthjen me sulmuesen spanjolle Jenni Hermoso në ceremoninë e prezantimit final të Kupës së Botës për femra. Hermoso, 33 vjeç tha se puthja pasi Spanja mundi Anglinë nuk ishte konsensuale dhe ajo paraqiti një ankesë ligjore të martën e kaluar. Rubiales tha se ai ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit në detyrë të federatës Pedro Rocha në një deklaratë. “Unë nuk mund të vazhdoj punën time,” deklaroi Rubiales. 46-vjeçari ka dhënë dorëheqjen…
Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama e ka nisur me ndeshjen e së dielës mbrëmë, ku kuqezinjtë fituan bindshëm kundër Polonisë në “Air Albania”. Duke i cilësuar si dy eurogola, kreu i qeverisë shton në videon e publikur, edhe komentin se kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh. “MIRËMËNGJES dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
11,000 nxënës e fëmijë, si dhe 748 mësues kanë nisur vitin e ri shkollor në objekte arsimore të reja e moderne të ndërtuara apo riparuara falë Programit “BE për Shkollat” (EU4Schools). Janë 44 objekte arsimore të përfunduara deri tani dhe 16 të tjera janë në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të këtij projekti që financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Albania). Në fokus të këtij programi është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019,…
Ministrat e rinj do të kalojnë këtë të hënë hallkën e radhës, për të marrë më pas zyrtarisht drejtimin e dikasterëve që u janë besuar. Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar ministrat e rinj, tashmë të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj. Pas votëbesimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë, disa ministra të rinj do nisin punën me detyra emergjente. Edi Rama zgjodhi emra të rinj në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme, Ekonomisë, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe duke rikthyer një tjetër kabinet pa portofol, atë të Pushtetit Vendor. Kryeministri Rama ka vendosur të riformatojë…