Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë, me nisjen e vitit të ri shkollor, godinën e re të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kryetari i bashkisë Kamëz Ylli Rakipi, ai pa nga afër të gjitha ambientet e shkollës së re. Gjimnazi ka 630 nxënës dhe 33 mësues. Rama takoi dhe disa nxënës duke i uruar për një vit sa më të mbarë shkollor. “Ç’ju duhen gjithë këto sheshe bëni një parcelë të bukur aty”, tha Rama.
Author: tirana
E kthyer tashmë në një traditë, nxënësit e shkollave të Tiranës morën sot, në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor. Kryebashkiaku i Tiranës ka shprehur gëzimin dhe inkurajimin e tij për të gjithë nxënësit në ditën e parë të shkollës. “Të dashur nxënës të Tiranës, Dita e parë e mësimit është shenjuar, brez pas brezi, si një ditë e veçantë për magjinë që përcjell. Shumë SUKSESE me zemër, për gjithë të vegjlit që nisin sot klasën e parë, për nxënësit e 9-vjeçareve…
GJKKO ka caktuar datën 14 shtator për mbajtjen e seancës së parë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, por të pa betuar, Fredi Beleri. Ai pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake, ku akuzohet nga prokuroria e Posaçme për “Korrupsion Zgjedhor”. Kujtojmë se më herët Beleri ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë, të cilat i janë refuzuar nga autoritetet e burgjeve. Kjo çështje ka sjellë tensione mes Athinës zyrtare, por edhe një gjuhë të ashpër ndaj Shqipërisë dhe qeverisë Rama.
Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi lëvizte me kallashnikov në çantë në fshatin Qukë. Ky veprim ka vënë në rrezik jetën e banorëve dhe forcat e Policisë bënë të mundur kapjen e tij pa shkaktuar ndonjë tragjedi. “Nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi. Materialet procedurale i…
Këtë të hënë, banorët të fshtrave të njësisë administrative në Zall-Herr, konkretisht banorët e fshatit Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj, po protestojnë sërish pasi kërkojnë asfaltimin e 3500 m rrugë. Kjo është hera e dytë që banorët dalin në protestë, ndërkohë që thonë se sot nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë. Në shenjë protestë banorët kanë bllokuar edhe mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë në Bovillë për të marrë inerte. Të pranishëm në protestë janë dhe forca të shumta policie.
Hartat që ne konsultojmë janë krijuar sipas një lloj projeksioni hartografik nga Gerardus Mercator, një ekspert në matematikë, astronomi dhe gjeografi, i lindur në vitin 1534. Sistemi, i përdorur kryesisht për përgatitjen e hartave detare nga shekulli XVII e tutje, trajton sipërfaqen sferike të Tokës në një sipërfaqe të sheshtë, duke shkaktuar një shtrembërim të mundshëm që mund të ndryshojë realitetin dhe të tregojë madhësi të ndryshme nga ato ekzistuese. Gabimet e hartave në përmasat e vendeve Mund të themi se praktikisht 100% e një harte botërore përmban gabime, qofshin të mëdha apo të vogla, ndaj më poshtë do ju…
Franc Grami, një menaxher në Dubai ka folur për shpenzimet marramendëse që bëhen nga turistët si dhe për jetën e natës. Ai tha se shuma më e lartë që mund të ketë shpenzuar një person në Dubai është 300 mijë euro. Shuma më e lartë që ka shpenzuar një shqiptar brenda natës është 25 mijë euro. “Shumica e multimilionerëve janë në Dubai, sidomos këtë sezon. Qëkur ka filluar lufta me Ukrainën, shumica e manjatëve rusë janë këtej. Vitin e kaluar hotelet ishin plot. Me të dëgjuar më kanë thënë se kanë shpenzuar 200-300 mijë euro brenda natës në club. Kemi…
Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor për mbarë Shqipërinë. Politikanët kanë uruar, kurse këngëtari Luiz Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë për në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë. Luizi shihet i rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo. Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.
Foshnja e Khadija-s nuk ka ende një emër. Ajo erdhi në jetë vetëm disa minuta se të ndodhte tërmeti që shkaktoi mijëra viktima të premten mbrëma në Marok. Nënë e bijë nuk pësuan lëndime si pasojë e lëkundjeve të forta, por spitali në Marrakesh ku ato ndodheshin u evakuua. Me fëmijën e porsalindur në krah, Khadija dhe bashkëshorti i saj tentuan që të merrnin një taksi dhe të shkonin në shtëpinë e tyre në Taddart, në Atlas, por rrugët ishin të gjitha të bllokuara. Familja e re jeton në një çadër në një rrugë të fshatit Asni. “Nuk kam marrë…
Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Kreu i qeverisë thotë se dërgon një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë “Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”,-shkruan Rama në rrjetet sociale. Sot nisi viti i ri shkollor 2023-2024. Rreth 29 mijë nxënës…
Një urim për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, e ka dhënë edhe kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha. “Ju uroj nga zemra mbarësi të gjithë nxënësve dhe mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor. Urime për prindërit shqiptarë, që me punë e sakrifica ushqejnë ëndrrat për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe dashurinë për dijen”,-shkruan Basha.
Me fillimin e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për të rritur sigurinë e nxënësve. Punonjës të Policisë Bashkiake në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit janë sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve. Trafiku ne Tirane është paraqitur normal, ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të lëvizur me biçiklete ose në këmbë. e që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar. Policia Bashkiake ka marrë…