Author: tirana

Ngjarjet e dhunshme në ambiente publike po kthehen në normë. Në këtë video, një grup të rinjsh shihen duke u zënë me grushta me njëri-tjetrin për  shkak të trafikut. Videoja është xhiruar mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë rrethrrotullimit të Selitës. Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin publikisht. Sherret për trafikun janë kthyer në ngarje të zakoshme kohët e fundit në Tiranë.

Read More

Kuvendi do të miratojë këtë të hënë dekretet me ndryshimet në qeveri, por kryesuesi i grupit i PD-së Gazment Bardhi kërkon debat në seancë. Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ai kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri. Ai kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Read More

Në Samitin Brdo-Brijun me pjesëmarrjen e presidentëve të rajonit po mbahet në Shkup, nga Kosova po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, dhe nga Serbia, Aleksandar Vuçiç. Ata janë ulur përballë njëri-tjetrin në një tryezë. “Falenderoj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanoviq për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të proçesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkruan Osmani në Facebook. Presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Read More

Në ditën e parë të shkollës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë nxënësit nga shkolla e re “Lekë Gjiknuri”, e cila hapi dyert sot për nxënësit e Njësisë 8. E ndërtuar në ish-godinën ku më parë ishin vendosur zyrat e UKT-së, kjo shkollë ofron të njëjtën cilësi dhe standarde, ashtu si 40 shkollat e tjera të hapura në Tiranë një vit më parë. Veliaj u shpreh se “Lekë Gjiknuri” është një nga 9 shkollat e reja që i shtohen këtë vit Tiranës, si dhe 5 kopshteve të reja, që po ashtu kanë pritur fëmijët për herë…

Read More

Ka përfunduar këtë të hënë seanca e mbrojtjes së të pandehurve për incenartorin e Fierit. GJKKO me 25 shtator në orën 10:00, do të vendosë për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë. Në seancën e 6 shtatorit ish-ministri Koka deklaroi se është i pafajshëm lidhur me akuzat për inceneratorin e Fierit.

Read More

“Greqia nuk do ta njohë Kosovën dhe qëndrimi do të vazhdojë të mbetet i njëjtë”, kanë deklaruar zyrtarë të lartë nga Athina për televizionin polak Euractiv, pas deklaratës së bërë nga kryeministri Albin Kurti se Greqia është afër njohjes së Kosovës. Ata kanë deklaruar se pozicioni i greqisë mbetet i pandryshuar, pavarësisht se shumë prej qëndrimeve të Athinës janë lexuar si një dritë jeshile nga Kosova. Shtetit grek njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova dhe për një kohë të gjatë është parë si një ndër shtetet më të lëkundura nga 5 të tilla që nuk e njohin Kosovën. Vizitat…

Read More

Policia e Shtetit ka dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen tragjike në një çerdhe, ku një i mitur, 2 vjeç, humbi ndenjat dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Mësohet se i mituri ishte dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. 2-vjeçari prej 1 muajsh kishte pasur herë pas here probleme me shëndetin, me të vjella dhe temperaturë. Sot ishte dërguar në çerdhe nga prindërit dhe një orë më vonë ishte ndjerë keq. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se fëmija ka pasur temperaturë dhe për pasojë ka humbur ndjenjat. “Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në…

Read More

Armando Broja, Marash Kumbulla dhe Qazim Laçi ishin jashtë ndeshjeve kualifikuese të EURO 2024 për shkak dëmtimesh ndaj Çekisë dhe Polonisë. Broja dhe Kumbulla nuk ishin në listën e trajnerit Sylvinho, pasi janë në fazë rikuperimi, Laçi nga ana tjetër u detyrua të largohej nga grumbullimi. Tre djemtë “kuqezi” ishin shpirtërisht me ekipin e tyre të “zemrës”. Të tre lojtarët kanë shfaqur mbështetjen e tyre edhe në rrjetet sociale, me Kumbullën që ishte fizikisht edhe në stadiumin “Air Albania” për t’i ndjekur shokët e tij nga afër. Festës së ekipit “kuqezi” i është bashkuar edhe sulmuesi që nuk ishte në…

Read More

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të hënë në Burrel, ku një fëmijë 2-vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi në qytetin e Burrelit. Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht. Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës. Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella. Do të jetë eksprtiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Read More

Në një festival në Dhërmi, përveç muzikës, është ofruar edhe drogë, kjo me pagesë. Tre shqiptarë të Kosovës dhe një gjerman, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u filmuan duke shpërndarë drogë në një festival në Dhërmi, Himarë. Në kuadër të operacionit antidrogë i koduar ‘ION’ u arrestuan Altin Boshnjaku, 33-vjeç, Art Bejtullahu, 31-vjeç, Arten Preveza, 39-vjeç dhe David Neumann, 43 vjeç, banues në Gjermani. Policia thotë se të katërt u arrestuan në flagrancë teksa në formën e grupit, teksa siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat…

Read More

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë në Kamëz kanë bërë një kallëzim në SPAK për kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli. Ata akuzojnë kryebashkiakun socialist për disa shkelje dhe për korrupsion. Në emër të banorëve të Kamzës, avokatja Adriana Kalaja tregoi detaje nga kallëzimi si dhe shkeljet që ata pretendojnë se ka bërë Suli. Kalaja tha se në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën. “Këshilltarët e opozitës i kanë kërkuar këshillit një rregullore për të mësuar se si vepron ky institucion, por nuk ka pasur asnjë reagim. KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste…

Read More

Një ndër personazhet publike që pranon publikisht ndërhyrjet estetike dhe që është penduar, është këngëtarja shumë e dashur nga publiku, e njohur si Poni. Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociala shprehet se është penduar që ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj. Ajo ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës dhe shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat. Këngëtarja i bën thirrje vajzave që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve dhe të trashëgojnë brez pas brezi bukurinë e tyre natyrale. “Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir…

Read More