Skuadra polake u rikthye në Poloni dhe së bashku me të ishte dhe trajneri portugez, Fernando Santos, i cili është vënë në qendër të kritikave dhe mund të shkarkohet nëse rrezikohet kualifikimi. Në aeroportin e Varshavës, 68-vjeçari u përball me gazetarët, i cili zgjodhi që t’i shmangte menjëherë dhe të vazhdonte rrugën e tij. “Do t’iu them çdo gjë në konferencë”, ishin fjalët e Santosit drejtuar gazetarëve, teksa së bashku me zëvendës-trajnerin vazhduan rrugën. Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Polonisë në Tiranë, në një mbrëmje fantastike. Fernando Santos nie zatrzymał się na rozmowy z dziennikarzami 🫢 „Wszystko powiem na konferencji”. Nie…
Author: tirana
Një stuhi e fuqishme mesdhetare përfshiu Libinë lindore të dielën dhe të hënën, duke shkaktuar vdekjen e rreth 150 personave. Përveç tyre, siç raportojnë mediat e huaja, shtatë anëtarë të Ushtrisë Kombëtare Libiane u raportuan të zhdukur. Ndërkohë pamjet në mediat sociale treguan njerëz të bllokuar në automjetet e tyre, ndërsa stuhia Daniel goditi qytetet Bengazi, Sousse, Al Bayda, Al-Marj dhe Derna. “Ne ishim në gjumë dhe kur u zgjuam, gjetëm shtëpinë të rrethuar nga uji.” The hurricane that hit Libya 💔 pic.twitter.com/S22CBhJOj1— Arab world (@Arabbeau) September 11, 2023 Si pasojë, autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat dhe…
Gazetarja Suela Demiri ka bërë një rrëfim të pazakontë në rrjetet sociale, duke treguar atë çka i ka ndodhur sot teksa ishte ftuar në kafe nga një shoqe, të cilën kishte dy muaj pa e takuar. “E pabesueshme ajo që më ndodhi mua, sot. Ulem në kafe me një shoqe, dy muaj pa e takuar pasi këmbënguli me telefonata dhe më ftoi. Disa herë e vura re që e drejtonte telefonin sikur po më filmonte e disa herë e mohoi dhe unë e besova se kuptohet ishte përtej fantazisë që shoqja ime të më regjistrojë. Deri sa pa dashje ajo…
Një 43-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar dhe i konsideruar person me rrezikshmëri, u kap nga policia greke në lagjen “Peristeri” të Athinës. Gentjan Abazaj u vu në pranga gjatë një operacioni në një lokal të zonës nga sektori i kërkimit në bashkëpunim me skuadrën e OPKE. Abazaj rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Athinës, si kreu i një grupi kriminal që shpërndante kokainë dhe kanabis në Athinë. Ai kamuflohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja, përfshirë ato shqiptare. Është faktuar përfshirja e tij në 60 raste…
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se “nuk ka rrezik” që anëtarja e aleancës, Rumania, të futet në luftë pas incidenteve të fundit, kur u gjetën fragmente të një droni në territorin e saj, pranë kufirit me Ukrainën e përfshirë në luftë me Rusinë. “Gjëja më e rëndësishme është që të rikonfirmojmë faktin që nuk ka asnjë tregues të një veprimi të qëllimshëm [nga Rusia] për të sulmuar territorin rumun, rrjedhimisht territorin e NATO-s”, tha Geoana për gazetarët gjatë një vizite që i bëri një shkolle afër kryeqytetit rumun, Bukuresht. Komentet e zëvendësshefit të NATO-s vijnë disa ditë…
Kremlini konfirmoi vizitën që Kim Jong Un pritet të zhvillojë në Rusi ditët në vijim. “Pas ftesës së Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, Presidenti i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Kim Jong Un do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Ruse në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë. Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) gjithashtu raportoi për këtë çështje më herët, duke pohuar se Kim Jong Un do të takohet me Vladimir Putin gjatë udhëtimit të tij në Rusi. “Kim Jong Un, me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin, së shpejti do të vizitojë Rusinë. Gjatë vizitës, Kim…
Delina Ibrahimaj do të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e Ministres së Financave edhe deri në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë. Dekreti për shkarkimin e Delina Ibrahimajt nga posti i ministres së Financave nuk u fut sot në rendin e ditës, shkak është bërë posti që mban kandidati i propozuar për zëvendësimin e saj, Ervin Mete, i cili sot u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas procedurës së Kuvendit, Ervin Mete depozitoi kërkesën për largim nga posti i drejtor të AMF, dhe kjo u votua në seancën plenare të ditës së sotme. Shpjegimin për këtë ngërç procedural…
Arrestohet Maltin alis Anton Gjini, i dyshuar si autor i vrasjes së Pjetër Gjokës në Pukë më 27 shtator 2022. Ka dyshime se sherri mes viktimës dhe autorit mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për parcelat me kanabis në zonën e thellë malore të fshatit Kaftall. 37-vjeçari Gjini është dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Futbolli në Arabinë Saudite ka hyrë në një epokë të re, epoka e të pasurit superyje botërorë që luajnë në terrenin saudit. Ylli 31-vjeçar brazilian i futbollit Neymar sapo u bë shtimi i fundit në Pro Ligën tashmë të mbushur me yje, e cila përfshin gjithashtu pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. “Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë ndër lojtarët më të njohur në botë,” tha Fahad Nazer, zëdhënës i Ambasadës Saudite në SHBA. “Kjo është ajo që ne po bëjmë duke sjellë emra të tillë në ligën saudite. Ne jemi duke ngritur nivelin e lojës”. Fondi sovran…
Vëllai i 25-vjeçares, e cila akuzoi të atin për përdhunim ka rrëfyer tragjedinë në familje. Albi tregoi se familja e tij jetonte në kushte të mjerueshme, ku i ati konsumonte alkool ndërsa e ëma kishte probleme të shëndetit mendor. I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, tregoi se vëllai i tij ishte vetëm 1 muajsh kur humbi jetën për shkak të kequshqyerjes. Por familja u përball me një tjetër tragjedi rreth 1 vit më vonë, ku vëllai tjetër dhe e motra 6 muajshe pinë ilaçet e mamasë dhe për pasojë humbën jetën në 1 ditë. I riu tregoi se…
Një turiste 60 vjeçe nga Bosnje-Hercegovina ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në plazhin e Durrësit. Gruaja ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det. “Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën S.V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shqipëria mori një fitore të madhe ndaj Polonisë mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Mijëra tifozë ndodheshin në tribuna për të ndjekur duelin, një ndër to ishte edhe vajza e Sylvinhos, Taty Mendes. Ajo ka ndarë një foto teksa shfaqet me kurriz dhe si mbishkrim për foton ka zgjedhur dy zemra kuqezi. Gjithashtu përmes një postimi në InstaStory, Taty ka hedhur dhe një video ku shfaqet Sylvinho i cili takon të futbollistët e Kombëtares. Një tifoze speciale e cila ndjek me vëmendje ndeshjet e Shqipërisë, duke bërë tifo për suksesin e babait, i cili tashmë është kthyer në një hero për…