Ditën e sotme, Arkimed Lushaj tha se vajzën e ka punësuar për të qenë pjesë e një projekti muzikor dhe se shkrimi krahas fotos së publikuar ishte provokativ. “Kjo është një këngë. Gabimi është vetëm imi. Kur shkrepëm foton, e hodha pa e menduar që do të bëhej kaq e madhe. Dikush mund ta ketë nxjerrë për t’i bërë keq vajzës. Nuk e njoh shumë, ka qenë atë ditë në videoklip. Edhe shkrimi im ishte pak provokativ”. Ai u shpreh se aktualisht është ‘single’, por dëshira më e madhe është të bëhet prind. “Unë jam single aktualisht. Bëj jetën time më…
Author: tirana
Prej disa ditësh, Kisha Orthodokse e Shqipërisë, e drejtuar tash e 30 vite nga shtetasi grek Anastas Janullatos, është përfshirë në polemika të ashpra me Arkonin e Patriarkanës Ekumenike, Ilias Damianakis. Damianakis ka publikuar një artikull në gjuhën greke ku e akuzon Kishën Shqiptare se ka marrë para nga “oligarkë të huaj”. “Ndërsa përpjekjet e oligarkëve ndërkombëtarë me interesa personale kanë kontribuar në rindërtimin ose restaurimin e mbi 250 kishave (në Shqipëri), fokusi i tyre duket se anon më shumë drejt këtyre përpjekjeve sesa respektimit të rreptë të Parimet kanonike ortodokse”, shkruan ndër të tjera Damianakis. Ndërsa në reagimin e…
Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer sërish në kritika e akuza ndaj dyshes Meta-Berisha. Sipas saj, Bashkimi i foltores me Metën, është i njëjtë sikur të shesësh shpirtin te Djalli. Po ashtu ajo është tallur dhe mikëpritjen që i bënë kreut të PL. “Prapë me “Bashkë Fitojmë” ju? Seriozisht, ju nuk kuptoni ç’do baza e ç’duan Shqiptarët. Nejse, baza do bashkohet përpara 2025 po këtë nuk do ta bëj koalicioni juaj me Metën. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj! E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje,…
Sot në media ka qarkulluar lajmi se Shqipëria ka kontaktuar futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova, për ta bërë pjesë të Kombëtares kuqezi. Për të zbuluar se si qëndron e vërteta “Gazeta Sport” ka kontaktuar presidentit e FFK-së, Agim Ademi. Ai është treguar i prerë duke thënë se nuk duhet të ftohen lojtarë të kombëtares së tyre. “Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka…
Gjashtë persona janë ekzekutuar sot në Greqi me armë zjarri. Mediat greke raportuan se dyshohet se viktimat janë me origjinë shqiptare. Mësohet se policia shqiptare është në komunikim me palën greke, për të bashkëpunuar dhe marrë më tepër informacion rreth kësaj masakre të ndodhur pasditen e të hënës. Mediat greke kanë ndarë pamje nga vendi ngjarjes, ku vihen re makina e qëlluar me plumba, ndërsa pesë persona pa jetë në automjet dhe një tjetër jashtë makinës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thirrur mbledhjen e përbashkët të 43 deputetëve të opozitës, e cila do të zhvillohet në datë 13 shtator në orën 13:00 në sallën e mbledhjeve të Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi dhe mbledhja vjen disa ditë pas mbledhjes së përbashkët të Grupeve të drejtuara nga Bardhi dhe Berisha, ku u vendos që këto takime do të ishin rutinë. Mësohet se këto mbledhje do të bëhën thuajse të përhjavshme, për të koordinuar aksionin opozitar në Kuvend dhe për të kundërshtuar vendimet e qeverisë…
Katër persona humbën jetën në Spanjë, në një aksident hekurudhor shumë pranë Barcelonës. Viktimat ishin duke kaluar shinat e trenit në Montomenlo, kur u goditën nga treni i shpejtësisë së lartë. 3 prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i katërti u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Gjermania ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit dhe të përkushtohen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se rundi i ri i dialogut në nivel të lartë, i caktuar për 14 shtator, “vjen në një moment kritik”. “Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Na duhet përkushtimi i plotë i të dyja palëve për shtensionim të plotë, për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për një demokraci pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani. Nuk duhet të ketë më…
Një alpinist në Zelandën e Re ka shpëtuar mrekullisht teksa ngjiste malin Taranaki në ishullin verior. Në një moment, ai rrëshqiti dhe filloi të rrëzohej nga 600 metra lartësi, duke humbur nga shikimi shokët e tij, që zbritën menjëherë për ta kërkuar. Ai arriti të shpëtonte falë motit pranveror (në hemisferën jugore, tani është pranverë) me akuj të butë. “Ai është jashtëzakonisht me fat që ka arritur të shpëtojë,” thanë autoritetet.
41-vjeçari Laert Keka u godit nga pas me makinë nga autorët, më pas u ekzekutua. Policia e Vlorës ka rindërtuar mekanizmin e vrasjes që tronditi qytetin bregdetar mbrëmjen e së shtunës, me viktimën i cili lëvizte me motor në momentin që u ekzekutua. Burime bëjnë me dije se 41-vjeçari ka dyshime të ketë shquar autorët teksa e ndiqnin me makinën tip Audi dhe në tentativë për t’u larguar ato e kanë përplasur. Megjithatë dhe pas kësaj viktima është përpjekur të largohet me vrap, duke përshkruar vetëm disa metra pasi vrasësit e qëlluan atë nga afër me gjashtë plumba pistolete. Kamerat…
Publikohen pamjet nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku janë qëlluar për vdekje gjashtë persona. Mediat greke thonë se ka dyshime që shtetasit të jenë shqiptarë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Viktimat janë zënë në pritë nga një bandë rivale, të cilët i kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Βίντεο από το σημείο της δολοφονικής επίθεσης στη #Λούτσα – Οι πρώτες πληροφορίες κάνουν λόγο για έξι νεκρούς. pic.twitter.com/HFPgtskgHx— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) September 11, 2023 Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të…
Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 6 personave në Greqi. Sipas mediave greke, dyshohet se viktimat e atentati janë shtetas shqiptarë, por deri më tani autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar. Viktimat janë zënë në pritë nga një bandë rivale, të cilët i kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Të gjashtë shqiptarët kanë qenë brenda një makine dhe pesë prej tyre vdiqën në vend, ndërsa një tjetër arriti të dalë nga makina dhe më pas humbi jetën. Raportohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve kriminale. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes…