Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i kësaj jave mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç i pari pas më shumë se katër muajsh. Sipas tij, do të ishte “befasi e këndshme” nëse do të kishte ndonjë përparim. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Joseph thotë se Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, duhet t’i kujtojë të dyja vendet se kanë një marrëveshje për të zbatuar. Për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, ai thotë se të gjitha…
Author: tirana
Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për mashtrim. Andi Alimehmeti u kap në Pezë, pasi ishte dënuar me 4 vite burg për shkak se i kishte mashtruar një qytetare duke i marrë 270 mijë euro. Alimehmeti, e kishte mashtruar se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi. Njoftimi i Policisë Tiranë Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Trick”. Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim, pasi…
Këtë të martë, në përkujtim të 25-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarii, grupimi i Rithemelimit i Partisë Demokratike të Shqipërisë organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e kryetarit të grupimit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha dhe Grupimit ‘Dhjetor ‘90’. Të pranishëm ishin familjarë të Azem Hajdarit dhe politikanë të lartë të opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi një kurorë pranë varrit të Azem Hajdarit dhe u përkul në nderim të veprës së tij.
Pas votimit në seancën e së hënës në Kuvend, sot 5 ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3” janë betuar para Presidentit Barjam Begaj. Ervin Mete nuk u betua sot, për shkak të detyrës së anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro, por emërimi në krye të dikasterit do të duhet të shtyhet për në seancën tjetër. Specifika e Metës ka mbajtur pezull edhe votimin për 2 dekretet për Delina Ibrahimajn, atë të shkarkimit nga detyra e ministrit të Ekonomisë…
Për 25 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit në afërsi të selisë blu, kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha teksa shkruan se vdiq pabesisht, evidenton edhe kontributin e dhënë për demokracinë në vend. Sipas Bashës, kontributi i Hajdarit në altarin e lirisë dhe demokracisë do të nderohet përherë, si dëshmia më domethënëse e forcës së një populli të shtypur dhe nëpërkëmbur për të sfiduar frikën dhe apatinë. Kreu i PD-së zyrtare, lë disa mesazhe në rreshta, teksa flet për angazhimin politik të Azem Hajdarit. “Angazhimi politik për të ishte një instrument për ti shërbyer njerëzve dhe jo vetes, për…
Erind Mrruku është arrestuar nga Policia e Shtetit në Kamëz, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. 36-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje. ‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E.…
17-vjeçari Davide Pavan ishte duke u kthyer në shtëpi me skuterin e tij, kur u përplas për vdekje nga një makinë policie. Pas aksidentit të ndodhur më 8 maj 2022, u bë testi i alkoolit të policit dhe rezultoi që ishte pozitiv me alkool. Nëna e tij, Barbara Vedelago përveç dhimbjes së madhe që prindërit po përjetonin atë kohë, ata u përballën edhe me një të papritur tjetër, të cilët në fillim menduan se ishte thjesht një shaka e keqe. Një faturë i erdhi në shtëpi e cila i kërkonte të paguanin 183 euro për pastrimin e vendit ku ndodhi…
Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë si destinacion, tashmë konfirmohet edhe nga të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes këtij aeroporti arriti në muajin gusht në 885 359, duke vendosur kështu shifrën rekord për numrin më të madh të pasagjerëve përmes TIA-s, ndonjëherë gjatë një muaji. Duke e krahasuar me muajin gusht të vitit 2022, numri i pasagjerëve shënoi rritje me 33 %. Shqipëria u vizitua vetëm përgjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Në gusht të vitit 2022, vendi ynë u vizitua nga 1 710…
Malawi është një vend pa dalje në det në rajonin juglindor të kontinentit afrikan. Me një popullsi prej 16 milionë banorësh, ai konsiderohet nga të gjithë indekset ndërkombëtare si vendi më i varfër në botë me një GDP 226 dollarë për frymë. Si është të jesh njeriu më i pasur në vendin më të varfër të planetit? Shepherd Bushirin, një televangjelist, pronar mediash dhe pronar tokash bujqësore. Profeti i vetëshpallur vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, në një kohë kur bashkatdhetarët e tij do të duhej të jetonin gati 6 milionë vjet për të fituar atë…
Ne ende nuk mund t’i parashikojmë tërmetet, por Focus.it ka publikuar sjellë disa kuriozitete rreth këtyre ngjarjeve shkatërruese natyrore, të afta për të gjeneruar në pak sekonda energji më të madhe se ajo që rrjedh nga mijëra bomba atomike. 1-KUR NDODHIN TËRMETET? Një tërmet ndodh kur çahen shkëmbinjtë që formojnë koren e tokës, pasi u nënshtrohen sforcimeve që vijnë nga lëvizjet e pllakave tektonike mbi të cilat shtrihen. Kur këto forca tejkalojnë kufirin e rezistencës së vetë shkëmbinjve, ato plasariten, duke çliruar energji në formën e valëve sizmike. 2-ÇFARË JANË VALËT SIZMIKE? Ato janë lëkundje të fuqishme që përhapen nën…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi, për atë që Kremlini tha se do të ishte një diskutim gjithëpërfshirës me presidentin Vladimir Putin. Agjencitë ruse raportuan se Kim mbërriti në stacionin kufitar rus të Khasan me trenin e tij të blinduar. Vendi i takimit mes dy liderëve do të jetë Vladivostok , por do të zhvillohet në ditët në vijim, pas përfundimit të Forumit Ekonomik Lindor që po mbahet në Rusi. Kim u nis nga Pheniani për në Rusi të dielën me trenin e tij privat, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të industrisë së…
Përmes disa fotove të publikuara në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dije se është hapur segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin. “Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo rrugë e re përfshin edhe urën e Tapizës”,-shkruan Rama.