Author: tirana

Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar. Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkolit,…

Read More

Edhe pse kulti i Dionisit e ka origjinën në Greqinë e lashtë, ai është ende simbolikisht aktiv në shoqërinë tonë moderne. Ja se si shfaqen karakteristikat dionisiane në jetën tonë të përditshme Kulti i Dionisit lidhet shpesh me dehjen, festën dhe mungesën e kufijve, edhe pse shoqërohet gjithashtu me kaos dhe dhunë. Kulti i tij ndikoi tek të korrat dhe pjelloria. Por a ka rëndësi sot përfaqësimi dionisian? Si ndikon shprehja e kësaj perëndie të lashtë greke në botën moderne? Adhuruesit e Dionisit synonin që të lidheshin me perëndinë përmes euforisë dhe ekstazës së prodhuar nga muzika dhe vallëzimi. Siç…

Read More

Reperi kolumbian Maluma po performonte me pasion një nga këngët e tij hit gjatë një koncerti të fundit kur një fans hodhi papritur një patericë në skenë. Fatmirësisht, Maluma nuk u lëndua, duke shkaktuar vetëm një ndërprerje të momentit në shfaqje. Pasi reperi kapi patericën, ai i nguli sytë publikut me mosbesim. Motivi pas aktit mbetet i paqartë, duke i lënë fansat të shqetësuar. Kohët e fundit, kemi parë disa incidente të këngëtarëve që goditen në skenë gjatë koncerteve. Harry Styles, Cardi B, Bebe Rexha dhe Adele mes artistëve të tjerë u janë hedhur objekte në skenë.  Someone threw a crutch…

Read More

Administratori i një poste private në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara. Ndërsa, nga 2 shtetasit që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë, njëri u vu në pranga dhe tjetri u shpall në kërkim. Ndërkohë, janë sekuestruar 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara kryesisht veshje, me vlerë rreth 20 000 euro. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e kontrabandimit të mallrave. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës…

Read More

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 11 mjete lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri nga Ksamili në Velipojë: 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë. Më konkretisht, anija turistike u bllokua në Krorëz ndërsa në Sarandë u bllokua një skaf pasi, siç njofton polici, ato u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese. Në Ksamil, Sarandë, në Krorëz, Vlorë, Shëngjin, Velipojë dhe Durrës u bllokuan 6 Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord ndërsa drejtuesit u gjobitën me 10 000 lekë.

Read More

Kirurget gra kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht dhe në disa raste përdhunuar nga kolegët në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe, sipas një analize. BBC ka folur me gratë që janë ngacmuar dhe sulmuar seksualisht. Autorët e studimit thonë se ekziston një model, ku praktikantet vajza abuzohen nga kirurgë të lartë në spitalet shtetërore të Britanisë. Kolegji Mbretëror i Kirurgëve tha se gjetjet ishin “me të vërtetë tronditëse”. Gati dy të tretat e grave kirurge që iu përgjigjën studiuesve thanë se kishin qenë objektiv i ngacmimeve seksuale dhe një e treta ishte sulmuar seksualisht nga kolegët në pesë…

Read More

Aktori i Hollivudit George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë vendosur të shesin vilën e tyre në liqenin e Komos. Shitja e vilës në një farë mënyre përfaqëson fundin e një epoke për çiftin sepse ka edhe vlera sentimentale për ta. Ata në këtë vend. Është një vilë e quajtur “Villa Oleandra”, për të cilën Clooney kërkon 100 milionë euro. Thashethemet për shitjen e saj kanë qarkulluar prej vitesh dhe raportet e para për të u shfaqën në vitin 2010 për shkak të paparacëve që vinin vazhdimisht për të bërë foto të aktorit. Ajo u përfol në vitin 2015 pasi…

Read More

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”. I pranishëm për prezantimin e ndryshimeve ligjore ishte zv/Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. Sipas tij, ndryshimet ligjore sjellin lehtësime burokratike dhe kostosh për kompanitë e shërbimit privat të sigurisë fizike, si dhe punësim. “Ka pasur një analizë të Policisë së Shtetit për ecurinë e shërbimit privat të sigurisë fizike. Ligji ekzistues është i vitit 2014 dhe ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u arsyetuar problematikat, të cilat përmes ndryshimeve ligjore të propozuara kërkohet t’i jepet dhe zgjidhje. Kemi marrë në konsideratë…

Read More

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Cash”, për zbardhjen e një vjedhjeje. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që dyshohet se ka vjedhur në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente. Në vijim të punës për parandalimim e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura në parë, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit Sarandë organizuan operacionin policor të koduar “Cash”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Vrenozi, 46 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ndjekja penale e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump ishte e motivuar politikisht dhe nxori në pah “kalbësinë” e sistemit politik të SHBA. Ai i quajti marrëzi të plotë zërat se Trump kishte lidhje të veçanta me Rusinë. Sa u takon marrëdhënieve SHBA-Rusi, putin tha se nuk ka gjasa për ndryshime të rëndësishme, [pavarësisht se kuhs do t’i fitojë zgjedhjet e 2024-ës në SHBA. “Kjo tregon gjithë kalbësinë e sistemit politik amerikan, i cili nuk mund të pretendojë se u mëson të tjerëve për demokracinë. Gjithçka që po ndodh me Trump është persekutim i motivuar…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e saj gjatë festivalit. Ajo vazhdoi paradën e saj të modës teksa mori rrugën për në shfaqjen e Javës së Modës në New York të Michael Kors të hënën. Rita i shtoi pamjes edhe më shumë elegancë me një palë “Birkenstocks” të zeza, gjersa kishte me vete edhe një çantë “Hermes Togo Birkin”, e cila kushton 20,000 dollarë (18,600 euro).

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Blesh. Një 61-vjeçare është vënë në pranga për ushtrim dhunë në familje. Sipas informacioneve shtetasja F.T ka dhunuar nusen e djalit të asaj M. T, e cila ishte e pajisur dhe me urdhër mbrojtje. Gjithashtu edhe nusja e dhunuar po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More