Tre programe studimi rrezikojnë të mbyllen këtë vit në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Sakaq, edhe në Universitetin e Vlorës, degët e fizikës dhe kimisë rrezikojnë të mbyllen. Gjatë raundit të parë të regjistrimeve që përfundoi të hënën në to nuk pati studentë të regjistruar. Drejtori i kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta.
Author: tirana
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë zyrtarisht detyrën pas betimit në mesditë tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani, u prit në ambientet e MEPJ nga paraardhësja, Olta Xhaçka dhe stafi diplomatik, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës, në prani edhe të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se prioritet kryesor i MEPJ do të vijojë të jetë integrimi evropian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht…
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Automjeti tip “Fiat” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka mbetur i plagosur shoferi. Njoftimi i policisë: Bulqizë/informacion paraprak Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, shtetasi E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.
Jasir Asani është sot një nga emrat më të përfolur të kombëtares shqiptare. Talenti nga Shkupi ka shënuar dy gola fantastikë me kuqezintjë duke na bërë të gjithëve, dhe sot përjeton momentet më të mira të karrierës së tij. Por e shkuara e tij nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Në një video të disa viteve më parë që është rishpërndarë në rrjetet sociale, tregohet një kronikë lajmesh se si Asani kishte rënë pre e dhunës së ekstremistëve maqedonas. Ai deklaronte në intervistë se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger”. Asani kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur…
Nis konkurrimi për programet e ciklit të dytë në Fakultetin e Historisë dhe i Filologjisë. Të gjithë kandidatët që kanë kryer studimet e ciklit “Bachelor” do të mund të aplikojnë tashmë për programet e ciklit të dytë në “Master profesional”, si dhe “Master shkencor”. Konkurrimi për kuotat e pranimeve të vitit të ri akademik 2023-2024 do të zhvillohet nëpërmjet aplikimit me dosje. Çka do të thotë se, çdo kandidat që plotëson kriteret e përcaktuara për këto degë, do të duhet që të dorëzojë dosjen e dokumenteve të përcaktuara sipas kategorisë ku bën pjesë. Sipas afateve të vendosura, pranimi i aplikimeve…
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën “Opinion, në News24, foli për situatën brenda Partisë Demokratike dhe lëvizjen e tij të fundit politike. Kulluri foli për bashkëpunimin e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ku tha se ka marrë ftesë prej tij që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe kjo tregon një reflektim dhe akt politik. Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai tha se tashmë janë dy parti, teksa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në. “Qëndrimi im ndaj Bashës nuk është personal, por politik. Kam qenë…
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtjes në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit. Policia bën thirrje se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj. Siç shihet edhe nga pamjet e policisë, në një automjet tip “Opel Corsa”, një i mitur qëndron në pjesën e pasme të mjetit, sipër bagazhit.
Vladimir Putin, njeriu që ka urdhëruar sulmin ndaj Ukrainës dhe dërgon përditë me mijëra të rinj rus për të luftuar në front, ka kritikuar politikën agresive të ish-liderëve të Bashkimit Sovjetik. Putin e ka quajtur të gabuar pushtimin nga Bashkimi Sovjetik të Hungarisë e Çekosllovakisë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. “Ne e kemi pranuar shumë kohë më parë se ajo pjesë e politikës sovjetike ishte e gabuar dhe vetëm çoi në tensione në marrëdhënie. Nuk duhet bërë asgjë në politikën e jashtme që vjen në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e popujve të tjerë.” Duke folur në Forumin Ekonomik…
Prej disa javësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe problemeve me frymëmarrjen. Në News24, deputeti i PS, Petro Koçi u shpreh se ka komunikuar me të birin e Nanos, i cili i ka pohuar se gjendja e tij është e stabilizuar. “Kam komunikuar me djalin e Fatos Nanos dhe më ka thënë se gjendja e tij është stabël. Nuk e kam vizituar në spital sepse mendoj se në gjendjen e tij nuk i bëjnë mirë vizitat e shumta”, tha ai ndërsa i uroi shërim të shpejtë.
Kompanitë ndërtuese kanë kundërshtuar në unison, vendimin më të fundit të qeverisë për rishikimin e çmimeve të referencës së pronave. Të surprizuar për këtë ndryshim në mes të vitit, Shoqata e Ndërtuesve I kërkon qeverisë nepërmjet një letre zyrtare dërguar edhe kryeministrit Edi Rama, që ky vendim të mos zbatohet. Ndryshimi i referencave të pronave, sqaron Vizion Plus, rrit automatikisht dhe në mënyrë të menjëhershme tre taksa që paguajnë ndërtuesit. “Me një goditje, kjo VKM ka prekur tre taksa. Konkretisht taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksën 3% e strehimit social, si dhe 15% tatim fitimin, të cilat llogariten automatikisht me…
Një kandidate e Partisë Demokratike në shtetin e Virxhinias në SHBA, e cila garon për t’u bërë pjesë e Dhomës së Delegatëve në këtë shtet, është akuzuar se ka performuar akte seksuale me të shoqin përpara një audience online. Sipas Fox News, jo vetëm kaq, por Susanna Gibson e cila garon në distriktin 57, kërkonte ‘bakshishe’ për shfaqjet seksuale. Gibson, një infermiere në profesion, përdorte një platformë të quajtur Chaturbate për të transmetuar aktet seksuale me të shoqin. 40-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, thuhet se ka postuar më shumë se dhjetë video në këtë faqe. Pas marrjes së informacionit, disa video…
Qyteti italian i Venecias pritet të miratojë detyrimin e një tarife prej 5 euro (4,30 paund; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë, në një përpjekje për të kontrolluar turizmin. Të gjithë vizitorët mbi 14 vjeç do të duhet të paguajnë tarifën dhe të rezervojnë hyrjen e tyre në qytet paraprakisht. Anëtarja e këshillit bashkiak për turizmin Simone Venturini thotë se prova do të zhvillohet gjatë periudhave të pikut turistik vitin e ardhshëm. “Venecia është ndër qytetet europiane më të vizituara… [dhe kështu] vuan më shumë nga turizmi i tepërt,” tha ai. Mbi-turizmi njihet gjerësisht si një çështje urgjente për Venedikun. Qyteti është…