Ndërsa viti i ri shkollor ka nisur, akademiku Artan Fuga gjykon se universitetet po zëvendësojnë shkollën e mesme. E, sipas tij, “viktimë” në këtë mes mbeten nxënësit. Fuga theksoi se programet e shkollave universitare, bëhen ato gjëra që duhen bërë në shkollë të mesme. “Një qeveri që mendon për mandatin e 2 apo 3 vjetëve që do të vijnë, nuk ka kohë të mendojë për periudha afatgjate, ky është gabimi i politikanëve që nuk kanë vizionin të mendojnë për 50 vite apo për një shekull, por për një muaj apo disa muaj…Sot ndalohet të vijë nxënësi me telefon. Nxënësit jashtë…
Author: tirana
Shqipëria është në rrugën e mbarë për t’u kualifikuar për herë të dy në kampionatin Euro. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kryesojnë grupin E me 10 pikë, ndërsa në shtator Kombëtarja ia doli të marrë dy rezultate pozitive. Fillimisht, Shqipëria barazoi 1-1 me Çekinë në Pragë, sakaq 3 ditë më pas, erdhi fitorja 2-0 në shtëpi ndaj Polonisë. Igli Tare, ish-sulmuesi kuqezi ka dhënë një intervistë ekskluzive për News 24, ku ka folur për kualifikimin e mundshëm në Euro 2024, për elementë të veçantë dhe natyrisht, pati edhe këshilla nga ana e tij. Në Shqipëri janë të “dehur” pas Kombëtares…
Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se Google nuk kishte vepruar sipas rregullave në përpjekjet e kësaj kompanie të teknologjisë për të mbajtur dominancën në kërkimet online. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, kompania pagoi 10 miliardë dollarë që rivalët më të vegjël të mos ishin kurrë tërheqës për përdoruesit. “Ky rast ka të bëjë me të ardhmen e internetit”, tha Kenneth Dintzer, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë. Ai, gjatë gjykimit në Uashington, tha se Google më 2010 nisi të ruante, në mënyrë të paligjshme, monopolin. Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka akuzuar kompaninë Google se çdo vit ka paguar miliarda…
Në emisionin “Shqipëria Live”, në një lidhje direkte, Zhaklina Lekatari ka dhënë opinionin e saj në lidhje me arrestimin e Encës, në banesën e të cilës policia gjeti disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo. Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. “Në një vend si Shqipëria që flietet për kultivimin e kanabist në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha media dhe lakohet nga të gjithë më vjen shumë keq.…
Trashëgimia e pronësisë ka nxitur herë pas here konflikte brenda familjes, ndërsa mënyra se si prindërit zgjedhin që t’i trashëgojnë fëmijës pronën e tyre janë nga më të ndryshmet. Në traditën shqiptare, ekziston akoma mënyra e trashëgimisë tek djali i vogël i familjes, ndërsa avokatja Brunilda Lika ka dhënë detaje në kuadrin ligjor. Në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, Lika ka deklaruar se vullneti i prindërve është shprehur më së paku me testament, veprim ky që sipas saj ka nxitur edhe më shumë konfliktet brenda familjes. Ndërkohë që një tjetër formë e përdorur është edhe dhurimi përmes një kontrate, kur…
Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar sot me unanimitet për të emëruar kryetarin e PD Lulzim Basha raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Më herët kryetari i PD Lulzim Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës. Një propozim i…
Një i ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është arrestuar në Riva del Garda të Italisë. 27-vjeçari kur vuri re karabinierët tentoi të arratisej duke vrapuar mes turistëve në përpjekje për t’u bashkuar me turmën, por arratia përfundoi shumë shpejt brenda një dyqani, ku burri kishte hyrë për t’i shpëtuar policisë. Shqiptar dyshohet se ka marrë pjesë në një tentativë vrasjeje qershorin e kaluar, bashkë me një tjetër shtetas.
Andi Lila vlerëson se të gjithë futbollistët më të mirë me kombësi shqiptare duhet të veshin fanellën kuq e zi. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai theksoi se në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, edhe në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi, ata më të talentuarit duhet të përfaqësojnë Shqipërinë. “I kërkoj ndjesë Kosovës, por unë jam një ish-futbollist i ekipit kombëtar dhe do të doja që gjithë futbollistët më të mirë, jo vetëm Kosovë, Shqipëri, në viset ku jetojnë shqiptarët, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, më të mirët duhet të vijnë për Shqipërinë. Shqipëria…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj duke iu referuar akteve të fundit Kryetarit të PD të Rithemelimit, Sali Berishës për bashkimin e demorkatëve, tha se po humbet kohë. Në Panorama TV, Biberaj shprehet i zhgënjyer me Berishën, për të cilën tha se erdhi me objektiva të qarta, por deri më tani ka vetëm ‘kërcënime boshe’. “Është mandati i tretë e dimë të gjithë që është i vjedhur. Po humbasim kohë. Berisha erdhi me objektiva tepër të qartë që të largonte përfundimisht Lulzim Bashën nga drejtimi i Partisë Demoratike nuk ndodhi, të unifikonte Partinë…
Këngëtarja Demi Lovato, duke reflektuar për marrëdhëniet e saj në të kaluarën, deklaroi se tani për të është e “pështirë” të jetë e lidhur me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe. Në emisionin “The Howard Stern Show”, ajo e quajti lidhjen aktuale të shëndetshme. “Unë jam me partnerin tim, i cili është afër moshës sime. E kthej kokën në të kaluarën, njohjet e mia me burra të moshuar dhe mendoj se jam penduar, ishte e neveritshme”, tha këngëtarja.
Ish-kandidatit për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli komentoi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Berishës. Kadilli sulmoi ashpër Gazment Bardhin të cilin e cilësoi si një jurist dhe jo si politikan. Sipas tij një person që e fillon politikën si ministër nuk është politikan i mirëfilltë. Ai shtoi se grupimi i Bardhit duhet të flasë publikisht dhe të tregojë arsyet pse u bashkua me Sali Berishën dhe a janë me amerikanë apo jo. “Këtu nuk ka politikë fare. Kur një njeri e fillon politikën nga ministër, nuk është politikan. Kur…
Aplikimet për biletat e Kampionatit Europian të Futbollit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, do të nisin në 3 tetor. Programi i Uefa-s për shitjen e biletave ka në plan të parë tifozët e ekipeve, të cilët do të përfitojnë 80% të të gjitha biletave që janë në shitje. Aplikimi do të mund të bëhet në faqen “EURO2024.com/tickets”. Janë 2.7 milionë bileta në dispozicion, ku 1 milionë kushtojnë më pak se 30 euro ndërsa pjesa tjetër janë më pak se 60 euro. Mbi 1.2 milionë bileta do të jenë të disponueshme në periudhën e aplikimit nga 3 tetori deri…