Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ligji i pronave/ Si kalohet trashëgimia nga prindërit tek fëmija

17:34 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trashëgimia e pronësisë ka nxitur herë pas here konflikte brenda familjes, ndërsa mënyra se si prindërit zgjedhin që t’i trashëgojnë fëmijës pronën e tyre janë nga më të ndryshmet.

Në traditën shqiptare, ekziston akoma mënyra e trashëgimisë tek djali i vogël i familjes, ndërsa avokatja Brunilda Lika ka dhënë detaje në kuadrin ligjor.

Në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, Lika ka deklaruar se vullneti i prindërve është shprehur më së paku me testament, veprim ky që sipas saj ka nxitur edhe më shumë konfliktet brenda familjes.

Ndërkohë që një tjetër formë e përdorur është edhe dhurimi përmes një kontrate, kur pronari i pronës është ende gjallë.

“Ligji e ka regulluar kur prindërit ndahen nga jeta. Vullneti shprehet me testament. Ajo që prevalon më së tepërmi është kontrata e dhurimit. Prindërit zgjedhin që të nënshkruajnë një kontratë dhurimi dhe zgjedhin vullnetin e tyre që tja dhurojnë fëmijëve të tyre përpara se të ndërrojnë jetë. Testamenti është një formë jo aq shpesh e hasur në praktikat ligjore të vendit tonë, sepse mendojnë se nuk ndihen të sigurt që me largimin nga kjo botë nuk do të shkojë vullneti i tyre në vend. Të gjitha këto janë faktor ndikues. Testamenti nuk është asgjë tjetër përveçse shprehja e vullnetit të një individi të caktuar, që në momentin që ai ndahet nga jeta, prona që posedon në emrin e tij t’i kalojë dikujt tjetër.

Dhurimi është një kontratë që nënshkruahet në momentin që personi është gjallë, përpara një noteri dhe me vullnet të lirë vendos se kujt do i dhurojë pronën. Ndërsa testamenti është një veprim juridik i njëanshëm, që çelet pasi personi ka ndërruar jetë dhe trashëgimia është në dy forma: kemi kalimin e pronësisë me testament dhe kemi çeljen e trashëgimisë së pronësisë. Kjo e fundit nuk pasqyrohet me lënien e një testamenti, por dikush nga familjarët paraqitet para noterit dhe kërkon që të bëhet çelja e trashëgimisë dhe të thirren sipas radhës trashëgimarët ligjorë.

Testamenti nuk është kulturë në vendin tonë. Aktualisht po praktikohet çdo ditë e më shumë, por për kulturën tonë testamenti e nxit konfliktin në shoqërinë tonë. E kemi të vështirë të pranojmë që nëna ose babai nuk na kanë lënë asnjë pjesë nga pasuria e tyre”.

Brunilda Lika Ligji i pronave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.