Author: tirana

“TUBA Fest” do të zhvillohet më 15 dhe 16 Shtator. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkurë ka shpërndarë në Facebook-un e tij të Kalasë së Shkodrës, duke bërë thirrje për këdo që t’i bashkohet atmosferës së bukur që ofron ky festival. “Mirëmëngjes dhe me ftesën që kush mundet të mos e lerë pa marrë energjinë e “TUBA Fest” në kalanë e Shkodrës, më 15-16 Shtator, frymëzuar nga tradita shqiptare e muzikës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. “TUBA Fest” frymëzohet nga traditat shqiptare të muzikë, por me një prekje moderne dhe vibrante. TUBA, në dialekt ‘tu…

Read More

Teksa jemi në nisjen e stinës së vjeshtë, duhet edhe një dozë vaksine anti-covid. Këshilltarët votuan 13-1, në rekomandim për vaksinimin e popullatës, duke nisur nga foshnjet 6-muajshe e deri tek të moshuarit. Një panel me këshilltarë pranë Qendrës për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë, riktheu edhe njëherë diskutimet për Covid-19. Të gjithë janë të rrezikuar, në këtë moment tha doktoreshë Camille Kotton, një anëtarë e panelit të CDC, që votoi pro një doze të radhës. “Le ta mbajnë Amerikën të fortë e të shëndetshme”,-shtoi ai. “Të bëjmë kundër Covid-it, gjithçka mundemi për të parandaluar shtimin e rasteve.…

Read More

Edhe pse Shqipëria pati sezonin veror më të mirë në historinë e saj, një problem që evidentohet jo vetëm në Berat por në të gjithë vendin, është infrastruktura rrugore. Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, thotë se problem për turizmin mbetet transporti interurban dhe ai brenda qyteteve. “Kemi dy probleme. Kemi probleme me interurbanin dhe autobusët brenda qyteteve. Jo të gjithë turistët janë me mjete. Linjat e brendshme sidomos në zonat rurale janë 1 herë në 4 orë. Dhe kjo është një gjë që ne nuk mund të operojmë me tarifat që kemi prej 10 vitesh. Në qoftë se do shërbim…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj. Avokati Kujtim Cakrani ka thënë se Enca rrezikon 3 deri në 7 vjet burg për kultivimin e bimëve narkotike bazuar në Kodin Penal. ”Kodi Penal e ka të qartë se kur kapesh me mbjedhjen e disa lëndëve kanabis, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues,…

Read More

Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë. Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar thotë se “Shtetet…

Read More

Dashi Yjet po flasin për emocione dashurie të ndërprera dhe jo për marrëdhënie afatgjata. Më në fund gjithçka funksionon dhe ju mund të merrni kënaqësi të madhe, edhe nëse diçka nuk po shkon ashtu siç keni shpresuar. Në punë mund të jeni të detyruar të filloni nga e para. Demi Të mërkurën, ka ardhur momenti i qetësisë në dashuri dhe në punë ka vetëm disa probleme të vogla të mbetura, por asgjë shumë serioze. Binjakët Nga kjo e premte vjen një fazë ndryshimi në dashuri, jini gati. Në punë jeni plot energji. Ju dëshironi të demonstroni se nga çfarë jeni…

Read More

Këtë të mërkurë, vendi ynë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbullim i tyre por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.

Read More

Një 33-vjeçar shqiptar ka sulmuar mjekët dhe infermierët në Ankona, Itali. Ai ishte dërguar në spital pasi kishte abuzuar me alkoolin, por papritur është tërbuar dhe ka sulmuar mjekët e infermierët. Mediet italiane raportojnë se shqiptari do të dëbohet nga Italia, por fillimisht duhet të përgjigjet për akuzat “rezistencë dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik” dhe “refuzim për dhënien e informacionit lidhur me identitetin e tij”. I pyetur nga policia, 33-vjeçari nuk ka pranuar të japë të dhënat e tij personale, duke përdorur shprehje kërcënuese ndaj policëve dhe duke i rezistuar aktivitetit të tyre.

Read More

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan do të hapë një hetim zyrtar për shkarkimin e mundshëm të presidentit Joe Biden. Këtë e konfirmoi zyrtari më i lartë i Republikanëve, Kevin McCarthy, shkruan BBC. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve sqaroi se hetimi do të fokusohet në “dyshimet për abuzim me pushtetin, pengim të punës dhe korrupsion”. Republikanët kanë hetuar presidentin që kur morën kontrollin e dhomës së ulët të Kongresit në Janar. Por në seancat dëgjimore nuk ka dalë asnjë provë konkrete që vërteton se Biden ka kryer shkelje. Megjithatë, ata kanë hedhur më shumë dritë në mënyrën se si ka bërë…

Read More

Policia italiane ka arrestuar 44-vjeçarin shqiptar Rezeart turku, i cili akuzohet si shkaktari i aksidentit ku humbi jetën në 7 shtator, bashkëkombasi i tij 29-vjeçari Aldo Gjoka, banues në Leçe. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Turku banonte prej disa vitesh në qytetin e Otrantos. Shqiptari u arrestua për vrasje në rrugë për shkak të rrethanave rënduese ndaj tij. Nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Kalamaria të Selanikut, ku një polic 38-vjeçar qëlloi dhe vrau gruan e tij 42-vjeçare. Mediet greke kanë bërë publike detaje të reja nga tragjedia. Mësohet se policia ka vrarë nga korridori i pallatit ish-bashkëshorten e tij 42-vjeçare, pak sekonda para se t’i drejtonte armën e gjuetisë vetes dhe t’i hepte fund jetës. Polici 38-vjeçar duket se ka pritur që dy fëmijët e tyre, 12 dhe 14 vjeç , të niseshin për në shkollë dhe sapo djemtë hipën në autobusin e shkollës, ai u ngjit në pallat dhe vrau gruan. Për arsye…

Read More

Një person është arrestuar në Madrid pasi ngacmoi seksualisht gazetaren Isa Balado të televizionit spanjoll Cuatro teksa ajo raportonte drejtpërdrejt detajet e një grabitjeje. Burri iu afrua nga pas dhe e preku në të pasme gazetaren pa thënë asnjë fjalë. Kur gazetarja, u përpoq ta largojë dhe tentoi të vazhdonte raportimin e saj, spikeri nga studioja e ndërpreu për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur: “Më fal që të ndërpres Isa, por ai të preku nga pas?”. Vajza dukshëm në siklet u përgjigj “po” duke bërë që kolegu i saj në studio të reagojë ashpër: “Nuk e kuptoj, a mund…

Read More