Author: tirana

Bedri Islami Asgjë nuk të dhëmb më shumë se sa humbja në vendin ku ke qenë i bindur se, edhe po të mos lëvizësh as gishtin, je i fituar. Humbja e Shkodrës mbetet goditja më e rëndë e jetës plurale të Foltores dhe kreut të saj, Berisha. Asgjë nuk e shmang dot këtë dhe po ashtu, askush nuk mund të ketë një përfytyrim tjetër. Humbja e Foltores ishte e pafund, aspak e mistershme, krejt e hapur, dhe, më në fund, ndëshkimi për një gjendje të pamenduar ku kalon opozita. Në ditët e fundit, e jo vetëm në ditët e fundit,…

Read More

Media gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull çështjes së Fredi Belerit dhe raportit Greqi-Shqipëri. Ndër rrjeshta shkruhet se kryeministri Edi Rama akuzohet nga Athina se ka nevojë për një ndjekës besnik politik në komunitetin himarjot që të mund t’u kalojë pronat më tërheqëse miqve të tij të politikës dhe të biznesit. Po ashtu, shkruhet edhe se qeveria në Athinë kërcënon herë indirekt e herë më qartë se bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat janë ende në fillim, do të bllokohen nëse Beleri nuk lirohet. Pas vetos së Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut, kjo do…

Read More

Këngëtarja Taylor Swift është e pamposhtur në “MTV Video Music Awards 2023”, pasi rrëmbeu 9 çmime që përfshijnë: Videon e Vitit, Këngën e Vitit, Muzikën Pop më të mirë, Regjinë më të mirë, Kinematografinë më të mirë dhe Efektet Vizuale më të Mira, të gjitha për këngën “Anti-Hero”. Swift po ashtu fitoi çmimin albumin e Vitit për “Midnights”, plus “Artisti i Vitit” dhe “Shfaqja e Verës”. Çmimin “Videoja e Vitit”, Taylor e fiton për të dytin vit radhazi dhe në këtë kategori ajo shënon rekord. Çmimi i parë i natës iu dha Taylor Swift nga Justin Timberlake, Lance Bass, JC…

Read More

Arthur Brooks, një profesor i Harvardit i specializuar në ekonomi dhe menaxhim të jetës, u ka treguar studentëve të tij se si të menaxhojnë lumturinë përmes miqësive të tyre. Cilat janë tre llojet e miqësive? Miqësitë e përdorimit: Këto lloj miqësish janë marrëdhënie në të cilat jep diçka dhe merr diçka në këmbim, ato mund të quhen edhe marrëdhënie transaksionale. Një shembull që Brooks përdor për të shpjeguar këtë teori është puna ose marrëdhëniet e biznesit, në të cilat shkëmbimet ndodhin shpesh. Miqësi të bazuara në kënaqësi: Kjo është një lloj marrëdhënieje në të cilën të dy njerëzit kanë një…

Read More

Tirana do të festojë 81-vjetorin e Konferencës së Pezës me një ngjarje të jashtëzakonshme, Peza N’Fest23, të organizuar në Pezë më 16 shtator. Kjo ditë-natë e mbushur me aktivitete artistiko-kulturore dhe sportive është kthyer tashmë në një traditë të dashur për të gjithë qytetarët. Peza N’Fest23 premton të sjellë argëtim për çdo grupmoshë nga 0-100 vjeç, me një gamë të gjerë aktivitetesh që do të organizohen gjatë ngjarjes. Në këtë festë të veçantë, vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lojërat popullore dhe sportive, të shijojnë shfaqjet artistike me këngë dhe valle, të ndjekin emocionet e një shfaqje…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e Policisë së Vlorës, pasi neutralizuan një grup të rrezikshëm kriminal, i cili dyshohet se kishte në plan akte të rënda kriminale dhe terroriste, përmes përdorimit të lëndëve plasëse. Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan disa mina me telekomandë dhe një shtetas u arrestua gjatë këtij aksioni, pasi kishte vendosur eksploziv C4 poshtë një makine. “Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë, duke parandaluar kështu ngjarje të rënda kriminale dhe terrori, për shkak të përdorimit të lëndëve plasëse. Kam besim se Policia e Vlorës do të bëjë…

Read More

Nga një aksion i Policisë së Vlorës, katër mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), janë sekuestruar. Në pranga ka rënë Petrit Ndoji, 51-vjeç, banues në Lezhës, të cilit ju gjetën 4 minat në kroskotin e makinës tip ‘Ford Fiesta’ me të cilën po udhëtonte në rrugën ‘Gjergj Kastrioti’. “Në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik…

Read More

Del në media dëshmia e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Skerdi Tasi, killerit me pagesë i përdorur nga Henrik Hoxha, Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, në disa vrasje, plagosje dhe ngjarje të rënda kriminale me vendosje tritoli. Tasi tregon episode kriminale të ndodhura në Elbasan dhe Fier. Duke filluar nga grabitjet me armë të argjendarive, marjen e “Skorpionsit” dhe një motori “Kavasaki” tek Aleksandër Baho (Sakati) në Elbasan, për goditjen e biznesmenit Lulzim Masha, përplasjen e grupeve kriminale në Fier, kultivimin e hashashit në zonën e Patosit dhe Voskopojës në Korçë, implikimin me drogën të një biznesmeni të njohur nga Mallakastra që…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që po përjeton Libia, pas përmbytjeve masive, që kanë shkaktuar dhe viktima. Kreu i shtetit shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave. “Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore”,-shkruan Begaj. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, vendi është në shtetrrethim, njëkohësisht shkollat dhe dyqanet janë mbyllur. Kryeministri Abdulhamid Dbeiba, ka urdhëruar të gjitha agjencitë shtetërore që të menaxhojnë dëmet…

Read More

Nisur nga rasti i arrestimit të këngëtares Enca, pasi u kap me 5 vazo me kanabis në banesën e saj, avokati Idajet Beqiri tha se dënimi për kanabis nuk duhet të shkojë më shumë se dy vite burg, por nga ana tjetër gjobat duhet të jenë masive. Ai nënvizoi se duhet të rregullohet ligji. Beqiri tregoi edhe që një baba i lutej që t’i fuste fëmijën në burg pasi ai përdorte lëndë narkotike. “Njerëzit po marrin masa drastike dënimi për kanabisin. Nuk duhet të shkojë dënimi më shumë se dy vite burg. Gjoba duhet të jetë masive. Te ne si…

Read More

Jo vetëm në Greqi dhe Europë, por çështja “Beleri” ka shkuar edhe në Amerikë. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dërguar një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare. Sipas DASH, qeveria amerikane pret që të ndiqet ligjit në rastin e Fredi Belerit. Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit)”. Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen…

Read More

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha më 12 shtator se ka iniciuar nisjen e hetimit për gjykimin e presidentit amerikan, Joe Biden, duke iu nënshtruar presionit në rritje nga ish-presidenti Donald Trump, dhe aleatëve e tij. Ky njoftim erdhi një vit para zgjedhjeve presidenciale, vit që po përshkohet me përplasje midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë. Përmes një deklarate, McCarthy tha se hetimet e kryera nga Dhoma e Përfaqësuesve gjatë këtij viti ndaj familjes së Bidenit kanë gjetur “një kulturë të korrupsionit” që kërkon një shqyrtim më të thellë. “Këto janë akuza për abuzim me pushtetin, pengim dhe…

Read More