Author: tirana

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha më 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e Ukrainës është në Bashkimin Evropian (BE). Gjatë një fjalimi vjetor për gjendjen e BE-së para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, Von der Leyen tha se unioni “nuk mund t’i lërë vetëm bashkëkombësit tanë”. “E ardhmja e Ukrainës është në unionin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. E ardhmja e Moldavisë është në BE. E di sesa e rëndësishme është perspektiva evropiane edhe për shumë njerëz në Gjeorgji”, deklaroi Von der Leyen. Fjalimi për “Gjendjen në…

Read More

Pas publikimit të një video në një emision investigativ ku tregohej kthimi i qendrave të masazhit në fole prostitucioni, një 30-vjeçare është arrestuar. Policia e Tiranës thotë se ka ndaluar E. O. (administratore e një qendre masazhesh), si dhe ka shpallur ë kërkim O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë (pronari i qendrës së masazheve). “Në lidhje me rastet e tjera të transmetuara, janë kryer veprimet procedurale për subjektet e përmendura në video, konkretisht: Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

Read More

Në prag të Presidencës së Këshillit të Sigurimit, vjen një shkrim i gjatë nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka cekur tre çështje me rëndësi, siç është arrestimi i kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, apo aksionet në sistemin e drejtësisë, duke përmendur ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, si dhe takimin në Bruksel Vuçiç-Kurti. “Hetimi dhe ndjekja e pavarur penale e një sërë zyrtarësh të lartë të lidhur me pushtetin politik të radhës, përfshirë njërin prej zëvendëskryeministrave të mi të mëparshëm, janë prova kokëfortë e një ndryshimi epokal në jetën e vendit tonë. Shumë thanë se nuk do të ndodhte kurrë në…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetaren e re të Bashkisë së Podgoricës, Olivera Injac, me të cilën ndau disa ide për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy qyteteve. Veliaj i uroi suksese në detyrën e re homologes së tij dhe shprehu nevojën për të rritur edhe më tej këtë bashkëpunim të mirë mes Tiranës dhe Podgoricës. “Njerëzit nuk i zgjedhin dot fqinjët, por nëse do të kishim imagjinuar një fqinjësi më të mirë se Mali i Zi dhe qyteti i Podgoricës. Ju uroj shumë suksese! Mezi pres që rrugëtimi juaj në këtë mandat të ri të…

Read More

Lulzim Basha është emëruar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si “raportues për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës”. Të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës janë të detyruar të plotësojnë një formular vjetor të “konfliktit të interesit”. Në pikën 2 të dokumentit, përveçse thotë se është kryetar i PD-së, Basha shprehet se këtë e ka një detyrë “të përhershme” dhe se paguhet 12 mijë euro në vit. Në publik në atë kohë, Enkelejd Alibeaj…

Read More

Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Më datë 14 shtator, Ministri Hasani do të kryesojë Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë mbi Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare, nismë e Shqipërisë. Më 20 shtator, kryediplomati shqiptar do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit…

Read More

Në prangat e Policisë së Kamzës kanë rënë dy të rinj, pasi akuzohen se morën peng në makinë një djalë të mitur të cilit i vodhën me dhunë një varëse floriri. Ngjarja ndodhi në Bathore, ndërsa të arrestuarit janë dy të rinj të moshës 21-vjeçare. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë…

Read More

I Ngarkuari me Punë i BE-së në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca tha se Censusi i popullsisë dhe banesave, që pritet të nisi më 18 shtator, është me rëndësi që të jap informacione të besueshme. Për të mundësuar një Census sipas standardeve të familjes së madhe Europiane, BE ka dhënë në formë Granti për Institutin Kombëtarë të Statistikave 4.8 milionë euro. “Është një nder dhe privilegj për mua të jem sërish në Shqipëri në këtë moment kaq të veçantë për vendin, që është në procesin e anëtarësimit dhe në një moment të rëndësishëm për zgjerimin e BE. Presidentja Von Der Leyen…

Read More

6 viktimat e masakrës në Greqi janë anëtarë të të ashtuquajturës mafia “Dalton”, të kryemafiozit turk Baris Boyun. Sipas informacioneve, personi i arratisur mësohet se jeton në Rimini të Italisë, ndërsa është themelues i një zyre atentatorësh në Stamboll. Anëtarët e mafies janë aktivë në trafikun e drogës dhe në fillim të gushtit, ata dyshohet se ekzekutuan dy rivalë në një apartament në Alpet Franceze. Disa nga ekzekutorët, dyshohet se mund të jenë viktimat e pak ditëve më parë. Viktimat ikën në Greqi për t’u mbrojtur dhe për të gjetur një strehë të sigurt, pasi lufta me mafien rivale ishte…

Read More

Së shpejti do të nis censi i popullsisë dhe banesave. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ngjarje, u shpreh se mirëpritja e përfaqësuesve të INSTAT për këtë cens është detyrim patriotik. Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk mohoi krenarinë për legjislacionin e përparuar që ka vendi ynë për minoritetet. “Jemi në kategorinë e parë. Në legjislacionin e ri për minoritetin e kemi bërë pa na e kërkuar askush. Deshëm të bënim legjislacion optimal, rrezatues dhe për këtë jam shumë krenar. Dhe e dyta jam krenar si trajtohen minoritet në Shqipëri pa asnjë përjashtim dhe asnjë…

Read More

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit, e cila u shfaq në një video skandal në zyrën e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie intime. 40-vjeçarja po kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj. Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë. Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin duke i ofruar…

Read More

Për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave do të angazhohen 8 mijë persona, i cili pritet të nisë më 18 shtator, duke mbledhur të dhëna në 6 javë. Teksa bëri një historik të regjistrimit të popullsisë që nga krijimi i shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama theksoi se sot janë janë pjekur kushtet për një proces sipas standardeve europiane me garancinë e partnerëve dhe teknologjisë. Rama tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme. “Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave, numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, operacioni më i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe zhvilluar…

Read More