Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat nisi me debate diskutimin mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”. Megjithatë sipas Zëvendësministres për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero s’ka vend për zhurmë pasi rikthimi i basteve sportive do të jetë vetëm në formën online. “Qëllimi kryesor i projektligjit është rikthimi i kategorisë së basteve sportive, por tashmë vetëm në formën online me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit “baste sportive”. Po ashtu, garantimi për përdorimin e të ardhurave të mbledhura…
Author: tirana
Apple duhet të ndalojë shitjen e modelit iPhone 12 në Francë për shkak të niveleve të rrezatimit që janë mbi pragun e lejuar, tha ministri francez për Ekonominë Dixhitale, Jean-Noel Barot. Mbikëqyrja franceze ANFR ka informuar Apple për vendimin e saj për të ndaluar shitjen e iPhone 12 pas testeve të kryera. Testet treguan se shkalla specifike e përthithjes (SAR) e telefonit inteligjent është pak më e lartë se e lejuar me ligj, tha ministri. Reuters i kërkoi Apple koment për vendimin, por nuk mori përgjigje. Barro pretendon se një përditësim i softuerit do të mjaftonte për të zgjidhur problemin…
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbardhur vendimet e marra në mbledhjen e përbashkët me grupin e “Berishës”. Ai thekson se ndër të tjera opozita ka gati një paketë ligjore për rritjen e pensioneve. Gjithashtu, ai shtoi se do të kërkohet rritja e ndihmës ekonomike për qytetarët në nevojë. Bardhi deklaroi se inceneratorët do të jenë sërish në fokus të opozitës. “Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Ndryshim diskutuan në lidhje me prioritetet që kemi lënë pezull në mbledhjen e parë. Ka…
Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar, pasi akuzohet se i vuri flakën tokës që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe me pemë frutore. Ngjarja u regjistrua në lagjen “5 Maji”, në Elbasan, ndërsa policia mundi të identifikonte autorin. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftim.
Një video emocionuese ku shihet momenti i shpëtimit të një foshnje në një shtëpi të përmbytur në Thesali, është shpërndarë në rrjetet sociale nga Njësia Speciale e Reagimit ndaj Fatkeqësive. Në video shihet një punonjës i cili merr foshnjën në duart e tij dhe e kalon me kujdes përmes ujit që arrinte deri në gjoks dhe ia dorëzon nënës, e cila po e priste me ankth në një varkë, së bashku me fëmijët e tjerë të saj. Mes frikës dhe panikut, nëna shpërthen në lot kur merr fëmijën e saj në krah.
Procedohet penalisht 19-vjeçari në Maliq dhe i vihet një gjobë e majme pasi ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinë në rrugë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevard “Rinia”, Maliq, ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me një automjet tip “Benz” dhe duke xhiruar gomat. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, për 19-vjeçarin u vendos masa administrative 40 000 lekë, për shkelje të nenit 139, pikat…
Me një urim të përzemërt për Kombëtaren, për paraqitjen fantastike që kuqezinjtë dhuruan në kualifikueset “Euro2024”, Orges Shehi dhe futbolli vendas kthen faqe, kthen vëmendjen nga kampionati pasi java e tretë dhuron menjëherë përplasje të forta. Të enjten në stadiumin “Selman Stermasi” bardhëblutë presin Skënderbeu, ekipin kryesues. Shehi vlerëson maksimalisht këtë përballje pasi bëhet fjalë për një ekip me traditë dhe në krye të kampionatit: “Pushimi i Kombëtares? Dua të uroj publikisht Kombëtaren për këto dy ndeshje sepse na kanë lumturuar dhe na kanë gazuar duke qenë pranë objektivit dhe meritojnë komplimente. Na ka shërbyer për të pasur rikuperim edhe pse…
Keisi Mejdini i pëlqen shumë tatuazhet dhe së fundmi ka shtuar një të ri në trupin e saj. Këngëtarja ka publikuar një fotografi teksa ka zbuluar për të gjithë ndjekësit tatuazhin e saj të ri, të cilin nuk e ka bërë në një vend të zakonshëm. Në një foto ku ul pantallonat e saj duke zbuluar të brendshmet, Keisi ka treguar tatuazhin në të pasme. Tatuazhi i ri i saj shkruan “Bebe”.
Një takim me dyer të mbyllura po zhvillohet sot ku marrin pjesë Gazment Bardhi dhe Sali Berisha si dhe deputetëve që i mbështesin. Ky është takimi i dytë i cili u paralajmërua në takimin e një jave më parë, ku morën pjesë 43 deputetë të PD. Ditën e sotme deputetët pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët. Në këtë mbledhje marrin pjesë më shumë se 33 deputetë, por nuk…
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Simone Coccia, italiani që ka qenë 2 herë pjesëmarrës në “Grande Fratello” dhe është hera-herës në qendër të vëmendjes së mediave italaine. Simone Coccia foli hapur edhe për lidhjen me politikanen, 63 vjeçare, 23 vite më të madhe se ai. “U njohëm kur unë isha 30 vjeç dhe ajo 53. Për mua ka rëndësi zemra dhe Stefani ka një trup të vogël, por një zemër të madhe. Ka paragjykime që rrimë bashkë për lekët dhe famë, por unë kam lekë vetë”, u shpreh ai. Të njëjtën gjë tha edhe vetë…
Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi afër një qendre tregtare në dalje të Tiranës. NJOFTIMI I POLICISËMë datë 13.09.2023, në afërsi të një qendre tregtare shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), Elbert Krasniqi, tha sot se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës është kërkesë e Beogradit. Ai i bëri këto komente pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobarit, se dorëheqja e tyre është rruga më e mirë për zgjedhjet e parakohshme në veri. Krasniqi theksoi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se “ne nuk jemi këtu për t’u përkujdesur për kërkesat e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes një udhëzimi të ri administrativ. “Në të kaluarën kryetarët…