Ronaldo Sharka ka vendosur të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, duke përzgjedhur disa nga pyetjet më interesante ose jo. Gjithsesi, moderatori nuk e ka aspak problem të publikojë pyetje që në brendësi janë tepër fyese por dhe për këta ndjekës ai ka një përgjigje gjithmonë ironike. Një pyetje që i është drjetuar Sharkës, ka qënë: “Pse je kaq budalla? Dhe nga dole moderator?” Moderatori e ka marrë “seriozisht” situatën në dorë dhe i është përgjigjur: “Pse jam kaq budalla nuk di të them, se prandaj jam budalla sepse shumë gjëra nuk i kuptoj. Por për të qënë moderator,…
Author: tirana
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, u takua ditën e sotme me kryetaren e komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku. Në fokus të diskutimit të tyre ishin temat që lidhen me çështjet kryesore të Shqipërisë në procesin e integrimit. Në takim deputetja demokrate Tabaku vlerësoi vullnetin politik të Presidentes Von Der Leyen në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu edhe për integrimin e Ukrainës. Më tej, ajo shtoi se qeveria shqiptare duhet të ketë angazhime serioze për të mos u investuar në projektligje që janë shqetësim për vendin dhe gjithashtu edhe Brukselin. Ajo e vuri theksin…
Shqipëria u vizitua nga një numër i lartë turistësh këtë sezon veror. Për ekspertët e sektorit, mungesa e informacionit, shërbimet dhe transporti janë pikat kryesore të cilat duhen përmirësuar në të ardhmen. “Turizmi individual nuk është shumë i organizuar për mungesë të informacionit, konsumi i produktit, i destinacionit nuk është aq i lartë sa do ishte nëse do të ishte i organizuar”, u shpreh operatori turistik Besnik Vathi për “Euronews Albania”. “Përgjithësisht shërbimet publike, dhe çmimet. Nga Saranda në Ksamil ka qenë e vështirë të shkoje me transport publik për shkak të pamjaftueshmërisë së numrit të urbanëve, pritjes së gjatë nëpër…
Detaje të reja janë mësuar nga një mega-operacion i policisë italiane në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe ato shqiptare, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Në pranga kanë rënë 16 shtetas shqiptarë, që sipas medieve në Itali janë pjesë e klaneve të forta të trafikut të drogës, 2 italianë, 4 marokenë dhe 1 tunizian. Në operacionin në bashkëpunim të Anti Mafias italiane me Prokurorin e Monza-s u aktivizuan 200 oficerë policie të cilët kryen më shumë se 40 kontrolle në ambiente, banesa dhe makina. Hetimi nisi në vitin 2020 kur në territorin zviceran u kap një shtetas italian…
Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se këngëtarja Ruensa Haxhiaj e njohur me emrin e artit si Enca u arrestua mbrëmjen e së hënës pas një përgjimi dhe një hetimi ndaj kësaj të fundit. Siç sqaroi ai, Enca u vu në prangat e policisë në kuadër të një operacioni anti-drogë te Komuna e Parisit ku u arrestuan 8 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. “Policia zbuloi se 27-vjeçarja blinte drogë te ky grup kriminal. Pasi u zbulua ky detaj u mbajt në vëzhgim dhe në përgjim dhe u zbulua dhe kanabisi me 4 vazo…
Kolla te fëmijët në të shumtën e rasteve shkakton panik edhe tek prindërit, duke qenë se fëmija nuk është i qetë si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.Cilat janë disa nga metodat natyrale që mund të ndihmojnë në qetësimin e kollës të fëmijës?1. Pini shumë lëngje, sidomos nëse bëhet fjalë për kollë me sekrecione. Pirja e lëngjeve të ngrohta i shkrin më me lehtësi sekrecionet dhe jep efekt zbutës për fytin e irrituar.2. Ajrosni shpesh shtëpinë në mënyrë që të garantoni futjen e ajrit të “ri” në shtëpinë tuaj.3. E mbani temperaturën e dhomës jo më të lartë se 20…
Komisioni Evropian ka kritikuar Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e bëra në Kodin Penal, përmes së cilave ulen dënimet me burg për bartësit e funksioneve në rastet gjyqësore për shpërdorim të detyrës. “Bashkimi Evropian vëren me shqetësim se disa nga ndryshimet në Kodin Penal të miratuara me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me të cilat reduktohen dënimet maksimale ligjore, shkaktojnë implikime në zbatimin e parimit të vjetërsimit dhe prekin një numër të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë”, ka deklaruar për agjencinë MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero. Ndryshimet në disa nene…
Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Ariana Grande foli për ndërhyrjet estetike në moshë më të re. “Transparencë të plotë, kam filler tek buzët gjatë viteve dhe botox. U ndala në vitin 2018 sepse thjesht ishte e tepër. Thjesht ndjeva dëshirën për t’u fshehur, për ta fshehur bukurinë”, u shpreh ajo. “Nuk prisja të emocionohesha” – u shpreh ajo e përlotur. Ajo gjithashtu reflektoi mbi ngritjen e famës në moshën 16-vjeçare dhe shpjegoi se si “marrëdhënia e saj me bukurinë ka ndryshuar kaq shumë” me kalimin e kohës.
Policia thotë se janë duke hetuar vdekjen e një gruaje pas përkeqësimit ‘katastrofik’ të gjendjes së saj, dy ditë pasi kreu një procedurë kirurgjikale ‘liposuction’ (të heqjes së dhjamit) në një klinikë në Rusi. 47-vjeçarja Anna Andrea, kishte kryer procedurën e reduktimit të dhjamit në fytyrë, në qafë, në gjinj, në bark e në kofshë, brenda një procedure të vetme. Kirurgia e njohur plastike ruse Maria Burlova, drejtuese e klinikës Abriell, kreu operacionin në Shën Petersburg, por tashmë përballet me burg. Bashkëshorti dhe e bija e të ndjerës nuk dinin gjë kur gruaja fatkeqe u dërgua me urgjencë në spital…
Paratë që sjellin emigrantët në Shqipëri kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Në 6-mujorin e parë të vitit, remitancat arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet si Greqia, Italia apo Gjermania, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Të…
Një punëtor ka humbur jetën pas shembjes së pjesshme të një minierë qymyri në veri të Turqisë, ndërsa mbetën të plagosur 6 persona. Ngjarja ndodhi në minierën e qymyrit Armucuk, në pronësi të Institutit shtetëror të Qymyrit Turk (TTK), në rrethin Eregli të provincës Zonguldak, u tha gazetarëve guvernatori Ozman Hatcibektasoglou. Aksidenti ndodhi 450 metra nën sipërfaqen e tokës, tha guvernatori, pa sqaruar se çfarë e shkaktoi shembjen.
Listës së personazheve të “Big Brother VIP” që i bashkohen këtë sezon të ri televiziv ekranit të “Top Channel” i shtohet edhe Dea Michelle. “Iconstyle” shkruan se ajo do të moderojë një rubrikë të re në programin “E diell”. Rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.