Author: tirana

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik në Maliq. Drejtuesi i mjetit me iniciale R.L., duke drejtuar makinën e tij tip “Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre të lënduarit, I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Read More

Në emisionin “E Diell”, muzika popullore do të vijë si risi këtë sezon përmes një rubrike që do të moderohet nga këngëtari Armaldo Kllogjeri, ish-banor i “Big Brother Vip”. Çdo të diel, në ekranin e Top Channel, do të vijë “Gurra”, që njësoj si dikur do të mbledhë artistë këngëtarë, instrumentistë, nga çdo trevë, e qark, për të rrëfyer me zë, këngë, e valle, origjinën e secilës këngë tradicionale. “Gurra” do t’i dedikohet zërave që trashëgojnë ende muzikën e pastër shqip. Në vëmendje do të jenë sazet, kabatë, koret e grave dhe burrave.

Read More

Rritja e paralajmëruar e pagave mesatare në 900 euro në administratën publike nuk do të jetë një vendimmarrje e izoluar, por pjesë e një reforme të shtrirë në gjithë funksionet e saj. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik Masat Prioritare në Kuadër të Reformës së Administratës Publike 2023-2030, ku parashtron një seri ndryshimesh, nga pagat, te vlerësimi, apo rekrutimi i punonjësve të saj. Dokumenti përcakton krijimin brenda vitit 2024 të një manuali praktik për të promovuar zbatimin uniform dhe efikas të legjislacionit për integritetin, i përgatitur në bashkëpunim me ILDKPKI-në. Po ashtu, udhëzimet dhe rregulloret për çështjet e…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, është në pritje të ëmbël. Sot me anë të një postimi nga festa, artistja shqiptare zbuloi gjininë e foshnjës, ku bëri me dije se po bëhet nënë e një djali. View this post on Instagram A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1) “Është djalë”, shkroi ajo, postim i cili u shoqërua me urime të shumta nga ndjekësit.

Read More

I ngjan një filmi të mirëfilltë mafioz ngjarja e dy ditëve më parë në Lutsa të Greqisë ku u vranë gjashtë persona me shtetësi turke. Mediat greke raportojnë se pas verifikimeve, në çantat e tyre janë gjetur pasaportat dhe sende të tjera që konfirmojnë se ata kishin vendosur të largoheshin menjëherë nga Greqia dhe ndodheshin aty për t’u fshehur. Ka të dhëna nga policia greke se ngjarja ka ndodhur për qëllime hakmarrjeje dhe se behët fjalë për larje hesapesh mes dy bandave të kurdëve që përplasen prej vitesh në Stamboll. Vrasja e fundit ndodhi pas asaj të gusht 2023 në…

Read More

Albert Halilaj është liruar nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit, pasi do të garojë nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit, për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit. Në vend të tij është emëruar Granit Gjana, i cili ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Kukësit, kur drejtohej nga Safet Gjici. LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E…

Read More

Fjolla Morina është rikthyer sërish në rrjetet sociale, pas një periudhe të vështirë që iu desh të kalonte. Këngëtarja ka publikuar një foto krah partnerit të saj të ri, të cilin e ka zbuluar për herë të parë për publikun. Por, më pas, ky postim u fshi nga Fjolla, duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve rreth arsyeve të marrjes së këtij vendimi.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar vdekjen e Kosta Trebickës. Më 12 shtator të vitit 2008, dëshmitari kryesor i tragjedisë së Gërdecit u gjet i pajetë në Voskopojë.about:blank Autoritetet thanë se ishte aksident, por të gjithë e dinë se ai u eliminua që të mos tregonte të vërtetën e demontimit të armëve. Edhe Hoxha është në të njëjtën linjë, ku deklaron se Berisha nuk e kujton kurrë vdekjen e Trebickës. Postimi i plotë: Pse e harrojnë Kosta Trebiçken?! Nuk guxojnë as t’ia përmendin emrin, sepse mos bën vakë dhe çmohet nga varri. Aq shumë frikë e kanë. Nuk guxon ta përmendë…

Read More

Një 58-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Lushnjes, pasi po përpiqej të ndizte zjarr për të djegur kabllot me qëllim përfitimin e bakrit, por si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka djegur edhe zonën përgjatë shinave të linjës hekurudhore. Uniformat blu kanë mundur të ndërhyjnë në kohë, si për të neutralizuar flakët, por edhe për arrestimin e qytetarit që shkaktoi zjarrin. Gjatë këtij sezoni, njofton Policia, janë proceduar penalisht 27 shtetas, nga të cilët, 8 janë vënë në pranga dhe 19 janë proceduar në gjendje të lirë, vetëm në qarkun e Fierit.

Read More

Një 49-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë pasi ka therur me thikë kushëririn e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia thotë se i plagosuri është një 31-vjeçar, i cili është transportuar drejt spitalit për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zyra që ajo drejton do të fillojë një rishikim tërësor të politikave për t’u siguruar se blloku 27 anëtarësh do të vazhdojë të funksionojë si duhet, ndërkohë që fton shtete të reja në radhët e tij në vitet e ardhshme. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerim të mëtejshëm, duke e çuar numrin e shteteve në bllokur në mbi 30 anëtarë. Duke folur të mërkurën në Parlamentin Evropian, në Strasburg të Francës, ajop tha se blloku gjendet para një momenti…

Read More