Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve për rreth 2 orë e 30 minuta, ku në fokus të takimit ka qenë organzimi i degëve, pasi Basha ka zgjedhur edhe ekipin drejtues. Pas takimit me Kolegjin, Basha do zhvillojë takim me anëtarët e kryesisë. Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj. Për herë të parë në kryesinë e PD futen emra si Xhemal Bushati, i zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar, apo Gjergji Hani, ish-rivali i Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike. Kryesia e re…
Author: tirana
Policia e Tiranës arrestoi këngëtaren Enca Haxhiaj pasi në banesën e saj në periferi të Tiranës iu gjetën dhe sekuestruan 5 vazo të mbjella me kanabis sativa. Këngëtarja pranoi para hetuesve se i kishte mbjellë vetë pasi sipas saj është përdoruese. Lidhur me arrestimin e saj ka reaguar edhe Zhaklin Lekatari e cila në emisionin “Shqipëria Live” ka dhënë opinionin e saj. Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja…
Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave do t’i nënshtrohet punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e tij, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë që do të duhet të përfundojë punimet brenda datës 2 tetor të këtij viti. Tenderin për këtë segment, që konsiderohet si tejet i rëndësishëm, sidomos gjatë sezonit veror, për shkak të numrit të lartë të automjetete që shkojnë drejt jugut të vendit, u hap në korrik të këtij viti, ndërkohë që kontrata e nënshkruar me kompaninë A.L-ASFALT, kap vlerën e 94.6 mln lekë, me TVSH. Gjatë shpalljes së tenderit, u…
Biznesmeni shqiptar me nënshtetësi amerikane ndërroi jetë në rrethana misterioze mesditën e 12 shtatorit 2008 në rrugën që lidhte Lekasin me Voskopojën, teksa pas gjithe asaj ngarkese akuzash dhe kunder akuzash per Gerdecin, kishte dale vetem per gjah, ne ate ‘gjueti’ fatale. Kosta Trebicka ishte larguar nga Tirana një ditë më parë, kishte ndaluar në Elbasan dhe në mbrëmje vonë mbërriti në Voskopojë. Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në televizionin News 24, disa ditë pas…
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshja për normalizimin e raporteve. Ambasada amerikane në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se në mesin e obligimeve përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Ne i kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshje për normalizim, të cilët e kanë arritur më herët gjatë këtij viti dhe të nisin të lëvizin përpara edhe në obligimet ekzistuese dhe të mëhershme të dialogut dhe të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë themelimin e…
Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis i dërgoi sërish një mesazh Shqipërisë lidhur me çështjen “Beleri” gjatë fjalimit të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare. Ai tha se Greqia “nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe kryesisht parimet thelbësore të bashkësisë evropiane si demokracia dhe shteti ligjor”. “Shqipëria duhet të tregojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës. Kjo konferencë po zhvillohet në një moment kyç. Në kohën e ardhshme, zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendave në institucionet e BE-së. Qëndrimi i qartë i Greqisë…
Deputeti Saimir Korreshi, ashtu sikurse vetë ka njoftuar, do të jetë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”. Demokrati do të zbresë për herë të parë në pistën e kërcimit krah Livias, që do të jetë partnerja e tij gjatë kësaj eksperience. Livia është balerinë profesioniste dhe punon në teatër si balerinë e parë. Para disa ditësh, në një intervistë për “Shqipëria Live”, deputeti i njohur për batutat dhe ironinë e tij në parlament, njoftoi se i ka thënë “Po” ftesës për të garuar krah konkurrentëve të tjerë, në pistën e kërcimit. Spektakli “Dancing With The Stars Albania” nis…
Ish-kryeministri sllovak Igor Matoviq dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë përplasur sot fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa pamjet e sherrit mes tyre janë bërë virale. Ish-kryeministri Igor Matoviq u përpoq të prishte sot fushatën e partisë opozitare Smer-SD, por u përball me ish-ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak. 🇸🇰 In Bratislava, ex-Prime Minister of Slovakia Igor Matovic and former head of the Ministry of Internal Affairs Robert Kaliniak fought. The incident between the politicians was filmed and posted online by the news portal pravda. sk. pic.twitter.com/5fW6BZX1GX— Winnie Pooh (@WinniePooh14466) September 13, 2023 Sipas mediave të huaja, Matoviq shkoi me makinën e…
Dy ministri, ajo e Shëndetësisë dhe e Arsimit, kanë nxjerrë një udhëzim, i cili përcakton mënyrën dhe procedurën e punësimit me përparësi të mjekëve, që përfitojnë trajtim të veçantë në institucionet shëndetësore. Ky udhëzim rregullon mënyrën dhe procedurën për punësimin me prioritet dhe emërimin në një vend të lirë pune në institucionet shëndetësore. Kjo realizohet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionet e saj të varësisë. Mjekët që punësohen me përparësi përjashtohen nga procedurat konkurruese. Përgjegjësitë e institucioneve Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgjegjësitë që lidhen me bashkëpunimin me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për të mundësuar kalimin zyrtarisht ministrisë…
Kina është bërë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emëruar ambasadorin e saj të ri në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin. Në Kabul ambasadori i ri kinez dorëzoi kredencialet më 13 shtator. Talibanët ende nuk janë njohur zyrtarisht nga asnjë qeveri e huaj dhe Pekini nuk tregoi nëse emërimi i ambasadorit sinjalizon hapa drejt njohjes formale të talibanëve. “Ky është një rotacion normal i ambasadorit të Kinës në Afganistan dhe synon të vazhdojë avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Afganistanit”, tha Ministria e Jashtme e Kinës përmes një deklarate. “Politika e Kinës ndaj Afganistanit është…
Nga Ferdinand Dervishi “Shqiptarët u shpërngulën në Kosovë pas vitit 1389, kishin nevojë për tokë…”! Është përfaqësuesi zyrtar i popullit norvegjez në Shqipëri, njeriu që risjell në vëmendje këtë version serb, që u përdor edhe si argument historik për të justifikuar masakrat e Millosheviçit në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-‘99. Autori quhet Carl S. Wibye, ka atributet e ambasadorit norvegjez në Shkup e Tiranë, ndërsa fraza e mësipërme, që nuk mbetet e vetme në helmin që mbart, ka gjetur vend në faqet e librit të tij; “Hakmarrja e Enverit”, publikuar fillimisht në Norvegji më 1994 dhe botuar e promovuar…
Polonia ka shkarkuar trajnerin portugez Fernando Santos nga drejtimi i përfaqësueses. Disfata 2-0 në Tiranë përballë kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo mesa duket ka nxitur largimin e Santos. “Federata Polake njofton se që nga data 13 shtator, Fernando Santos nuk është më trajneri i kombëtares”, shkruhej në komunikatën zyrtare të Federatës. Tekniku erdhi me shumë bujë në drejtimin e skuadrës polake në fillimin e këtij viti, pasi ishte larguar pikërisht nga drejtimi i Portugalisë.