Në nisje të seancës plenare këtë të enjte, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka deklaruar se deputetja Merita Bakiu ka njoftuar largimin nga grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim, me kryetar Fatmir Mediun, ndërsa po këtij grupi i është bashkuar Petrit Doda. Bakiu i është bashkuar grupit të Lulzim Bashës.
Author: tirana
Në seancën plenare në Kuvend, Delina Ibrahimaj u shkarkua si ministre e Financave me 105 vota pro, kurse Ervin Mete emërohet si Ministër i Financave me 74 vota pro dhe 30 kundër. Po ashtu, gjatë kësaj seance është miratuar projektvendimi i Presidentit që emëron zonjën Delina Ibrahimaj si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit me 73 vota pro.
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, se grupi i tij do të votojë pro rritjes së pagës së gjyqësorit. Ai tha se një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria. “Edhe në seancë grupi ynë do të paraqesë argumente. Ne nuk do të bëhemi pjesë e lojës hidh gurin e fsheh dorën. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do të donte që ta miratonte. Një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria”, tha Basha.
Media spanjolle “El Pais”, shkruan se vendi ynë ballkanik po përjeton lulëzimin e udhëtarëve, por sipas tyre sfidat kryesore janë lufta kundër varfërisë dhe krimi i organizuar. Gati katër dekada pas vdekjes së Enver Hoxhës, udhëheqësit që e ktheu Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara të Evropës, turizmi ka përjetuar një rritje shumë të shpejtë në muajt e fundit, shkruan gazetari Francisco de Zarate. Artikulli vijon më tej: Numri i vizitorëve të huaj në maj ishte 2,5 herë më shumë se në të njëjtin muaj të 2019. Vendi i vogël ballkanik ka tejkaluar shifrat e para pandemisë që…
6 turqit që u vranë në një atentat mafioz në Greqi, mësohet se 10 minuta para krimit të rëndë, atyre u është dërguar një mesazh në celularin e tyre. “Pozicioni yt është zbuluar, dil menjëherë nga shtëpia, do të të vrasin”. Siç pretendon gazeta turke Yeni Safak, 6 turqit në momentin e marrjes së SMS, kanë vendosur të largohen nga shtëpia të cilën e kishin marrë me qira në Lutsa, duke mos ditur se disa kilometra më poshtë do t’u zënë pritë. Ditën e djeshme, mediat turke publikuan emrat dhe fotot e tyre. Sipas publikimit, emrat e tyre janë: Doruk…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Ministri i Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Robert Jenrick morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Laboratorit të Referencës së ADN-së në Institutin e Policisë Shkencore, i cili do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Profilet gjenetike të të arrestuarve apo ndaluarve të përfituara nga ky laborator do t’i shtohen bazës kombëtare të të dhënave të ADN-së, e cila është zhvilluar me asistencën e Mbretërisë së Bashkuar duke u siguruar Policisë Shqiptare dhe sistemit të Drejtësisë një mjet të fuqishëm hetimi. Të dy qeveritë…
Prej disa kohësh në media ka qarkulluar lajmi se Kiara Tito është shtatzënë. Pikërisht këtë lajm dje e konfirmuan edhe burime për Iconstyle, pranë rrethit shoqëror të Kiarës. Thuhet se moderatorja është vetëm 5 javëshe shtatzënë dhe kanë qenë vetë miqtë e Kiarës që ia kanë zbuluar lajmin. Kiara po kujdeset ta fshehë sa më mirë pritjen e ëmbël dhe kjo shihet nga postimet e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto të bëra gjatë verës, ku tregon barkun dhe Luizi si për të hedhur poshtë thashethemet i komenton: “Eshte dobesuar, prandaj i ka rene pak minifundi.Faleminderit per…
Bashkia Shkodër ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave të zëna në vite si dhe për pastrimin nga mbetjet. Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim për një Shkodër më të pastër siç i ka hije. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga puna e përditshme e punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe policisë bashkiake për largimin e kioskave, të cilat nuk dispononin leje të shfrytëzimit të hapësirës publike. Rama thekson edhe se kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci me përkushtim të admirueshëm po punon çdo ditë për heqjen e kioskave e spostimin…
Tirana mirëpret këtë të enjte Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takimin e rëndësishëm mes ministrave do të diskutohet menaxhimi i integruar i kufijve, bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor. Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga ora 12:15 deri në 13:30, në hyrje të Pallatit të Kongreseve. Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit i Greqisë, Yannis Oikonomou do të jetë pjesë…
Ka shkuar mbi 200 numri i të arrestuarve në kuadër të një megaoperacioni policor që po zhvillohet në disa qytete të vendit. Shpërndarësit e drogës mësohet se kanë ranë në pranga pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të drogës. Shpërndarësit janë në zona të ndryshme, ndërsa prokuroria e Tiranës thotë se i ka dokumentuar me prova dhe filmime aktivitetin kriminal. Elbasan-Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit në Elbasan bëhet me dije se janë arrestuar 7 në persona dhe 5 janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve edhe një polic. Efektivi Saimir…
Tatuazhi i Mirlind Dakut, kur sulmuesi i Kombëtares sonë hoqi bluzën pas shënimit të golit të dytë ndaj Polonisë, të dielën e kaluar, është quajtur provokim nga mediat serbe. Jona Plumbi, gazetare e “faktoje.al”, tha: “Ajo që bie në sy nga artikujt e mediave serbe është narrativa që nxit gjuhën e urrejtjes. Nuk është diçka që ndodh rrallë në këto media. Ato thonë se futbollisti (Mirlind Daku) ka lindur në Serbi, në Gjilan, dhe të gjitha narrativat e tyre janë me bazë etnike”. Çfarë është ky tatuazh? Tatuazhi i Mirlind Dakut, “Katana 138”, është për nder të një komandanti të…
Megaoperacioni i madh Policisë së Shtetit i shtrirë në gjithë territorin e vendit, ka vënë në pranga mbi 200 persona. Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet. Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie. Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Elbasan-Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete…