Author: tirana

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, duke u tallur me matematikën e Lulzim Bashës, tha se ai ka vetëm 7 deputetë. “Ne për fat të keq kemi pasur shumë probleme me matematikën 7 herë 7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dalë mirë llogaritë për 10 vite. Në fakt matematicieni në fjalë ka vetëm 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të dalin 49. 49 janë në krahun tjetër përballë 7. Ligjësitë e Averroas nuk ka politikë që mund t’i ndryshojë. Çdo përsiatje ngjan e kotë dhe e tepërt kur numrat janë të qartë dhe shihen me sy…

Read More

Sigurimi i Kim Jong Un, thuhet se kaloi “disa minuta” duke dezinfektuar një karrige, e caktuar për t’u ulur lideri koreano verior gjatë takimit me Vladimir Putin. Gazeta ruse “Kommersant” publikoi pamjet që tregojnë një zyrtar të veshur me doreza të bardha duke spërkatur me dezinfektant dhe fshirë një karrige të zezë. Ata spërkatën sediljen, dorezat, këmbët, si dhe zonën përreth karriges, ndërsa një truproje e Kremlinit i vëzhgonte. “Karrigia doli të ishte subjekt i shqetësimit më të madh të palës koreano-veriore”,-shkroi korrespondenti i Kommersant në Kremlin, Andrei Kolesnikov. Masat nga siguria e Kim Young Un u morën pasi organizatorët…

Read More

Debat sërish në Kuvend për çështjen se kush është kreu i grupit parlamentar të PD-së në Parlament. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndryshuar listën e diskutimeve. Ndërkohë Nikolla njoftoi kryesinë e re të PD, Bardhi i tha “Na i ke sjellë në parlament për të na provokuar”. “Kam kërkuar konsulencë juridike. Ua kam vënë në dispozicion juristëve. Nëse do të jetë e nevojshme do të kërkoj ndihmën e këshillit dhe Rregulloreve e Mandateve”,-tha Nikolla. Debati nisi pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment…

Read More

Arrestohet në Dubai Amant Josifi, i cili konsiderohet si një nga personat më të fuqishëm në biznesin e Call-Center në vendin tonë. Josifi është prangosur për llogari te Spanjes. Policia e Shtetit u ka kerkuar informacion mbi akuzat dhe per cfare ka qene ne kerkim nga autoritet spanjolle. Paraprakisht mendohet se drejtesia spanjolle e kerkon Josifin per mashtrim me skemen e call-center. Përmes këtyre skemave mashtruese, qytetare europiane josheshin që të investonin në bursa të huaja me pretendimin se mund të fitonin shumëfish. Mendohet se këto skema mashtruese kanë sjell një dëm prej qindra milione euro në xhepat e qytetareve…

Read More

Nuk ka qetësi në PD-në e përçarë. Sherr edhe në Kuvend, ku e gjitha nisi pas njoftimit nga ana e kryetares së Kuvendit se Flutura Açka do të jetë në krye të grupit parlamentar të PD-së së vulës. Gjatë repikave, deputeti i pozicionuar krah Bashës, Arbi Agalliu tha se duhet zbatuar ligji, por Gazment Bardhi e ironizoi, duke i thënë “Luli ta ka ëmsuar Kushtetutën”.

Read More

Gjatë seancës plenare në Kuvend, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se Lulzim Basha i ka deleguar deputetes Flutura Açkës kryesimin e grupit Parlamentar të PD-së. Pasi Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim, pra ai është kreu i grupit nuk ka ndryshuar, por PD-ja zyrtare pretendon krejt të kundërtën. “Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD-së është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares…

Read More

Gjykata e Posaçme i ka mbyllur derën kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili kishte kërkuar përmes avokatëve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës të ishte i pranishëm në seancën paraprake të kësaj të enjte, ku Fredi Beleri akuzohet për krime zgjedhore. Në fjalën për gazetarët, Dule tha se Fredi Beleri po ndalohet që të kryejë betimin në kundërshtim me ligjin. “Ju përgjigj gjykatësja me një vendim negativ. Pa hyrë në detaje të procedurës gjyqësore. Beleri në mënyrë të padrejtë në kundërshtim me parimin botërisht të respektuar të prezumimit të pavarësisë ndalohet të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur. Mjafton…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin dhe emërimin e disa ambasadorëve të propozuar nga qeveria. Kreu i shtetit ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit Qemal Minxhozi në Kosovë dhe në vend të tij është emëruar Petrit Malaj. Mes ndryshimeve të 8 emrave të ambasadorëve janë edhe ata të Ukrainës, Çekisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Irakut. Lista e plotë e lirimeve dhe emërimeve të ambasadorëve

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga megaoperacioni i koduar “Tempulli” për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave, lokaleve, dhe blloqeve të banimit. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit duke shkatërruar 23 grupe kriminale në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë. Bëhet fjalë për firmosjen e 296 masa sigurie arrest në burg, kontrolle për 356 ambiente. U zbatuan 214 masa sigurie “arrest në burg” ndërsa vijon kërkimi për 82 të tjerë anëtarë të këtyre grupeve kriminale. Në kuadër të 8 muajve janë bllokuar sasi të mëdha…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca paraprake lidhur me çështjen “Fredi Beleri”. Në sallën e gjyqit është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Sa i përket Belerit, ndryshe nga seanca e shkuar ai nuk është shoqëruar për në gjykatë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por jo i betuar, ka paraqitur një deklaratë, ku kërkon të përfaqësohet në gjyq nga avokati i tij. Me hetimet që janë mbyllur, trupi gjykues pritet të vlerësojë sot fatin e dosjes së Fredi Belerit, i cili ka kërkuar më parë në të gjitha nivelet e gjyqësorit zbutjen e masës së sigurisë, për t’i hapur…

Read More

Një megaoperacion antidrogë, i nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë mbrëmjen e djeshme është duke u zhvilluar në disa qarqe të vendit. Trafikantët e fusnin hashashin në konserva dhe më pas e shpërndanin. Kanabisin që tregtonin ishte i prodhuar me llamba dhe kushtonte 3000 lekë, tre herë më shtrenjtë se kanabisi klasik. Ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend, lëshoi akuza për qeverinë. Teksa foli kundër rritjes së pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Berisha theksoi edhe se nisma për rritjen e pensioneve për pensionistët është qesharake. “Ju votuan këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 3.8 mln lekë (të vjetra). Ju autorizuat deputetin që të marrë aq sa marrin në muaj 38 pensionistë. Në një akt ekstrem cinizmi dhe korrupsioni për të blerë Gjykatën Kushtetuese, që sot sillet ndaj të drejtës kushtetuese si një organ që shkelmon atë aq saç është shkelmuar në atë gjykatë në 30 vite të marra sëbashku.…

Read More