Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur takimin në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është hera e parë që ulen në të njëjtën tryezë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun Kosovës në muajin maj. Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Vuçiç tha se bisedimet e vështira kishin nisur. Sipas njoftimit të Bllokut, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e…
Author: tirana
Milaim Zeka ka bërë një koment për rastin e arrestimit të këngëtares Enca. Zeka thotë se tre-katër vazot e gjetura në banesën e këngëtares janë zero në krahasim me pjesën tjetër të estradës që shtrohen në tavolinë me kokainë. Ndër të tjerat ai aludon se Enca mund të ketë rënë viktimë e ndonjë të afërmi, i cili mund ta këtë denoncuar në polici. “Enca lule e dritë në krahasim me pjesën tjetër të estradës. Mbase nuk më besoni, po kurrë këngë të Encës nuk kam dëgjuar, ama në rastin konkret po shprehi keqardhje per ate qe i ka ndodhur. Tri-katër…
Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha pati një debat me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Berisha fyeu ministren Spiropali me gjuhë seksiste, për të cilën tha se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”. Berisha: Ke përdorur një term jo të fisshëm, por ti do që unë të bie në vulgaritet. Zhvillimi psiko-seksual te njerëzit kalon në 5 stade, stadi i 3 është stadi falik. Disa mbeten dhe disave u mbetet kompleksi i edipit dhe këtu është Edi Rama. Ky kompleks i stadit të tretë kalon edhe…
Gjatë seancës plenare, deputetja e PD-së Ina Zhupa, u shpreh se qeveria Rama emëroi dhe shkarkoi ministra, që sipas saj ndërrojnë vetëm kostumin, por i bashkon korrupsioni. Ajo u shpreh se kontrollet e KLSH kanë nxjerr në pah abuzimet që Ogerta Manastirliu ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në vend që qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit. “E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre. Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si…
Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi Encën. Këngëtarja u arrestua pasi kishte mbjell kanabis në oborrin e banesës së saj në Lundër. Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm sipas mbrojtësve, pasi 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Këngëtarja ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, se kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak. Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që pranoi se ishte përdoruese e hashashit.
Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë të enjte dy ministrat e rinj, duke i dhënë kështu formë të plotë kabinetit të ri qeveritar. Kuvendi votoi shkarkimin e ministres të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin në vend të saj i Ervin Metes. Po ashtu, është dhe votoi emërimin në detyrë të Delina Ibrahimajt si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ministrja Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa u emërua si ministre me 73 vota. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete u votua me 74 vota pro. Lulzim Basha…
Në seancën plenare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se do votojë kundër ligjit për Gjykatën Kushtetuese që i hap rrugën rritjes së rrogës për anëtarët e saj. Ligjvënësi demokrat u shpreh se arsyetimi për rritjen e pagave për këtë kategori është skandaloz dhe shtoi se nëse ligj hyn në fuqi një gjyqtar do paguhet sa 100 pensionistë së bashku. “Fakti që po prek tezën e dinjitetit ishte ajo që na hapi sytë në komision, kur Këshilli i Ministrave me propozim të Gjykatës Kushtetuese sillte për miratim ligjin për ndryshime në Gjykatën Kushtetuese, por vetëm një gjë;…
Në seancën plenare në Kuvend, po diskutohet ratifikimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Malin e Zi. Deputeti socialist, ish-zv/kryeministri Erion Braçe tha se është e nevojshme që të ketë marrëveshje për pensionet me Greqinë dhe me Italinë. Braçe tha se mendohet se janë rreth 500 mijë në Greqi që mendohet se do të përfitojnë. “Na duhet një marrëveshje me Greqinë. Sa kohë kanë punuar ligjshëm dhe kanë paguar sigurime shoqërore atje. Mendohet se vetëm nga Greqia duhet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Kemi një numër shumë të lartë punëtorësh në Greqi. Natyrisht është një çështje e drejtësisë sociale, dhe…
Fjalimi i Von der Leyen doli në plan të dytë, kur Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson, u filmua duke thurur me shtiza. Skema ndodhi gjatë fjalimit vjetor për situatën e Bashkimit Europian nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen të mërkurën. Dashuria e Johansson-it për thurjen me shtiza nuk është e re, një veprim i tillë gjatë një fjalimi vendimtar shkaktoi polemika për nivelin e angazhimit midis komisionerëve të BE-së. Ish-deputet i Parlamentit Evropian Nigel Farage, komentoi incidentin në X, i njohur më parë si Twitter. “Edhe vetë komisionerët e BE-së të Ursula von der…
Deputetët e Kuvendit mbajtën një minutë heshtje në nder të ish-kolegut të tyre të ndjerë, Marko Bello, i cili dy ditë më parë do të kishte mbushur 62 vjeç. Vendimi u mor pas kërkesës së deputetit të opozitës, Fatmir Mediu. Ai ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me Covid-19. Bello lindi më 12 shtator të vitit 1961. Ai ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste si dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pas votimit të ministrave në seancën plenare tha se deputetët e PS-së votuan një dekret antikushtetues të presidenti Bajram Begaj. Sipas tij në kundërshtim me Kushtetutën, Bajram Begaj dekretoi ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. “Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me…
Këngëtarja e njohur Enca, nuk do të shkojë në burg për 5 vazot me kanabis, edhe pse prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën e sigurisë, “detyrim paraqitje”. Ajo u arrestua dy ditë më parë, pasi në banesën e saj u gjet kanabis. Këngëtarja u arrestua pasi u akuzua se kultivoi bimë kanabis në ballkonin e banesës së saj në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.