Author: tirana

Prej mesditës, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash. Gjykata pritet të vendosë sot nëse do e kalojë për gjykim çështjen, nëse do i kërkojë SPAK të thellojë hetimet apo nëse do e pushojë. Avokati Spartak Ngjela ishte i ftur në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv, ku u trajtua tema “Fredi Beleri çështje drejtësie apo politike?” Avokati tha se është i bindur se kemi të bëjmë me një çështje penale. “Do të dënohet patjetër. Është kapur në flagrancë. Nga flagranca nuk ka shpëtim askush…

Read More

Mosfuksionimi teknik ishte një mashtrim. Ky është përfundimi i hetimeve pas goditjes së një aeroplani britanik nga një pilot rus në vitin 2022. Sipas tyre, avioni RAF me një ekuipazh deri në 30 ekspertë me mision vëzhgimi mbi Detin e Zi u godit, por jo qëllimisht. Gjithçka duket se ka qenë një keqkuptim që pasoi me incidentin diplomatik, por fatmirësisht pa viktima. Komunikimet e regjistruara në kutinë e zezë tregojnë se avionit rus që lëshoi raketën i ishte dhënë një komunikim, por jo për të qëlluar. Ka qenë dëgjimi i gabuar i një prej pilotëve, që është pasuar me shtypjen…

Read More

Situata e zjarrit në katin e fundit të një pallati pranë DPSHRR e njohur ndryshe si zona e ish- parkut të autobusëve ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët kanë agravuar dhe rrezikon të digjet e gjithë ndërtesa. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa zjarrfikës por ndërhyrja aktualisht është e vështirë për shkak të flakëve masive të cilat kanë shpërthyer xhamat e ndërtesës. Sakaq, banorët kanë dalë të alarmuar jashtë ndërtesës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Read More

Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj ka debatuar me Sali Berishën në Kuvend duke i kërkuar që të mos merret më me familjarët e të tjerëve. Ajo iu drejtua Berishës duke thënë që duhet të tregojë se si janë shkolluar dhe çfarë bënë fëmijët e tij në kohën që ai ishte kryeministër. “Zoti Berisha mos u merr me familjarët. Jeni bërë gjuetari më i shpifur i këtij vendi. Ulu dhe mos u merr me familjarët me njerëz që kanë punën e ture jetën e tyre. Ulu dhe shiko fëmijët e tu dhe si e mbaruan shkollën dhe çfarë bënë…

Read More

Një apartament në katin e 9-të të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ish-Nisharakut” në kryeqytet. Forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendngjarje, tensa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Zjarri është përhapur jashtë apartamentitpër shkak të veshjes së pallatit me polesterol. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njoftoi nga foltorja e Kuvendit se pensionet do të rriten me 8.6% për të gjitha kategoritë. Po ashtu ai deklaroi se edhe në Dhjetor për festat e fundvitit të gjithë pensionistët do të marrin bonusin e përvitshëm. “Që nga data 1 tetor e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrë rritje të pensioneve me 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritur të inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muaj në vijim në buxhetet e pensionistëve 3.2 miliardë plus kjo rritje për…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës policie në Elbasan. Saimir Hysi akuzohet se ishte i përfshirë në shit-blerje lëndësh narkotike, favorizonte personat që kryenin të njëjtën veprimtari, si dhe ndihmonte në fshehjen e personave në kërkim. Gjithashtu punonjësi i policisë akuzohet se ishte i përfshirë dhe në shitjen e armëve dhe municioneve luftarake kundrejt përfitimeve në lekë. Ai është i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu,…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses. Për gazetarët, Vuçiç u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin për kompromis të Bashkimit Evropian, shkruan N1. “Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, theksoi ai. “Është e qartë se…

Read More

Oljan Kanushi nuk do të jetë më zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai është liruar nga detyra me vendimin të kryeministrit Edi Rama. Këtë të enjte, vendimmarrja e Ramës ka marrë dhe dritën jeshile me dekret nga kreu i shtetit. Kanushi është emëruar ambasador në Slloveni.

Read More

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare. Gjatë seancës, Kuvendi votoi dhe dy ministrat e rinj duke i dhënë kështu formë të plotë kabinetit të ri qeveritar me të cilin do të qeveris kryeministri Edi Rama deri në zgjedhjet parlamentare të 2025. Kuvendi votoi shkarkimin e ministres të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin në vend të saj i Ervin Metes. Po ashtu, është dhe votoi emërimin në detyrë të Delina Ibrahimajt si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Gjithashtu në seancën e sotme ka paur dhe debate, si ajo mes ish-kryeministrit Sali Berisha…

Read More

Deputetja e reshtuar ndaj Lulzim Bashës, Flutura Açka do të jetë kryetare e grupit parlamentar të PD-së. Po ashtu Basha ka ndryshuar edhe përbërjen e grupit parlamentar, ku nënkryetar tjetër do të jetë Kreshnik Çollaku. Sakaq, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri do të kenë të njëjtin pozicion si më parë. PËRBËRJA E RE E GRUPIT -Lulzim Basha-Kryetar-Flutura Açka-Nënkryetare, e autorizuar për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit-Kreshnik Çollaku-Nënkryetar-Arbi Agalliu-Sekretar-Oriola Pampuri-Zëdhënëse PËRBËRJA MË HERËT E GRUPIT Enkelejd Alibeaj kryetar grupi dhe më pas Gazment BardhiNënkryetar-Ervin SalianjiArbi Agalliu-SekretarOriola Pampuri-Zëdhënëse

Read More

Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi ka ironizuar në Kuvend ndryshimet në qeverinë “Rama 3”, ku është ndalur jo pak edhe te shkarkimi i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. “Lamë përgjysmë një nismë shumë të rëndësishme, akademinë e çobenjve. A do ta vazhdojmë këtë nismë? Se njerëzit atje kanë blerë edhe fyellin. Dërgojini një mesazh ministres. Unë merak e kam, se njerëzit atje hanë dhe ushqehen me bujqësi. 40% e krahut të punës në Shqipëri mbahet me bujqësi. Bujqësia është në ditën e saj më të zezë, ndërkohë që janë në pikë të hallit. I premtuat 300 mijë lekë për grurin,…

Read More