Author: tirana

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e tretë. Këtë të enjte në program janë dy duele, me Tiranën që fitoi 3-1 me përmbysje kundër Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, duke marrë për momentin vendin e parë në klasifikim. Në 18:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës do zhvillohet dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit. Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi 3-1 kundër Skënderbeut me përmbysje për javën e tretë në Superligë. Bardheblutë u befasuan qysh në minutën e tretë, ndërsa pas një gabimi ishte Ardit Nikaj që kaloi korçarët në avantazh. Sulmuesi shkodran veproi bukur me topin dhe përshëndeti rrjetën e Ilion Likës.…

Read More

Në një studio televizive për motivet dhe faktorët që kanë sjellë komentet negative, Robert Aliaj bie dakord me bashkëbiseduesit që rendisin arsye si kultura e përgjithshme e një populli, formimi, ndrydhja, mungesa e konceptimit të lirisë dhe privatësisë së tjetrit, por shton se një rol kryesor në përkeqësimin e situatës e kanë luajtur figurat televizive. Sipas Aliajt, promovimi i vulgaritetit me qëllimin për t’u shitur është kthyer në një vlerë teksa përgjegjshmëria ka qenë inekzistente. Robert Aliaj: Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit…

Read More

Nga AGRON GJEKMARKAJ Qeveria sot ishte e heshtur. Madje ministrushja e re e shëndetësisë emri i të cilës nuk na vjen desh dremiti. Ai i financave iku se nuk e di ënde çfarë duhet të thotë e çfarë jo. Bora si bletë punëtore nuk i ngriti kurrë sytë nga kompjuteri duke dhënë shembullin e punës. Niko nikoqiri dhe Tezja i qeshnin ëmbël njëri-tjetrit si dy larushë që lodrojnë lëndinave. Anila Denaj kishte prere flokët gagarel duke e bërë moshën të palexueshme. Çuçi kruante mjekrën dhe herë pas here thoshte “tobestak furallak, tobestak furullak”. Elisa akuzoi Doktorin se e ishte snajper…

Read More

Një zjarr i madh ka rënë sot në pallatin shumëkatësh në Rrugën e Kavajës në kryeqytet. Flakët kanë përfshirë edhe ndërtesën afër pallatit, ku u regjistrua vatra e zjarrit. 4 zjarrfikëse dhe forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, zjarri ka rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të pallatit. Mësohet se një nga zjarrfikësit ka pasur probleme me frymëmarrjen gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në pallatin 10-katësh.

Read More

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar pasiguri dhe klimë tensionesh, pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, po orientojnë ministrinë e mbrojtjes të riorganizojë ushtrinë. Në projektligjin e që po konsultohet, kërkohët që në forca reserviste të përfshihen jo vetëm ish-ushtarakë, por edhe civilë. Këta të fundit do të kryejnë stërvitje vjetore, që zgjat nga 15 deri në 45 ditë, dhe me urdhër të veçantë edhe më gjatë se kjo periudhë. Në draft caktohet edhe pragu i moshës për personelin që do të rekrutohet, si dhe…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka dalë kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Duhet të jemi të kënaqur me rrogën? Ne nuk kemi mendjen në kokë. Ti bëjmë dëmin brezave të ardhshëm. Të gjithë jemi të vdekshëm. Politika nuk ka moral por për ato që janë hajdutë jua them me dorë në zemër duhet të reflektojnë të gjithë. Qeveria ka trinomin: politikë, biznes dhe krim i organizuar për të blerë mediet dhe për të mbytur zërin e opozitës. Nivel mediokër për të rritur pagat e gjyqtarëve. Njëri merr 8 milionë lekë që paga e një gjyqtari…

Read More

Këtë të enjte ka kaluar për gjykim “dosja” në ngarkim të Fredi Belerit. Ai akuzohet për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. Avokatët e tij pretendojnë se klienti i tyre mbahet padrejtësisht në burg. Beleri u arrestua vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, zgjedhje këto që u zhvilluan më 14 maj. Ai ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.

Read More

Flakët që përfshin katin e fundit të një pallati më zonën e 21 Dhjetori në Tiranë, ditën e sotme, janë përhapur deri në katet e para të ndërtesës. Ato kanë shkrumbuar një pjesë të konsiderueshme anësore të pallatit, duke arritur deri në ballkonet e apartamenteve. Ndërkohë, sipas raportimeve, mësohet se zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë zjarrin, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. Flakët dyshohet se u përhapën më tej, edhe për shkak të materialit polisterol që është e veshur kjo godinë.

Read More

Së fundmi, për mes një bashkëpunimi të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së arsimit janë goditur grupe kriminale të cilat kishin shtrirë tentakulat pranë shkollave. “Më këputet shpirti. Si nuk shqetësohem. Se janë të vegjël, të njomë, e pinë fshehurazi”, tha një gjyshe. Po si e marrin? Mos duhet të shtohen masat edhe kontrollet? “Po thjesht fare, ja i fusin duart këtu te kangjellat e ua japin, ose aty te pema”, tregon ajo. Nga shtimi i masave në shkolla përmes paketës së sigurisë, nxënësit që kanë krijuar varësi prej substancave narkotike po përpiqen të mos dalin hapur në konsumimin e tyre. Megjithatë,…

Read More

Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-këshilltarit të Olta Xhaçkës, Amant Josifi.  Operacioni u krye në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle. Amant Josifi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”. “Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll”, njofton policia. Josifi ishte shpallur në…

Read More

Një gjykatës amerikan të mërkurën vendosi kundër një programi që ofron lehtësim deportimi dhe leje pune për emigrantët e sjellë ilegalisht në vend si fëmijët, të njohur si “Ëndërrimtarët”, pavarësisht një përpjekjeje të administratës së Presidentit Joe Biden për të forcuar qëndrimin e programit me një rregullore të re. Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut të SHBA me qendër në Teksas, Andrew Hanen, paraqet një pengesë të re për programin, të quajtur Veprimi i Shtyrë për Ardhjet e Fëmijërisë (DACA), dhe 579,000 të regjistruarit dhe emigrantët e tjerë që mund të kishin shpresuar të miratoheshin. Hanen, një gjykatës i…

Read More

Vendimet e grave të arsimuara për të investuar në karrierën e tyre, në mënyrë që të jenë më mirë financiarisht kur të kenë fëmijë, kanë kontribuar në zhvendosjen drejt amësisë më të vjetër. Sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara, mosha mesatare e amësisë në Shqipëri, pra e të bërit nënë për herë të parë është 28.9 vjeç. Nga ana tjetër, edhe lindshmëria ka pasur rënie në vendin tonë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë.

Read More