Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për çështjen e inceneratorëve në emisionin “Real Story” në ABC News. Ai theksoi se sot Tirana është një qytet më i pastër, por nëse dikush ka gabuar, duhet të mbajë përgjegjësi. “Në Tiranë, jo vetëm që s’kemi gabuar, por unë besoj se qyteti është më i pastër falë atij procesi. Është një punë që i ka bërë nder këtij qyteti dhe i ka sjellë shërbim këtij qyteti, duke e bërë më të pastër, duke hequr atë shtullungën që vinte nga Sharra, me një çmim më të ulët sesa ai i Lul…
Author: tirana
Rezultate pozitive ka shënuar eksperimenti nga një kompani franceze për personat e prekur me kancer të mushkërive, duke ulur numrin e rrezikut të vdekjeve me 41% pas terapive dhe vaksinave që iu bënë pacientëve. Kompania franceze e bioteknologjisë OSE Immunotherapeutics prezantoi rezultatet pozitive të vaksinës së saj “Tedopi” në pacientët me kancer të avancuar të mushkërive, të cilët demonstrojnë një ulje të rrezikut. “Tek pacientët që u zhvilluan trajtimet, ku vaksina ishte më efektive se kimioterapia, pati një ulje prej 41% të rrezikut të vdekjes brenda një viti. Dhe përveç efikasitetit, ka tre herë më pak efekte anësore në pacientët…
Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, është paditur për tre akuza federale të lidhura me mbajtjen e një armë zjarri, sipas një dosjeje gjyqësore. Padia vjen pasi përpjekjet për të arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan. Kjo është akuza e parë ndaj fëmijës së një presidenti në detyrë. Të tre akuzat kanë të bëjnë me Biden që dyshohet se gënjeu në formularët kur po blinte armë zjarri, ndërsa ishte përdorues droge.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë. Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja me iniciale S. Xh. 45-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku e ka quajtur vlerësim nga ana e kryeministrit Edi Rama emërimin në krye të kësaj ministrie të re. “Komentin më të mirë për ndryshimet në qeveri e bëri kryeministri kur lajmëroi ndryshimet. Ne jemi në një situatë shumë specifike pas një viti të jashtëzakonshëm të rritjes ekonomike dhe zhvillimit nga ana e turizmit dhe në një moment kur ne kemi nevojë për tu bërë gati për një vit i cili nga njëra anë do jetë edhe më i mirë se ky që kaluam në raport me turizmin. Shumë të rëndësishme janë zhvillimet…
Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes. Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. Ju rendisim vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë: Vitamina D Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor. Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit. Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që…
Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, por duhet të dini se ndryshe nga se mendohet sheqeri është më i dëmshëm sesa kripa. Gjithmonë na thuhet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten. Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit). Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në…
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar një hetim të detajuar mbi shkaqet e zjarrit që përfshiu një pallat sot në Tiranë. Për fat të mirë nuk pati viktima, por dëmet janë të mëdha dhe kultura e sigurimeve të apartamenteve nga zjarri nuk është ende aq e përhapur sa tek automjetet. Sipas kreut të zjarrfikësve, zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë më pas përbërja e fasadës e ka ndihmuar të ngjitet lart. Disa banorë thanë se një studio mjeku në këtë kat ka një furrë, por ende nuk dihen detaje. Ndërkohë, pamjet e përhapura tregojnë një zjarr të…
Rusia tha të enjten se po dëbon dy diplomatë amerikanë, duke thënë se ata kanë punuar me një qytetar rus të akuzuar për bashkëpunim me një shtet të huaj. Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se kishte thirrur të dërguarën amerikane, Lynne Tracy dhe i kishte thënë se sekretari i parë i ambasadës, Jeffrey Sillin dhe sekretari i dytë David Bernstein duhet të largohen nga Rusia brenda shtatë ditëve. Ambasada amerikane e konfirmoi njoftimin. Departamenti i Shtetit në Uashington nuk ka komentuar ende. Në deklaratën e Moskës thuhet se personat e përmendur kanë kryer veprimtari të paligjshme, duke mbajtur…
Një zjarr ka shkrumbuar një pallat 10-katësh në Tiranë me dëme të shumta materiale. Pallati gjendet në zonën e ish-parkut të Autobusëve dhe ende nuk ka një informacion mbi shkaqet që solli këto pasoja. Në pamjet e mëposhtme, shihet se si kati i fundit i pallatit, është shkrumbuar tërësisht. flakët kanë nisur rreth orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”. Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë ndërkaq, 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri.
Ariana Grande thotë se është në një kapitull të ri të rrugëtimit të saj të bukurisë. “Për një kohë të gjatë, bukuria ishte për t’u fshehur për mua, dhe tani ndihem sikur nuk është kështu, pasi nuk kam marrë fillers dhe botox,” tha ajo në një video grimi për Vogue të shpërndarë të martën. Grande tha se kur ishte adoleshente dhe një yll në rritje i Nickelodeon, ajo ishte e ekspozuar ndaj kaq shumë diskutimeve rreth pamjes së saj. Kjo bëri që ajo të përdorte “makijazhin si maskim ose si diçka për t’u fshehur pas”. Ajo po vendoste eyelinerin e…
Këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi ka lyer veten me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes para komisariatit. Dje është mbajtur seanca e kuvendit komunal të Topoles dhe në orët e vona të mbrëmjes politikani ka dalë para stacionit policor ku i ka vënë flakën vetes. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar burrin me djegie të rënda në Qendrën Klinike në Kragujevc. Një polic u lëndua lehtë teksa po përpiqej ta ndihmonte 53-vjeçarin.