Author: tirana

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Altin Lekaj, baba i tre fëmijëve. Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00. Mediat italiane raportojnë se viktima, i cili lëvizte me skuterin e tij, është përplasur me një makinë që i vinte përballë. Ndërkohë, një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

Read More

Poligoni i parë publik i testimit praktik për lejedrejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Lejedrejtimi, është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, thotë se objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikëtakimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale. “Ky kompleks i ri, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për programe edukative të sigurisë rrugore, orë këndi trafiku dhe aktivitete mësimore shtesë”, tha Rama. Ky projekt është një tjetër vepër për…

Read More

270 pasagjerët dhe 14 anëtarët e ekuipazhit në një fluturim të United Airlines nga Newark në Romë kaluan një situatë traumatike kur avioni humb kuotë më shumë se 8500 meter në vetëm 10 minuta. Fluturimi 510 i United Airlines nuk arriti kurrë në Romë, pasi Boeing 777 pati një problem me presionin e kabinës. Avioni filloi të binte shpejt dhe piloti u detyrua të kthehej prapa. Aeroplani u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Liberty i Newark në orën 20:37 dhe u ul përsëri në aeroport në 12:27 pasdite në vend të destinacionit të planifikuar të Aeroportit të Romës, sipas gjurmuesit të…

Read More

Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar. Kjo ka qenë në fokus të takimit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla me homologun italian, Matteo Piantedosi. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit. “Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive…

Read More

Nga megaoepracioni më i madh në vitet e fundit për goditjen e grupeve kriminale që shisnin drogë kudo, mësohen detaje të reja. Shkon në 90 numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës nga operacioni antidrogë që u zhvillua në të gjithë vendin, i koduar “Tempulli”. Ata janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë. Një prej tyre ishte me fëmijë të mitur dhe shtatzënë, e ndërsa një tjetër në moshën 68-vjeçe. Nga vëzhgimet…

Read More

As fyerjet dhe inati që kanë ndezur në mesin e italianëve për stilin e veshjes ku Bianca Censori ekspozon format e saj në rrugë, nuk kanë qenë motiv për reflektim nga ajo dhe bashkëshorti Kanye West. Modelja dhe reperi amerikan kanë vazhduar të shfaqen po me të njëjtat veshje provokuese, këtë herë në rrugët e Berlinit. Ata janë fotografuar nga paparacët duke pritur në radhë para një dyqani qebapësh në kryeqytetin gjerman, me Bianca Censorin që me veshjen transparente ekspozon të gjitha asetet e saj. Kanye e kishte gjatë gjithë kohës fytyrën të mbuluar në stilin e kapakut, me një…

Read More

Këtë të premte Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator. Por çudia është se Basha nuk do të ketë kandidat për këto zgjedhje. Partia e Lirisë do të ketë të drejtën që të propozojë një anëtar. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashki kishte vendosur një tjetër ndarje. Më konkretisht, Partia Socialiste do të propozonte tre anëtarë të KZAZ, dy do t’i propozonte Partia e Lirisë dhe një Partia Demokratike. KAS i kishte dhënë të drejtë Celibashit, duke rrëzuar kështu ankimimin e PD-së. Por,…

Read More

“Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në Tik-Tok është montazh”, tha 31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia), i cili u arrestua nga Policia e Lezhës pasi shfaqej në një video, duke konsumuar hashash bashkë me një fëmijë të mitur. I riu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës, në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”. Policia nuk ka arritur ende të indetifikojë fëmijen që shfaqej në videon e postuar në tik-tok, pasi 31-vjeçari nuk…

Read More

Klubi i divizionit të tretë në Çeki, Usti Nad Labem ka firmosur me Martin Podhajsky, një 22-vjeçar i cili nuk ia ka haberin futbollit. Studenti nuk është marrë kurrë më parë me futboll apo me ndonjë sport tjetër, por ishte dëshira e babait të tij që ky i fundit të ishte pjesë e një skuadre. Për ta regjistruar në ekip, babai i 22-vjeçarit pagoi plot 200.000 euro teksa palët kanë edhe një tjetër marrëveshje. Podhajsky duhet të luajë me patjetër të paktën 10 minuta në çdo ndeshje ndërsa do të zëvendësojë në sulm kapitenin e ekipit. Sakaq, presidenti i klubit…

Read More

Pasi në Bruksel nuk pati dritë jeshile, funksionarë të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti kanë hedhur akuza të forta ndaj ndërmjetesëve europian duke aluduar se ata po mbajnë anën e Serbisë në bisedime. Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit ka publikuar një dokument që sipas tij gjashtë muaj më parë është propozuar nga Serbia. Ai thotë se i njëjti dokument është propozuar nga shefi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. ”Një dokument gjashtëmujor i vjetër u përdor sot nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e pjesëmarrjes së…

Read More

Në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, e bija e tij, ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka rrëfyer kujtimet e atij momenti para vrasjes. Ajo thotë se lajmin e morën vesh përmes radios, ndërsa po e prisnin në shtëpi për të darkuar. “Është një ditë e trishtë që të rikthen kujtimet e hidhura të 12 shtatorit. Por kujtoj pjesën kur ishte gjallë dhe ne patëm fatin të shpenzonim kohë me të para se të vdiste ishim me mamin dhe babain, vëllain në një lokal para selisë së PD. Mamaja ishte shtatzënë. një gjë që iu vu në dukje…

Read More

Policia Rrugore në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj, pasi drejtonin makinën në efektin e lëndëve narkotike. Janë ndaluar shtetasit D.S, 20-vjeç dhe A.S, 19-vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve D. S. dhe A. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read More