Author: tirana

Nëse qëndroni 10 orë në ditë ulur, rritet risku për t’u prekur nga demenca. Një studim i universiteit të Californisë në Los Angelos, thotë se qëndrimi për shumë orë ulur, edhe pse i alternuar me qëndrime të shkurtra në këmbë, bën shumë dëm për organizmin e njeriut dhe ndikon thellësisht në shfaqjen e sëmundjeve të degradimit të trurit. Kërkuesit janë bazuar në të dhënat e rreth 60 mijë vullnetarëve, të cilët janë monitoruar për një javë 24 orë mbi 24 orë. Pas ndarjes së kategorive dhe efekteve që mund të kenë faktorë si mosha, gjinia, niveli i edukimit, etnia, sëmundjet…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e krahasoi PD dhe grupimin e Berishës me një organizatë që i kanë sjellë vetëm dëme Shqipërisë. Në një intervistë për “Real Story”, Veliaj tha se PD-ja po pëson të njëjtat fatkeqësi që i ka shkaktuar Shqipërisë dhe nuk meriton mëshirë. “Ajo parti e familje politike e krijuar nga Sali Berisha, është organizata që i ka shkaktuar më shumë dëm Shqipërisë, ka veshur më shumë gra me të zeza, ka shkatërruar më shumë financa. Ajo është një organizatë që i ka bërë dëm Shqipërisë dhe këtu nuk bëhet fjalë për të hequr Saliun.…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Sportit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e-Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator. Viti 2023-2024 është viti i parë shkollor ku i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP. Ministria e Arsimit dhe Sportit i’u kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar…

Read More

Beteja e jetës për të kaluar detin Mesdhe me varka për të mbërritur në Itali, nuk janë të vetmet që iu desh të kalonin një grup prej 25 emigrantësh. Ata ishin duke u transferuar nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte, autobusi me të cilin ata udhëtonin u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë. Drejtuesit e të dy mjeteve të përshirë në aksident humbën jetën dhe të paktën 25 emigrantë mbetën të plagosur. Të dy viktimat janë italianë, ndërsa raportohet se një prej tyre është hedhur nga kabina në momentin e përplasjes. Aksidenti ndodhi pak pas…

Read More

Si pasojë e flakëve të forta, 4 apartamente janë shkrumbuar krejtësisht në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në rrugën “Sali Butka” në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Banorët janë në pritje të ekspertëve, të cilët do të kryejnë verifikimin e dëmeve nga zjarri si dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve. Pallati 10-katësh ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj, rrezikoi seriozisht të shembej nga flakët që nuk njohën kufi dhe u shpërndanë thuajse në të gjithë strukturën e godinës së banuar, por fatmirësisht nuk shënuan të plagosur dhe asnjë humbje…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit shpreh zhgënjim që nuk u arrit ndonjë përparim në rundin e ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. “Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in. “Ne do të konsultohemi brenda dhe…

Read More

Një 41-vjeçari në Kamëz është dhunuar me grushte, ndërsa ka përfunduar në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në Babrru. Persona të paidentifikuar kanë goditur disa herë me grushte shtetasin me inicialet Sh.H., dhe më pas janë larguar. “Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje”,-thuhet në…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga fushat e mbjella të Metoqit në Sarandë, që sipas kreut të qeverisë, janë shëmbëlltyrë e Shqipërisë së punës. “MIRËMËNGJES dhe nga fushat e mbjella të Metoqit në Sarandë, shëmbëlltyrë e Shqipërisë së punës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, është paditur për tre akuza, të gjitha lidhur me posedimin e paligjshëm të një arme, të cilën ai e bleu duke gënjyer kur ishte përdorues droge. Aktakuza historike kundër djalit të një presidenti në detyrë vjen pas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë që mund t’i jepte fund një hetimi shumëvjeçar ndaj Hunter Biden-it dhe vjen gjithashtu teksa republikanët e Kongresit ndjekin një hetim për shkarkimin e presidentit demokrat, kryesisht për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden. Biden u padit në gjykatën federale në Delaëare për tre akuza në lidhje me posedimin…

Read More

Këtë të premte, moti do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në ekstremin verior do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Read More

Dashi Një fazë rikuperimi në dashuri po fillon dhe kjo falë një hëne të bukur. Mund të takoni shpirtin tuaj binjak ose të hapeni si kurrë më parë. Në punë do të ishte më mirë të mos fiksoheni shumë pas ideve tuaja. Duhet të jeni të sigurt për punën tuaj. Demi Të premten në dashuri duhet të sqaroni gjërat me partnerin nëse ka diçka që nuk shkon. Në punë, tashmë keni filluar të mendoni për vitin 2024. Vetëm duke planifikuar përpara mund të arrini rezultate të shkëlqyera dhe mund të mposhtni konkurrencën. Binjakët Në dashuri është një periudhë kaosi dhe…

Read More

Mesditën e sotme një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë. Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%, ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se familjet e dëmtuara do të ndihmohen nga bashkia. Së fundmi policia ka shoqëruar administratorin e pallatit. Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë…

Read More