Author: tirana

Shqipëria do të presë Republikën Çeke në Arenën Kombëtare më 12 tetor. Bëhet fjalë për rreth 180 mijë të interesuar për një vend në stadium, madje ka nga ata që flasin edhe për 200 mijë kërkesa. Ecuria entuziazmuese e Shqipërisë në kualifikueset e “Euro 2024” ka nxitur një garë të paprecedentë për të siguruar bileta. Portali i blerjes “online” bllokohet shpesh nga numri i lartë i përdoruesve, edhe pse biletat nuk kanë dalë ende në shitje. Pas fitores madhështore ndaj Polonisë, ku Kombëtarja mori edhe kryesimin e Grupit E, të gjithë janë entuziastë. Skuadra e Sylvinho bind me lojë, entuziazmon…

Read More

këngëtari i njohur britanik, Liam Payne është dërguar me urgjencë në spital, teksa ka qenë me pushime me të dashurën e tij, pasi vuante nga dhimbjet e rënda të veshkave. Ai u ndje keq gjatë një udhëtimi në Komo të Italisë, ndërkohë që ka qenë me të dashurën e tij, Kate Cassidy, raporton “The Sun”. Dhimbjet e veshkave i nisën këngëtarit muajin e kaluar, kur iu desh të anulonte të gjitha koncertet në Amerikën Latine për shkak të një infeksioni në veshka. “Kjo është diçka që nuk do t’ia uroja askujt dhe doktori më urdhëroi të pushoja dhe të shërohesha”,…

Read More

Një bankomat i një banke të nivelit të dytë ka pasur një defekt dhe për pasojë ka nxjerrë tek qindra klientë më shumë para kur kanë bërë tërheqje. Sipas të dhënave një pjesë e madhe që kanë tërhequr pagat u kanë dalë 6000 lekë më shumë. Ka qenë vetë banka që e ka konsatuar problemin edhe pse me qindra rrogëtarë kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë. Nuk dihet se sa është shuma totale e shpërndarë gabim dhe nëse paratë janë kthyer të gjitha pas.

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zyrat Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike, ku së bashku me drejtorin e këtij institucioni Igli Tafa inspektoi nga afër aktivitetin e kësaj Qendre, u njoh me rezultatet e arritura deri më tani, por edhe objektivat. Siguria kibernetike, u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku, është një ndër elementët më të rëndësishëm duke pasur parasysh se tashmë Shqipëria ka hedhur hapa të konsiderueshëm drejt dixhitalizimit të shërbimeve. “Qeveria Shqiptare ka vendosur prej kohësh që të dixhitalizojë të gjitha proceset, sidomos ato të shërbimeve, por nga ana tjetër edhe proceset operacionale tek infrastruktura kritike…

Read More

Sofia Vergara po shijon beqarinë pas divorcit nga Joe Manganelio. Aktorja e njohur në rrjetet sociale shpeshherë dhuron momente unike për 31.3 milionë ndjekësit e saj. Këtë herë ajo ka zgjedhur të postojë në story-t e saj në Instagram një foto nga e kaluara. Aktorja 51-vjeçare zgjodhi një klikim pikant ku e shohim duke pozuar për objektivin me shpinë të kthyer duke ekspozuar të pasmet e saj mbresëlënëse të cilat janë pika e saj e fortë.

Read More

Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, ka treguar për luftën me flakët në pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka”, pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë. “Ka qenë i vështirë fillimi. Kishim vështirësi rrugën. Për të hyrë kemi prerë pemë. Kemi një autoshkallë 64 metra, gati 20 kate. Ishte e pamundur të futej pasi kishte hapësirë të ngushtë. Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarrfikës për menaxhimin shumë të mirë të situatës.…

Read More

Është kthyer në komike situata në kampin blu. Debati tani është për kryetarin e grupit parlamentar, ku Lulzim Basha delegoi Flutura Açkës në këtë post, dhe deputeti Saimir Korreshi ironizon situatën. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lexoi dje në seancë dy shkresa, atë të Gazment Bardhit që deklaronte se ishte kryetar grupi dhe atë të Bashës, që autorizonte Açkën. Por deputeti Saimir Korreshi kishte përgatitur edhe vetë një dokument. Përmes kësaj shkrese, Korreshi vetëshpallet kryetar grupi, ndërsa thekson se ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë. Pavarësisht faktit se ai ia kishte dorëzuar Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi që ta lexonte…

Read More

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një ditë më parë një pallat në Tiranë dhe që ka shkaktuar dëme të mëdha në 4 apartamente. Ai tha se dëmet mund të ishin evituar, ndërsa kërkoi informacione nga kreu i bashkisë Erion Veliaj për këtë dosje. “Pasi zjarri u vu nën kontroll, kam qenë në kontakt me disa ekspertë të fushës, inxhinierë dhe arkitektë, të cilët pas konstatimeve që kanë bërë edhe në terren, më kanë konfirmuar që ishte tejet e mundur evitimi i dëmeve kaq të mëdha. Nuk është e thënë që nuk do…

Read More

Thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe mbështetja që ky vend i ka dhënë Kosovës, ishin fokusi i takimit të zhvilluar këtë të premte mes Presidentit Bajram Begaj dhe zv.presidentes së Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova. Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Sipas tij, vizitat e nivelit të lartë që dy vendet kanë shkëmbyer vitet e fundit duhet të vijojnë edhe më tej në funksion të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, Yannis Oikonomou, ka mbërritur këtë të premte në burgun e Durrësit për të vizituar Fredi Belerin. Oikonomou erdhi në Tiranë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit. Arrestimi i Fredi Belerit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë përplasje diplomatike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse…

Read More

Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim e 17 mijë shtetasve të BE-së përmes Call Center-ave dhe i ndaluar më 6 shtator në Dubai, është lënë i lirë nga autoritetet atje. Lajmin e jep gazeta spanjolle “El Pais”, fakt të cilin ia ka konfirmuar avokati i Amant Josifit dhe pretendon se ai jeton prej 3 vitesh atje. “Josifi është i lirë, pa asnjë masë sigurimi, në pritje të paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga gjykata e La Seu”,-shkruan media spanjolle. Policia nuk arriti ta arrestonte në Shqipëri në megaoperacionin ndërkombëtar që kreu në nëntor të vitit…

Read More

Për vrasjen e Elson Kalaverit, dy shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar nga autoritetet italiane. Krimi ndodhi në gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano në Pisa. Siç shkruajnë mediat italiane, vrasja është porositur nga një shqiptar në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait. “Ai vendosi të merrte një grup vrasësish për të zbatuar atë që quhet “Kanuni” në Shqipëri”, shkruan Today. Arrestimet janë kryer mëngjesin e kësaj të premteje në Castelnuovo Val di Cecina (një fshat në Pisa), Napoli, Casoria (një fshat në Napoli), Pescara dhe Shqipëri. Autoritetet italiane nuk japin emra, por thonë se ata janë përgjegjës, në…

Read More