Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Veleshnje të Beratit. Flakët kanë përfshirë një nga ullishtet e fshatit. Si pasojë e erës, zjarri është përhapur me shpejtësi drejt zonës kodrinore. Dy grupe shërbimi të shërbimeve zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në një kohë të shkurtër flakët janë vënë nën kontroll. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e ferra dhe disa rrënjë ullinj.
Author: tirana
Taulant Balla është takuar sot me ministrin e Brendshëm të Spanjës, Fernando Grande-Marlaska. Ministri i Brendshëm deklaroi se në fokus të bisedimeve ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. “Me Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, shkruan…
Ndonëse prej vitesh nuk e kemi parë të angazhohet në projekte të reja muzikore, këngët e Rosela Gjylbegut vazhdojnë të dëgjohen nga fansat dhe dashamirësit e saj. Një ndjekëse e artistes ka postuar në Instastory një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Eliza Hoxhën “Rrahjet e zemrës” që u krijua 10 vite më parë. Gjylbegu e ka ripostuar videon me mbishkrimin: “Eh ishte një kohë kur dëgjohej muzikë e vërtetë”.
Mjeku Adrian Fandi iu ka bërë thirrje prindërve që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre në rast se ata zbulojnë që kanë përdorur gaz toksik që shitet me tullumbace në lokale. “Në vend të oksigjenit merr helium ose protoksitd azoti, janë dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike . Si dhe mund të ketë halucinacione derisa të hidhet nga ballkoni. Shqetësimi im është përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë në lokale. E përdorin në lokale në një farë mënyre si drogë rikreative. Unë punoj si mjek…
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, para pak javësh kishte kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Artistja zgjodhi Kep Merlin si destinacionin e saj për pushime, e jo vetëm këtë herë. Dua kishte kaluar edhe vera të tjera në po këtë vend, e shoqëruar gjithmonë nga familjarët e shoqërinë. Vila në të cilën qëndroi Dua, thuhet të jetë vila më e madhe private në plazhin e Kep Merlit në Ksamil. Përveç artistes shqiptare aty kanë qëndruar edhe shumë personazhe të rëndësishme, duke përfshirë edhe vajzën e ish-presidentin Donald Trump, Ivanka Trump. Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale një video,…
Një pjesë e banorëve të pallatit të djegur një ditë më parë në Rrugën e Kavajës në Tiranë, apartamentet e të cilëve u shkrumbuan nga flakët, kanë rrëfyer se akoma nuk dinë çfarë do të ndodhë me ta dhe ku do të banojnë. “70% është dëmtuar, jetonim tre veta në atë banesë. Mesa kam parë flaka doli nga kati i dytë e pastaj shpërtheu dogji pjesën lart. Më është djegur dhoma me të gjitha orenditë. 70% janë të parikuperueshme. Deri tani nuk na kanë thënë se ku të qëndrojmë, të shohim se çfarë do të na premtojnë. Në katin e…
Eduart Kurti është i shumëkërkuari nga policia që është arrestuar këtë të premte në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje. Mësohet se 48-vjeçari ka vrarë në vitin 2012 me armë zjarri dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, pikërisht në bulevardin “Bajram Curri”. Shkak i kësaj vrasje horror ishte borxhi që vëllezërit i kishin Kurtit. Bëhet fjalë për një shumë 200 mijë dollarë, të cilët Kurti ua kishte dhënë vëllezërve. Paratë ishin dhënë disa kohë para vrasjes dhe viktimat duhej që t’ia kthenin autorit…
Zjarri në pallatin në rrugën “Sali Butka” në Tiranë ka nisur nga një shkëndijë elektrike nga kondicioneri në katin e sipërm të papafingos. Në një intervistë për Neës 24, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, theksoi se nga pamjet filmike dhe verifikimet paraprake, është arritur në konkluzion se nga kondicioneri zjarri është përhapur në banesë dhe më pas në katet e tjera të ndërtesës. “Nga pamjet dhe nga të gjitha ekspertizat që kemi bërë ditën e sotme, mendojmë që zjarri ka nisur në këtë pjesë të ndërtesës ku ndodhet edhe papafingo. Mendoj se zjarri ka nisur nga kondicionerët, kemi dhe…
A e keni vënë re se sa pak individë nuk dinë si të përballen me komplimente? Njerëzit kanë tendencë të sabotojnë komplimentet e njerëzve të tjerë. Ndonjëherë, madje edhe thjesht komplimentet për veshjet. Ata lavdërojnë këpucën tonë, ne themi se është e vjetër.Eshtë sikur as nuk besojmë se jemi vërtet të lavdërueshëm. Kjo është e çuditshme. Në fakt nuk është e lehtë të kultivosh një imazh pozitiv për veten, pasi shumica prej nesh është larg përsosjes estetike të promovuar nga media në përgjithësi. Ne e shohim veten aq larg nga ato modele bukurie që na rrethojnë, nga ai konsum i…
Një sherr mes muxhahedinëve të kampit MEK ka përfunduar në polici. Pas përplasjes mes tyre, një nga muxhahedinët raportohet se është larguar nga kampi dhe u strehua në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë. Por kur drejtuesit e MEK kanë shkuar për ta marrë, ai nuk ka pranuar që të kthehet në kamp ndërsa situata ka agravuar. Mes tyre ka pasur konfrontim fizik pasi drejtuesit e MEK kanë tentuar që ta marrin me forcë muxhahedinin dhe është dashur ndërhyrja e policisë, raporton News24. Shërbimet e komisariatit nr.4 kanë ndërhyrë për të shuar…
Emily Ratajkowski zbuloi kërkesat që ka nga një mashkull, për të dalë në një takim me të. Modelja shpesh ndan mendimet e saj me audiencën, veçanërisht përmes llogarisë së saj në TikTok. Siç ka shpjeguar në një video të fundit që ka postuar në profilin e saj, ajo nuk ka më kërkesa të larta për të dalë me dikë, për sa kohë që ai e nxjerr jashtë për të ngrënë. “Si një beqare e re vendosa të dilja në një takim me këdo që do të më çonte për darkë”, shkruan ajo në video teksa pozon në makinën e saj.…
Nga Magda Osman Pse e bleve makinën tënde? Pse u dashurove me partnerin tënd? Kur fillojmë që të analizojmë bazën e zgjedhjeve tona të jetës, qofshin të rëndësishme apo jo, mund të arrijmë të kuptojmë se nuk kemi shumë të dhëna. Ne madje mund të pyesim veten nëse e njohim vërtet mendjen tonë dhe çfarë ndodh me të jashtë pjesës sonë të vetëdijshme. Fatmirësisht, shkenca psikologjike na ofron njohuri të rëndësishme dhe mbase të habitshme. Një nga zbulimet më të rëndësishme vjen nga psikologu Benchamin Libet në vitet 1980. Ai kreu një eksperiment që është shumë i thjeshtë, pori cili prej asaj kohe ka shkaktuar një debat të madh. Pjesëmarrësve iu…