Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë për këtë sezon. Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë. Në Angli, i janë drejtuar pyetje Pochetinos në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet shpejt në fushë. Trajneri i Chelsea, nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare. “Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 shtator se për të ishte “e qartë që në fillim” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të ndodhë “ajo që ai (Kurti) e quan njohje joformale”. Këtë deklaratë Vuçiç e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë ekspozimit të armatimit, pajisjeve ushtarake dhe një pjesë të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë, në Nish, në jug të vendit. “U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian (BE) që e bënë të qartë se kush është përgjegjës”,…
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në rrugën e Mulletit, teksa një automjet tip “Hummer” ka përfunduar në një kanal. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa duhet theksuar se dëmet kanë qenë vetëm materiale. Detaje të tjera priten të mësohen në minutat në vazhdim.
Përpos prodhimit vendas, qoftë nga kompanitë por edhe nga blerjet direkt tek fermerët, një pjesë e nevojave të konsumatorë shqiptarë për qumësht plotësohen nga importi. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë periudhës Janar-Gusht 2023, janë importuar nga jashtë kufijve 15 mijë ton qumësht me vlerë afro 1.5 miliardë lekë. Por cilat janë shtetet kryesore që na furnizojnë më qumësht? Të dhënat e doganave tregojnë se vendin e parë e mban Serbia, tashmë prej vitesh, ky shtet qëndron në krye të listës sa i takon këtij produkti, ku në 8 muaj ka eksportuar 5 mijë ton.…
Çështja e arrestimit të Fredi Belerit ka ndezur jo vetëm një debat politik, por edhe historik mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shteti fqinj pretendon për një minoritet grek të paqenë në Himarë, që nuk bazohet në asnjë fakt apo dokument historik. Megjithatë, politika greke për helenizimin e Epirit, dhe për quajtjen si “grek” të të gjithë atyre që janë orthodhoksë, duket se nuk ka qenë pa rezultat. Këtë ka shpjeguar historiania e njohur Elena Kocaqi, gjatë një interviste për “Report Tv”. “Greqia ëndërron dhe shpreson që me Himarën të plotësojë ëndrrat e saj të Epirit. Ajo e quan shkelje të minoritetit…
Policia e Kosovës iu ka bërë kërkesë qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi të hënën e 11 shtatorit në Podujevë. “Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.” “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Operacioni “Tempulli” vuri në pranga edhe Saimir Rexhepin, i njohur ndryshe me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”. Duke komentuar aksionin policor, ish-deputeti Myslim Murrizi shkruan se askujt nuk i duhet një “show mediatik kur ujqërit e vërtetë që furnizojnë Shqipërinë dhe Europën me tonelata dhe kontejner bananesh janë të paprekshëm dhe emërojnë drejtues policie, doganash e porti”. Deklarata e plotë: Mega operacioni “Tempulli” e ka marrë emrin pikërisht pse është arrestuar “padrinoja” i tempullit, Ujku i Cërrikut. Shumë mirë bëjnë që goditën shpërndarësit ordinerë, por po nuk u mbyll burimi nga vjen ky mall e gjitha është propagandë hipokrite. Si ka…
TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjeve të privatësisë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve në Bashkimin Evropian. Kjo platformë ka shkelur një sërë ligjesh të BE-së për privatësinë midis 31 korrikut 2020 dhe 31 dhjetor 2020, tha Komisioneri i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), në një deklaratë. Është hera e parë që TikTok në pronësi të ByteDance është gjobitur nga DPC, rregullatori kryesor në BE për shumë prej firmave më të mira të teknologjisë në botë për shkak të vendndodhjes së selisë së tyre rajonale në Irlandë.
Brigen Limka, 39 vjeç u vra me armë gjahu ditën e sotme në Pire, Greqi. Autor i dyshuar i ngjarjes është një 68-vjeçar. Mediet greke shkruajnë se autorit iu deshën vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna për ta lënë të vdekur Limkën. Sipas dëshmitarëve ai u ekzekutua nga një shtetas grek, pas një konflikti për një vend parkimi. Po sipas tyre, autori njihej si person problematik, ndërsa pasi ka kryer vrasjen, është ngjitur qetësisht sërish në banesën e tij. “Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova…
Analisti Fatos Lubonja, duke folur rreth propozimit për rritjen e pagave të gjyqtarëve, u shpreh se do të ndikojë për keq në sistemin e drejtësisë, teksa ka treguar edhe arsyet. “Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë. Rritja e pagave nuk do t’i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të…
“Dancing with the Stars”, programi i kërcimit pritet të ketë pjesë të saj emra mjaft të njohur të showbizit. Së fundmi, është zbuluar edhe konkurrentja e tretë që do të jetë pjesë e këtij show televiziv. Bëhet fjalë për modelen Atalanta Kërçyku. View this post on Instagram A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)
Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre në mbarë botën për Vitin e Ri Hebre. Në mesazhin e urimit, kreu i qeverisë ka kujtuar lidhjen e veçantë që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij hebre, ndërsa shkruan se është i privilegjuar që ka kontribuuar gjatë këtyre viteve për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. “Teksa dielli ka perënduar dhe ka nisur Viti i Ri Hebre, i shpreh urimet e mia më të ngrohta komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën. Rosh Hashanah është kohë reflektimi, ripërtëritje dhe shprese, e teka jemi në pragun e një viti të…