Detaje tronditëse janë zbuluar nga vrasja e një 40-vjeçari shqiptar në Pire, për një vend parkimi. Krimi i rëndë ndodhi mesditën e sotme (15 shtator) pas një konflikti mes viktimës dhe autorit, të cilët njiheshin me njëri-tjetrin dhe prej kohësh kishin konflikte. Ngjarja ndodhi jashtë një parkimi ku punonte 40-vjeçari, ku autori pas sherrit ka shkuar në shtëpi, ka marrë armën dhe ka qëlluar në kokë shqiptarin. Më pas ai e ka qëlluar sërish me plumb. Viktima u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Një dëshmitare tha për Protothema, se autori nuk kishte makinë…
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur sot delegacionin e Senatit të Republikës Çeke, kryesuar nga Zëvendëspresidenti, z. Jiří Oberfalzer.Diskutimi u fokusua veçanërisht në procesin e integrimit të Shqipërisë, ku Republika e Çekisë pati një rol të rëndësishëm si mbështetëse e zëshme e Ballkanit Perëndimor.”Diskutuam për Presidencën Çeke të BE-së gjatë kryesimit të së cilës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe u miratua vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkruan ministrja Spiropali përmes një statusi në rrjetet sociale.Më tej ajo nënvizon se “Reformat e ndërmarra, puna e bërë nga…
Çmimi i karburanteve ka pësuar një tjetër rritje. Sot në pikat e furnizimit me pakicë 1 litër naftë shitet deri në 214 lekë, ndërsa benzina 216 lekë për litër. Ndërkohë çmimi i gazit është 58 lekë për litër. Nga fotot e siguruara nga LSA, shihet qe çmimi i karburanteve ndryshon në varësi të pikave. Kjo është e disata herë që rritet çmimi i karburanteve që pas shkrirjes së Bordit të Transparencës. Operatorët e tregut thonë se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa. Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. F., 62 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, dyshohet se ka vjedhur pasqyrën e një automjeti tip “Opel”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin N. N., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i kishte caktuar Gjykata dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, afër banesës së saj. -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku…
Katër apartamente janë djegur plotësisht dhe 13 të tjerë janë djegur pjesërisht, por mbeten të pabanueshëm. Ky është bilanci i pallatit 10 katësh në Tiranë, që u përfshi të enjten nga flakët. Paçka se nuk një konkluzion për shkaqet e zjarrit, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, tha një ditë më parë se dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë, dhe më pas i ndihmuar nga fasada ka mbërritur në katin e dhjetë. Banorët e pallatit pretendojnë se kjo nuk është e vërtetë. Ata thonë se flakët kanë nisur fillimisht në katin e tetë, ku në…
Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Sali Berisha është ndalur në arrestimin e Amant Josifit. Berisha tha se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura. Poa shtu ish-kryeministri tha se Helidon Bendo iku me urgjencë nga SHISH, dhe ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar. “Skema piramidale e Olsi Ramës dhe Amant Josifit shkon në një vjedhje prej 2.4 miliardë euro. Kjo skemë piramidale, në të cilën thuhet se janë vjedhur mbi 200 mijë qytetarë europianë në Spanjë, Gjermani dhe…
“Finalmente, Elsa” do të titullohet koncerti që do të na sjellë më 1 nëntor në Pallatin e Kongreseve, këngëtaren Elsa Lilën. Këngëtarja që na bëri të ndjeheshim krenarë ndërsa prezantohej si e para shqiptare që ngjitej në skenën e Sanremos, artistja që na ka qetësuar mendjen e shpirtin me melodinë e zërit e të këngëve të saj e që na ka bërë të besojmë, deri edhe një vit më parë kur u rikthye në skenën e Festivalit të RTSH-së, se muzika e vërtetë mund të krijohet e të këndohet me mjeshtëri ende. Mund ta themi pa pikë dyshimi se do…
Nga: Eduard Zaloshnja Në mesjavë publikova një sondazh në Report TV për çështjet e nxehta të ditës (Beleri, ndryshimet në qeveri), por edhe mbi vlerësimin e shqiptarëve për aktivitetin e derisotëm të qeverisë dhe opozitës në përgjithësi. Nga përgjigjet e të anketuarve (që përfaqësonin statistikisht me përafërsi të gjithë banorët e rritur të vendit), rezultoi se 61% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për punën e qeverisë deri më sot. Nga ana tjetër, rezultoi se pothuaj 73% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi. Sa më sipër mund të jetë gjetja më domethënëse…
Sali Berish pa dhënë një datë të saktë, tha se Partia Demokratike do të nisë protestat pas një përgatitjeje psikologjike, politike dhe të gjithanshme. Ai tha edhe se protestat do të jenë të një lloji tjetër dhe jo si ato që kemi parë deri më tani. “Është shumë e qartë që PD do të nisë protestat, por përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si një proces. Nuk është kjo një protestë që do fillojë sot do rrijë disa orë e do shpërndahet , por do të jetë një protestë e një lloji tjetër kërkon përgatitje psikologjike, politike, të gjithanshme dhe…
Gjykata Penale, në seancën e kësaj të premteje ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për 29 nga 90 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli” në Tiranë. Masat e sigurisë për të tjetër do të vijojnë ditët e ardhshme. Të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë. Në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike.
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, Policia e Kukësit njoftoi se ka arrestuar sot, katër persona dhe një e ka proceduar në gjendje të lirë. Policia e qytetit verilindor njoftoi se falë ndërhyrjes së befasishme është shkatërruar një ambient në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe shitje në doza të cannabis sativës, si dhe për organizim të lojërave të fatit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në funksion të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u…
Sali Berisha u kërkon mediave që të pasqyrojnë çdo mbledhje të këshillave bashkiakë. Ai ka hedhur sërish akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin. Berisha thekson se sot Veliaj kalon vendimin për t’i dhënë 6 mln euro të tjera kompanisë së tij për “djegësin”. “Sot kalon vendimin për 600 mln lekë të tjera në kompaninë e tij me pronarë në letra Zoto dhe Mërtiri. 6 mln euro! Erion Veliaj çdo ditë që kalon është një akt-akuzë e rëndë për Skapin e partisë. Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 mln euro, 430 mln lekë i ka marrë nga…