Author: tirana

Një prej personave të arrestuar në kuadër të mega-operacionit policor të koduar “Tempulli” është dhe shtetasi Saimir Rexhepi, ose i njohur ndryshe në rrjetet sociale me nofkën “Ujku i Cërrikut”. Ai është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale, teksa ka edhe disa dalje televizive. Saimir Rexhepi (Ujku i Cërrikut) u arrestua nga policia e Elbasanit bashkë me shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj dhe Stiven Faqolli. Në videon e mëposhtme është momenti i shoqërimit të tij në komisariat, teksa shihet me një kurorë mbreti në kokë. Ndërsa, në foton e mëposhtme është brenda qelisë, ku…

Read More

Një grua u shpëtua nga nën rrënojat gjashtë ditë pasi një tërmet shkatërrues goditi Marokun. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja u shpëtua dhe u nxor nga rrënojat nga një ndërtesë në fshatin Tizi-n-Test, në provincën Taroudant. Pas kësaj, e mbijetuara thuhet se u dërgua në një spital ushtarak fushor 60 kilometra (37 milje) larg me autoambulancë. Rreth 3,000 njerëz humbën jetën, kurse mijëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e tërmetit që ndodhi më 8 shtator me epiqendër në El-Huz.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se takimi në Bruksel nuk ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit. Pas takimit me presidentin Aleksander Vuçiç, Kurti para mediave tha se kanë propozuar plan për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ndërsa shtoi se pala serbe nuk kishte asnjë propozim, por kushtëzonte me themelim të Asociacionit. Ai theksoi se nuk mund të pranohet propozimi i Serbisë për të filluar me Asociacionin dhe më pas me pikat e tjera. “Nuk jemi në prillin e vitit 2013. Kjo nuk është marrëveshja e vitit 2013. Nuk…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 20-vjeçare është vetëhelmuar me ilaçe. E reja është transportuar me urgjencë në spital nga familjarët sapo kanë mësuar se ajo ka gëlltitur ilaçet. Mjekët po i japin ndihmën e parë mjekësore që e reja të kapërcejë situatën e rëndë ku ndodhet. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Read More

Një pilot rus qëllimshëm gjuajti me raketa në drejtim të një avioni vëzhgues të Forcës Ajrore Mbretërore në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi vitin e kaluar, raportoi BBC të enjten. Rusia ia kishte lënë fajin një “keqfunksionimi teknik” për këtë incident. Transmetuesi britanik tha se, në bazë të komunikimeve të dëgjuara, piloti rus i aeroplanit luftarak rus Su-27 gjuajti në drejtim të avionit të paemëruar britanik në shtator 2022, pasi e kishte marrë një urdhër të paqartë nga një stacion tokësor rus, dhe se bashkëpiloti i tij ishte përpjekur ta ndalte. Avioni britanik ka sensorë të cilët i përgjojnë…

Read More

Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për megaoperacioni “Tempulli”, ku u shkatërruan 23 rrjete kriminale, deklaroi se si nxori zbuluar faktin se shkollat nuk janë të sigurta. “Është një përshëndetje për lidershipin e policisë dhe indicien që vetë ministri i ka dhënë policisë në këtë operacion pranë shkollave, aty ku në shpesh kemi shprehur shqetësim. Nga niveli i numrave të angazhuar është një numër i jashtëzakonshëm, është përdorur dhe një helikopter dhe është shtrirë në disa qarqe. Përvec hashashit, janë kapur edhe lëndë sintetike të cilat po ashtu janë të rrezikshme. Ky është një moment që duhet…

Read More

Vranësirat kanë mbuluar shumë pjesë të qiellit në territoret tona, por rrallëkund ka reshje atmosferike. Temperaturat ende janë verore, por paksa më të ulëta se ditëve të kaluara, kuptohet për shkak të këtyre vranësirave. Kjo gjendje e ngjashme do të vazhdojë, ndërsa priten gjasa që në disa rajone të ketë reshje afatshkurtra shiu ose ndonjë rrebesh afatshkurtër, i izoluar shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë. Gjasat për reshje shtohen të premtën. Këto reshje do të jenë tipike verore, të karakterit lokal. Përderisa një rajon përfiton rrebesh të fuqishëm shiu, rajone tjera jo shumë larg përfitojnë vetëm ndonjë rigë e shumë…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit seksual, gjatë luftës në Kosovë. “Si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, tha PSRK-ja në një njoftim për media. Prokuroria tha se të akuzuarit kanë…

Read More

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës për Tiranën, Shkëlqim Goxhaj, bëri me dije se flakët që përfshinë pallatin në Tiranë janë vënë nën kontroll dhe pritet që ekspertet të bëjnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Në një prononcim për mediat, Goxha theksoi se nuk ka persona të lënduar. “Në këto momente situata është në kontroll. Është pjesa ballore në flakë, ajo lindore ka përfunduar. Është vetëm zjarri në një banesë Jemi interesuar për qytetarët dhe fillimisht kemi bere evakuimin. Nga kontrolli nuk ka më qytetarë të dëmtuar. Dëmi është goxha i madh, por po shkon drejt izolimit. Në këto momente nuk…

Read More

Instagrami ka opsionin për të ndarë postime vetëm me miqt e ngushtë e të përzgjedhur, por kjo funksionon vëtëm për Storyn. Lajmi i mirë për ata që preferojnë që postimet e tyre t’i shohin vetëm persona të përzgjedhur, është se Instagram do të publikojë opsionin që edhe fotot dhe video e shpërndara në Feed të kenë opsionin “Close Friends”. Ky është një zgjerim i opsionit “Close Friends” që Instagram shtoi për Stories në vitin 2018. Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri, ka thënë vazhdimisht se përdoruesit e Instagram-it tani ndajnë më shumë përmbajtje përmes DM-ve (mesazheve) sesa në postimet e Feed…

Read More

Bleona Qereti ka ndarë disa foto nga një dhomë hoteli, ku nuk kanë munguar komentet e shumta. Ajo shfaqet e shtrirë teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët. “Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush në seksionin e komenteve. Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë. “Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek.…

Read More