Teleskopi hapësinor, James Webb, ka zbuluar të dhëna të reja rreth një planeti në sipërfaqen e të cilit mendohet se ka ujë të rrjedhshëm. K2-18b ndodhet 120 vite dritë larg nga Toka. Sipas të dhënave të përpunuara në një nga instrumentet më të avancuara të astronomisë, rezulton se eksoplaneti K2-18b mund të jetë i pajisur me disa elemente kyçe që e bëjnë një planet të suportojë trupa uji dhe për rrjedhojë edhe jetë. K2-18 orbiton një yll xhuxh, ndodhet në zonën Goldilocks dhe është 8.6 herë më i madh se Toka. Pas analizës së bërë, observatori i Webb-it në Tokë,…
Author: tirana
Një i dënuar me 10 vite burg, ka humbur jetën në spital. Bëhet fjalë për 62-vjeçarin Islam Binjakun, i cili ishte dënuar për drogë. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i dënuari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiorespirator. Njoftimi i plotë I dënuari Islam Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë. I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me…
Fero prej javësh ka marrë vëmendje të madhe, pasi tregoi se po largohej nga muzika dhe se po përkushtohej ndaj fesë islame. Çdo postim i tij tashmë lidhet me fenë, ndërsa kjo ka bërë që të zgjohet kurreshtja për raportin që ai ka me ish-gruan e tij Arbenita Ismajli. U ngjallën thashethemet se ai dyshja janë ritakuar dhe mund të kishte një ribashkim të tyre. Në një postim të fundit të Feros në llogarinë e tij në Instagram, reperi tha se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me modelen. Ai shtoi se secili ka jetën e tyre dhe se kanë…
Një operacion antidrogë po zhvillohet në disa qytete të vendit. Gjatë operacionit është konstatuar një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze. Janë kapur qindra doza kanabisi dhe shuma të mëdha parash. Ka edhe vajza të përfshira në këtë veprimtari kriminale. Operacioni veç Tiranës është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës.
Një 52-vjecareje me iniciale L. M. e cila humbi jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në tarracën e shtëpisë së saj. Ekspert i energjitikës, Azmer Duleviç, thotë se në vendin tonë instalimet janë të vjetra, pra para viteve ’90. Sipas tij tek shumë banesa nuk është bërë asnjë investim në rrjetin elektrik. “Arsyet janë të shumta. E para janë instalime, ku shumica e tyre kanë instalime të vjetra, para viteve ’90. Nuk është bërë asnjë investim në rrjetin elektrik. Qytetarët nuk janë të mbrojtur”,-tha ai.
Këtë të enjte, vendi do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe Juglindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu vetëm në ekstremin verior të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mëngjes në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C. Era do…
Që prej 2 majit, ky do të jetë takimi i parë prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel. Dy liderët do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin sot nga ora 9:00. Pas takimeve bilateraledo të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili…
Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike. Janë lëshuar në total 112 urdhër arreste. Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 70 persona. Operacioni i policisë është shtrirë kudo nëpër Tiranë, nga Vora, Shkolla e Bashkuar, ish-Bllok, Kamëz, afër qendrës, Tiranë e Re e më gjerë. Operacioni vijon dhe sa vjen e shtohet numri i personave që kapen dhe arrestohen. Ata i përkasin disa grupeve kriminale. 8 persona, veç këtyre 112 që është lëshuar urdhër-arresti sot janë…
Dashi Të enjten hëna në aspektin e shkëlqyer ndihmon në marrëdhëniet e dashurisë dhe ju lejon të përjetoni emocione të forta. Në punë do të ishte më mirë t’i kontrolloni gjërat përpara se t’i kritikoni. Përndryshe rrezikoni të thoni disa fjalë shumë dhe më pas të pendoheni. Më mirë të numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni gojën. Demi Të enjten në dashuri është një moment i rëndësishëm për të sqaruar gjithçka që nuk funksionon në çift. Nuk ndiheni shumë të kënaqur në punë, por filloni të mendoni se si ta riktheni atë shkëndijë. Binjakët Të enjten në dashuri…
FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve të futbollit pas përfundimit të dueleve të muajit shtator. Shqipëria bëri shumë mirë, duke marrë katër pikë në dy takimet ndaj Çekisë dhe Polonisë. Barazimi në Pragë dhe suksesi fantastik në “Air Albania”, kanë sjellë vendin e parë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024 për djemtë e Sylvinhos. Por edhe ngjitjen tri pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja shqiptare renditet në vendin numër 62, me mbi 20 pikë më shumë krahasuar me më parë. Kuqezinjtë zhvilluan performanca shumë pozitive ndaj dy skuadrave më të forta të grupit. Duke shënuar eurogola…
Minstrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se qytetarët nuk do të jenë të detyruar për t’iu përgjigjur 3 pyetjeve në censin që do të zhvillohet për regjistrimin e popullsisë. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibrahimaj u shpreh se këto pyetje lidhen me fenë, gjuhën amtare dhe me etninë. Sipas saj, do të ketë anketues të trajnuar në zonat ku ka minoritete apo pakica etnike. “Në fakt, janë 3 pyetje të cilat kanë qenë mjaft të debatuara në censin e 2011 dhe janë pyetje që lidhen me fenë, gjuhën amtare dhe me etninë. Janë 3 pyetje jo…
Europiani i shumëdëshiruar vlen miliona. Janë plot 9.25 milionë euro që do të shkojnë në arkat e FSHF-së nëse Sylvinho dhe ekipi që ai drejton na dërgojnë në Euro2024. Kjo shumë jepet nga UEFA për çdo skuadër që arrin fazën e grupeve. Në këtë mënyrë FSHF-ja do të mbushte arkat si rrallë herë më parë. Shumat që fitojnë skuadrat nga kualifikimi në grupe deri te fituesi i Euro 2024: 9.25 milionë euro për cdo ekip që merr pjesë në grupe. 1.5 milionë euro për çdo fitore në grupe dhe 750 mijë euro vlen një barazim. 2 milionë euro për çdo…