Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Balla e ministri britanik inaugurojnë Laboratorin e Referencës së ADN: Do t’u rikthehemi dosjeve të vjetra

09:48 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1694677023 policiashkencore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Ministri i Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Robert Jenrick morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Laboratorit të Referencës së ADN-së në Institutin e Policisë Shkencore, i cili do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Profilet gjenetike të të arrestuarve apo ndaluarve të përfituara nga ky laborator do t’i shtohen bazës kombëtare të të dhënave të ADN-së, e cila është zhvilluar me asistencën e Mbretërisë së Bashkuar duke u siguruar Policisë Shqiptare dhe sistemit të Drejtësisë një mjet të fuqishëm hetimi.

Të dy qeveritë dhe agjencitë e tyre ligjzbatuese kanë një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkëpunimi në këtë fushë, si dhe në hetimin e dosjeve kriminale. Vizita e ministrit Jenrick i paraprin takimin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në Tiranë, për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm, krimin e organizuar dhe sigurinë kibernetike.

“Është kënaqësi të pres ministrin Jenrick, përpara takimit të parë historik të vendeve pjesë e Procesit të Berlinit që zhvillohet në rajon. Ky laborator biometrik është një hap tjetër në bashkëpunimin tonë të ngushtë për të rritur kapacitetet dhe aftësinë tonë në këtë fushë”, tha ministri Balla.

“Kjo strukturë e re e IPSH është një tjetër hap për objektivin e përbashkët të qeverive në luftën kundër krimit të organizuar, duke përmirësuar testimin dhe analizën e mostrave të ADN-së. Ky është shembulli i fundit i punës së ngushtë të përbashkët midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, që përfshin nënshkrimin e një komunikate të përbashkët mes kryeministrave tanë në dhjetor, e cila solli një ulje me mbi 90% të numrit të personave që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh ministri britanik.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbi jetën në krye të detyrës, efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

21:20 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.