Author: tirana

Babai i 2-vjeçarit, i cili humbi jetën pasi shfaqi probleme shëndetësore në çerdhe, ka rrëfyer detaje se si e mori vesh vdekjen e të birit. Renato Hoti, në emisionin “Me zemër të Hapur”, pohoi se ditën që kishte dërguar fëmijën për në çerdhe, ishte aktiv dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ai tregoi se ishte në punë kur e telefonoi drejtoresha e çerdhes në Burrel e cila i njoftoi se i mituri ishte dërguar me urgjencë në spital. “Unë isha tek puna, na mori në telefon drejtoresha e çerdhes dhe më tha se e kemi nis djalin tuaj urgjencë në…

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi hapi 8 llogari false në rrjetet sociale duke përdorur emra të personave të tjerë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Kredencialet’, ua arrestuar A. T., 31 vjeç, banues në fshatin Shijon, Elbasan. Sipas policisë rezultoi se 31-vjeçari, gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, ka krijuar 8 llogari false, duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë. Gjatë kontrollit në banesën e e tij, policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…

Read More

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka treguar se arsyeja për të cilën zihet me bashkëshortin e saj Mark Markun, është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë. Kur u ndal te fëmijët e Markut, e pati të pamundur të mbante emocionet. E përlotur, Rudina tregoi se nuk është përpjekur kurrë t’u zëvendësojë nënën, por të jetë një shoqe për ta. Meritën për marrëdhënien e mirë që kanë bashkë nuk ia njeh vetes, por bashkëshortit dhe faktit që ka gjetur fëmijë të mrekullueshëm. “Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë”, u shpreh Rudina e ftuar në “Në…

Read More

“Lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar do të thellohet, pavarësisht dhimbjeve e kostove”,-shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shprehet edhe se hetimi dhe ndjekja e pavarur penale e një sërë zyrtarësh të lartë të lidhur me pushtetin politik, janë prova e një ndryshimi epokal në vendin tonë. Teksa përmend arrestimet e zyrtarëve të korruptuar edhe nga PS-ja, Rama thotë se Shqipëria po e nxjerr kokën mbi ujin e ndenjur të pandëshkueshmërisë sistemike 100 e kusur vjeçare. “Shumica parlamentare dhe qeveria që unë drejtoj, kanë ideuar e mbështetur vendosmërisht një reformë aq të thellë dhe aq…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tregoi këtë të mërkurë se prioritet i socialistëve për këtë sesion të ri parlamentar është vota e emigrantëve. “PS e ka një draft për votën e emigrantëve, ndërsa duhet vetëm konsensusi i opozitës që ai të kthehet në ligj. Ftoj këdo kryetar të çdo grupi parlamentar që të shohë me prioritet votën e emigrantëve”, theksoi Çuçi. Nga ana tjetër, kur u pyet se kë njeh mazhoranca si kryetar të grupit parlamentar të PD, Çuçi u tregua i prerë: “Nuk do të hyjmë kurrë në betejën e brendshme të PD-së. Për ne…

Read More

Artistja botërore, me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mendoi që të mos paraqitej fare në ndarjen e çmimeve “MTV VMA 2023”, në mënyrë që të shmangte komentet e njerëzve mbi peshën e saj. “Jam shumë në ankth dhe e stresuar për paraqitjen në tapetin e kuq. Njerëzit do të flasin për peshën time, sepse nuk po e dua shumë veten në këto momente”, tha këngëtarja 34-vjeçare, duke shtuar se nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në ceremoni. Si përfundim, Rexha vendosi të paraqitet në ceremoninë e së martës në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore. Ajo ishte nominuar…

Read More

Çështja “Beleri” ka shkuar deri në Amerikë. Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është shembull i veçantë i mos abuzimit me komunitetet etnike, ndërsa komentoi sërish çështjen Beleri, pas mesazhit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Shqipëria kurrë nuk ka nxitur trazime etnike as në shtetet fqinje, as mes shteteve fqinje, duke prekur ndjenja që mund të ushqejnë kundërshti e të ndezin konflikte”,-shkruan Rama në një postim të gjatë në Facebook. Kreu i qeverisë shkruan edhe se askush nuk duhet t’i nënvlerësojë shqiptarët dhe “të na marrë për qorra, shurdhë apo memecë”, nisur nga pjesa që ne japim besim, respekt dhe…

Read More

Gruaja e Joaquin “El Chapo” Guzman doli nga burgu i Los Angeles, aty ku vuajti dënimin e saj. Emma Coronel u dënua me 3 vite burgim në vitin 2021, pasi u shpall fajtore për dhënie ndihme kartelit të Sinaloas. Duke qenë se Coronel i pranoi akuzat dhe pranoi të jepte 1,5 milionë dollarë nga aktiviteti i saj kriminal për qeverinë amerikane, dënimi i saj prej 3 vitesh u ul. Bashkëshorti i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan dënimin me burg përjetë në SHBA, pasi u ekstradua në vitin 2017, pas dy arratisjeve nga burgjet meksikane. Emma ka dy vajza…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen të enjten në Bruksel, në përballjen e tyre të parë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun e vendit, gjatë muajit maj. Kryeministri Edi Rama uron që ky takim të mos jetë “një xhiro boshe” për një tjetër përsëritje të këngës “fajin e ka tjetri”. Përmes një shkrimi të gjatë, Rama thekson se Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë me SHBA e BE për planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Pavarësisht lidhjeve tona të ngushta dhe marrëdhënies unike ndoshta në botë me…

Read More

Lituania, Letonia dhe Estonia kanë ndaluar hyrjen në vendet e tyre përkatëse për automjetet e regjistruara në Rusi pas një rekomandimi nga Komisioni Evropian. Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna tha më 13 shtator se Talini po i bashkohet masës së shpallur nga Letonia dhe Lituania një ditë më parë. “Duke filluar nga sot… Estonia do të refuzojë hyrjen për të gjitha automjetet e regjistruara ruse”, shkroi Tsahkna në platformën sociale X, e njohur më parë si Tëitter. “Ata nuk janë të mirëpritur këtu për të shijuar privilegjet që liria duhet të ofrojë derisa Ukraina të ketë arritur fitoren.” Komisioni…

Read More

Argjentina, kampionia e botës në fuqi, vijon me fitoret, duke marrë të 12-ën radhazi. Edhe pse pa Lionel Messin, bardhekaltrit ia dolën në një transfertë të vështirë për nga kushtet, duke mposhtur 3-0 Bolivinë. Gjashtë pikë të plota për Argjentinën në grupin e skuadrave të Amerikës së Jugut, duke kryesuar së bashku me Brazilin fushatën kualifikuese të Botërorit 2026. Në mungesë të Messit, shiritin e kapitenit e mbajti Anhel di Maria, i cili shkëlqeu me dy asiste në golat e parë, të cilët u shënuan nga Enzo Fernandez dhe Nikolas Taljafigo. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për…

Read More

Akademiku i mirënjohur Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PS-së Petro Koçi për deputeten e PD-së Flutura Açka, teksa e cilësoi dhe akademikun e njohur, një nga zërat e fortë kundër ligjit për Akademinë e Shkencave si “ballist të Berishës”, “narcist”, “gjithollog”. Fuga pyet pse e kanë lëshuar nervat dhe më pas e krahason me kryengritësin Osman Taka dhe e këshillon të ngadalësojë. Sipas tij, përplasja ka ardhur për shkak të kundërshtimit nga ana e tij të projektligjit për akademinë e shkencave, si antikushtetues. Postimi i plotë Pse e kanë lëshuar kaq keq nervat Petro Koçin? Meqë…

Read More