Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Blerim Shera, u shpërndau këtë të martë 102 familjeve përfituese nga programi i rindërtimit banesat e tyre të reja në zonën e Marikajt, ku është ndërtuar nga e para një kompleks prej gjashtë pallatesh. Rama shpjegoi teksa u dha çelësat një prej familjeve përfituese se ka pasur probleme me pronën, histori pa fund të mbivendosjeve. “Do t’i merrni falas, më mirë se ato që kishit. Janë prona juaj. Do ta mbani, ta jepni me qira, do ta shisni, s’keni asnjë qindarkë kredi apo elemente të tjera ndaj shtetit. Dritat do t’i paguani vetë”,…
Author: tirana
Sali Berisha ka kryer homazhe për Azem Hajdarin, në memoriali pranë ish-selisë së Partisë Demokratike, ku edhe u vra, 25 vite më parë. Në fjalën e tij për gazetarët, Berisha tha se vrasja është shtetërore dhe se sot pas 25 vitesh ai është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë tek ai shpëtimtarin e tyre. “Azem Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë tonë kombëtare. Asnjë shqiptar, si individ, nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët liberatorë për liritë e shqiptarëve. Mbetet pra, një…
Pasi verifikoi plotësimin e kushteve ligjore të kandidatëve për anëtarë të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën zyrtare të kandidatëve. Ata janë: -Emona Muçi-Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë –Irida Kacerja-Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë –Alma Kodraliu-Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë –Gentiana Muçaj-Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë –Markelian Koça-Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Tre prej tyre do të zënë vendet e anëtarët të cilëve u mbaron mandati në KLGJ, Brikena Ukperaj (Apeli), Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj (Shkalla e Parë).
Apeli i GJKKO (Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar) ka dënuar me 6 vjet e 4 muaj burg në total Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën, të akuzuar se tentuan të manipulonin Luftar Reçin, të penduarin e drejtësisë në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, pwr vrasjet e vitit 2015 tw Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Pas gjykimit të shkurtuar, Goskova dhe Kosova përfitojnë ulje të dënimit: Goskova do të vuajë 2 vjet burgim, ndërsa Kosova 2 vjet e 4 muaj. Njoftimi i GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,…
Pas denoncimit nga Sali Berisha, mësohet se një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Skënderbeu Krujë, këtë të martë ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës. Disa nxënës janë ndjerë keq. Sakaq, nxënësi 16-vjeçar që ka hedhur spray është shoqëruar nga policia, ndërsa shërbimi mjekësorë ndodhet në ambientet e shkollës. Mësohet se 3 prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze. “Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16…
Pesë mijë banorë të bllokut të pallateve pranë shkollës së re “Xhezmi Delli” në Njësinë 3, përfitojnë infrastrukturë më të mirë falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës në rrugët “Arben Minga”, “Ali Baushi” dhe “Skënder Kurti”, e cila u emërtua kështu në nder të ish-kampionit dhe ish-trajnerit të kombëtares së boksit, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. Investimi përfshin jo vetëm asfaltimin e tyre, por edhe rehabilitimin e mureve rrethuese dhe të fasadave të pallateve, si dhe ndërhyrjet e nevojshme nëntokësore të rrjetit të kanalizimeve. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se pas ndërtimit të shkollës së re…
Erind Mrruku u arrestua sot nga policia e Tiranës në Kamëz, pasi u kap me pistoletë me fishek gati për qitje. Ai ka qenë i dënuar 13 vite më parë për vrasje me dashje. Mrruku ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn, këngëtar. Këngëtari u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë. Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë. Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka…
Sali Berisha thotë se një qytetar dixhital i ka dërguar një mesazh, ku i thotë se në gjimnazin e Krujës është hedhur lëndë helmuese dhe se nxënësit kanë braktisur klasat. “Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës. Nxënësit braktisin klasat. Ngjarja mbahet e fshehtë. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Në gjimnazin e Krujës është hedhur një lëndë helmuese, të gjithënxënësit janë në oborrin e shkollës, të shkruajta se duan ta mbajnë të fshehur”,-shkruan Berisha.
Spartak Braho është paraqitur këtë të martë paradite në SPAK. Momentalisht nuk dihet përse është thirrur ndërsa vetë Braho u tregua i rezervuar ndaj gazetarëve të cilët u interesuan përse ndodhej atje. “Punë profesionale. Duhet zhvilluar më tej ligji pë veprimtarinë e SPAK”,-tha shkurt. Braho nuk tha nëse kishte dhënë sqarime për ndonjë dosje të cilat janë në objekt hetimi nga SPAK.
Dje Frida Krifca u shkarkua si ministre e Bujqësisë, dhe sot nisma “Thurje” e ka kallëzuar në SPAK për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian. “Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të parë në histori ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Jemi para një rasti dhe tradhtimi që i bëhet fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar detyrohet ta bëj sot se është i tradhtuar nga qeveria e vet. Ne jetojmë në një nga vendet më pjellore në Europë. Mirë që e kanë lënë fermerin vet, mirë që i heqin aksesin nëpër tregje fermerit, por edhe kur vijnë fonde nga…
Komisioni për Çështjet Ligjore është mbledhur këtë të martë, për të diskutuar për disa shtesa që lidhen me rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj del kundër rritjes së pagës për gjyqtarët e Kushtetuese, për sa kohë rroga e tyre është me lartë sesa ajo e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK e GJKKO. “Një gjyqtarë i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla këtë të martë mbajti një takim me drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vite. “Përballja me kriminalitetin është një sfidë për çdo Ministër të Brendshëm, një sfidë që ju e njihni më mirë se çdokush tjetër. Nëse ka diçka që besoj fuqimisht, është që lufta kundër krimit nuk mund të fitohet pa një koalicion ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë, institucione qendrore, vendore, agjenci ligjzbatuese dhe shoqëri civile”, tha Balla gjatë bashkëbisedimit. Ministri i njohu ish-drejtuesit e lartë me disa nga propozimet për ndryshime në legjilsacion, në funksion të rritjes së efektivitetit të…