Nutricionisti i njohur Altin Joka flet në lidhje me mënyrën sesi ushqehemi. Ai tha se 300 mijë njerëz në botë gjatë gjithë vitit mund të shpëtojnë nëse reduktohen pijet me gaz. “Ne mund të shpëtojmë 300 mijë njerëz në vit nëse reduktojmë pijet me gaz. 800 mijë persona në vit ne mund t’i shpëtojmë nëse ulim nivelin e proshutave e sallamërave. 1.7 milion njerëz në vit ne mund të shpëtojmë vetëm nga ngrënia e një drithi integral dhe heqja e një drithërave që janë të përpunuara. 2 milionë njerëz ne mund të shpëtojmë nga konsumimi i një vakti perimesh në…
Author: tirana
Projekti për transformimin e piramidës në qendrën më të madhe të informacionit në rajon, ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore. Krahas atyre europiane dhe amerikane, sëfundmi edhe “Strait Times”, një ndër gazetat më të mëdha në Singapor i ka bërë jehonë ndryshimeve pozitive në Tiranë. “Strait Times” shkruan se ish-muzeu, i ridizenjuar nga arkitekti holandez Wini Maas, është duke u përgatitur për të pritur qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim – si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian. Rinisja e jetës TECH…
Këngëtari Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP 2”. Ai është tepër i angazhuar me projektet dhe koncertet si brenda dhe jashtë vendit. Çdo postim i tij bën zhurmë, duke e bërë atë edhe më interesant në sytë e publikuar. Por së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në Instagram i ka hequr dhe ndër më kryesorët është Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Në dukje që nga “BBV2″ dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Mesa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit…
Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, ka përfunduar nën prangat e Policisë së Shtetit. Ajo ndodhet në arrest, për shkak se në verandën e banesës së saj u gjetën pesë vazo, të cilat ishin kultivim i lëndëve narkotike. Përmes një postimi në Facebook, Policia konfirmoi arrestimin e këngëtares duke publikuar edhe pamjet e ballkonit ku po kultivohej kanabisi.
Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë sportive një mace. Video u bë publike në mediat sociale, ku shihet 39-vjeçari teksa keqtrajton kafshën. Pas hetimeve, thotë policia u shoqërua në komisariat shtetasi S.K, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S.K, për veprat penale “Keqtrajtimi i kafshës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale i…
Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti Bajram Begaj është takuar me përfaqësuesit e partive politike kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Takime u zhvilluan me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjës Demokratike, Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut. Begaj u ndal te nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon. Kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa…
Për masakrën me 6 viktima në Greqi, Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar zyrtarisht. Sipas njoftimit, thuhet se autoritetet greke kanë njoftuar ato shqiptare duke i bërë me dije se viktimat kanë shtetësi turke dhe jo shqiptare. “Zyra e Ministrit te Brendshëm ka ndjekur prej momentit te pare ngjarjen ne Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kane shtetësi turke me karta identiteti te një vendi te BE”,-njofton Ministri i Brendshëm.
Këngëtarja Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin artistik si Enca është arrestuar nga Policia nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Efektivët e Komisariatit nr. 1 pasi morën informacione, ushtruan kontroll në banesën e kësaj të fundit ku në ballkon gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha. Këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës. Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të TEG në një vilë private. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve…
Një lajm i bukur vjen nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, i cili ka restauruar filmin “Mësonjëtorja”, prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari. Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësja të marte një pjesë nga filmi ku shkruan se i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare. ‘Mirëmëngjes dhe me “Mësonjëtoren”, filmin që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare, i cili ka rilindur falë restaurimit, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama. Dafina, e interpretuar nga Roza Anagnosti, një grua e re e…
Këtë të martë vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.
Kasaphana me 6 persona të vrarë në qytetin bregdetar të Artemidës në Atikën Lindore, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit grek, mbasditen e së hënës, ka tronditur vendin. Sipas medias greke “Kathimerini” 6 burrat janë konfirmuar se ishin shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç vetë mediat greke raportuan fillimisht. Viktimat posedonin kartat e identitetit franceze. Ka gjasa që konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ishte fakti se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false. Ata u qëlluan në një rrugë të izoluar rreth orës 18:30 të së hënës në mbrëmje, ndërsa po udhëtonin me…
Dashi Të martën lajme të mira vijnë në dashuri dhe në punë është koha për të rifituar pak forcë sepse do t’ju duhet të merreni me projekte të reja sfiduese. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Demi Të martën si hëna ashtu edhe Venusi ju mbështesin, kështu që dashuria do të sjellë emocione të forta. Në punë, besoni ideve dhe intuitave tuaja. Instinkti ju ka tradhtuar rrallë. Binjakët Të martën mund të ketë disa mendime shumë në dashuri, por ju duhet t’i largoni ato. Në punë gjithçka shkon mirë, sidomos për ata që kanë një…