Author: tirana

Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke përjetuar momente suksesi, teksa ndodhet një hap larg kualifikimit për herë të dytë në Europian. Ajo gjithashtu është vlerësuar pasi ka afruar pranë vetes talente, si rrallë herë jo vetëm nga kampionati shqiptar, por edhe shqiptarë të Maqedonisë, shqiptarë të Kosovës dhe deri në Preshevë. Disa kosovarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre publikisht, duke kërkuar madje të ndalohen ftesat e FSHF-së për futbollistët shqiptarë të Kosovës. Sado e trishtë të duket, ky është një realitet që nuk mund të fshihet, madje shfaqet hapur edhe në rrjetet sociale. Një koreografi, nxorri në shkallët e stadiumit…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar edhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë hapur zyrtarisht këtë të hënë fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Kukësit. Gjatë prezantimit të kandidatit Emri Vata, Berisha theksoi se opozitarët në këto 10 vite u përballën me dhunim terror, psikologjik, ekonomik të gjithanshëm nga qeveria. “Sot e shfrytëzoj këtë rast të përulem me nderimin më të thellë para të gjithë opozitarëve të Kukësit e mbarë Shqipërisë për qëndresën e tyre në kushtet më të jashtëzakonshme gjatë këtij 10 vjeçari. Opozitarët në këto 10 vite u përballën me dhunim terror, psikologjik,…

Read More

Politikani dhe pedagogu Ylli Pango është bërë baba për herë të parë pas 30 vitesh. I larguar prej kohësh nga jeta publike, Pango ndau për herë të parë në emisionin “Zgjohu me MCN”, ndjesinë e prindërimit që e riprovoi pas 30 vitesh. Pango foli për djalin dhe nipin e tij të vogël, të cilët tha se janë moshatarë me njëri-tjetrin. Pedagogu i shkencave sociale foli edhe për botimet e tij të reja.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka çelur sot fushatën për zgjedhjet në bashkinë Kukës. Berisha ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Të dy janë në mbështetje të kandidatit të dalë nga primaret e “Rithemelimit”, Emri Vata. Zgjedhjet në Kukës do të mbahen më datë 24 shtator. Këto zgjedhje përsëriten pas atyre të 14 majit, të cilat panë fitues në bashkinë Kukës, Safet Gjicin. Por për shkak të video-skandalit, Gjici dha dorëheqjen dhe tani po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Në këto zgjedhje të pjesshme kandidati i Rithemelimit u regjistrua nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”,…

Read More

Të paktën gjashtë persona thuhet se janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën Luca në lindje të Athinës. Sipas mediave fqinje, dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë. Raportohet se 5 prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti, ndërsa njëri u gjet jashtë makinës, e cila thuhet se kishte targa gjermane. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për larje hesapesh midis grupeve rivale. Policia ka shkuar me urgjencë në vendngjarje, ndërsa pritet njoftim zyrtar.

Read More

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Levan Tepelenë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Land Rover” është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda” rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 punonjës të Policisë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Read More

NATO po përgatit stërvitjen më të madhe që prej Luftës së Ftohtë, që do të mbahet vitin e ardhshëm, duke grumbulluar mbi 40 mijë trupa për të praktikuar se si Aleanca do të zmbrapste një agresion eventual të Rusisë ndaj një prej vendeve anëtare të saj. Stërvitja e koduar “Mbrojtësi i Palëkundur” vjen në kuadër të përpjekjeve të shpejta të NATO-s për t’u transformuar nga një njësi reagimi ndaj krizave në një aleancë luftarake, e nxitur edhe nga pushtimi i Ukrainës. Stërvitja do të nisë në vjeshtë të vitit të ardhshëm dhe pritet të mbajë deri në 700 misione ajrore,…

Read More

Paul Pogba pozitiv në një test dopingu. Ky është lajmi i fundit i bujshëm i raportuar nga corriere.it, sipas të cilit mesfushori i Juventusit rezultoi pozitiv në një test të kryer më 20 gusht pas hapjes së kampionatit ndaj Udinese-s. Analizat e kryera, zbuluan gjurmë të testosteronit në gjak dhe tashmë pritet konfirmimi zyrtar. Viti i kaluar nuk ka qenë aspak i mirë për lojtarin, me këtë të fundit që qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushe për shkak dëmtimesh. Francezi luajti kundër Bolonjës dhe Empolit, kishte pasur një problem të vogël muskulor dhe së fundmi kishte dhënë një…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendon se Rama do t’i besonte drejtimin e Ministrisë së Jashtme, por, sipas tij, kjo nuk ndodhi pasi Spiropali shfaqet në një video teksa takohet me grupin Bajri. Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit: O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë. Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke. S’është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën…

Read More

Aktori i njohur shqiptar, Genc Fuga disa muaj më parë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru. Operacioni ka rezultuar me sukses, ku duket se gjendja e tij shëndetësore është e përmirësuar. Së fundmi ai ka postuar një foto me dy vajzat e tij teksa i shoqëronte në ditën e parë të shkollës.

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit 33-vjeçari E.D. Njoftimi: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Read More

Nga Andi Bushati Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit ende më buçisnin në vesh thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe ritmi i këngës: “ti Shqipëri më jep nder”. Kori i tifozëve vazhdonte ti gërthiste ato si i dehur, sikur të donte të zgjaste atë delir që vetëm në një ndeshjeje futbolli mund të provohet. Ndonëse, po aq sa të tjerët edhe unë i kisha të acaruara kordat vokale, sidomos pas golave të Asanit dhe Dakut, e kisha kapur veten të shqiptoja vetëm thirrjet oe, oe, oe, pas refrenit “o sa mirë me qenë shqiptar”. Një…

Read More