Shkolla e fshatit Shtëpëz në Bashkinë e Gjirokastrës, hapi dyert këtë të hënë për vitin e ri 2023-2-2024, por pamja aty duket sikur është në një tjetër realitet. Dramatike se çfarë po ndodh me zonat larg Tiranës. Diljani është i vetmi nxënës në klasën e parë në këtë shkollë. Ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, si shok banke ka gjyshen e tij. Në klasë vjen edhe një vajzë e klasës së dytë dhe një djalë në ciklin parashkollor, duke plotësuar numrin maksimal të nxënësve. Mësuesja e shkollës shpreson që familjarët e saj, banorët e fshatit dhe në fund bashkia, të…
Author: tirana
Akrepi-Nëse i keni kaluar shpërthimet emocionale që mund të keni pasur në ditët e para të muajit, përgatituni për një muaj shumë romantik. Vazhdimi i shtatorit është i shkëlqyeshëm, ju do të hidhni një hap të rëndësishëm. Bricjapi-Nuk ju pëlqen më vetmia! Do të bëheni më social, gjë që do t’ju bëjë ta shihni jetën më pozitivisht. Lërini mënjanë mendimet e shumta dhe jetoni momentin. Ujori-Shumë njerëz këto kohë janë magjepsur me karakterin tënd dhe nuk hezitojnë t’ua shprehin. Por, kemi frikë se do ketë dhe shfaqje të së shkuarës. Gjithçka duhet të bëni është të sqaroni gjërat e lëna…
Një sherri i rëndë ka ndodhur para një stadiumi në Korinth të Greqisë, ku një 64-vjeçar ka sulmuar tifozët. Ngjarja ndodhi në parkingun e Stadiumit Komunal Galataki të Korinthisë. Gjithçka ka ndodhur kur tre shqiptarë (njëri prej tyre kishte me vete fëmijët e tij) kanë shkuar në stadium për të ndjekur një ndeshje futbolli të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Vendor. Teksa arritën te parkingu i stadiumit, një tjetër spektator, gjithashtu shqiptar, iu afrua atyre dhe nisi t’i shante, më pas sulmoi dy nga tre personat dhe filloi t’i godiste. Sulmi nuk u ndal me kaq. Sulmuesi më pas ka…
Me nisjen e shkollës, del edhe në pah numri i nxënësve. Vlora dhe Himara këtë vit të ri shkollor do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë dhe në atë të dhjetë. Sipas të dhënave nga zyra vendore e Arsimit Parauniversitar të bashkisë Vlorë-Himarë, vetëm dy ditë para fillimit të këtij viti të ri shkollor, janë regjistruar gjithsej nga klasa e parë e deri në të 12-tën,12 mijë e 300 nxënës. Drejtorja e ZVA, bashkia Vlorë Himarë Irena Toshkallari detajon situatën. Në klasën e parë rezultojnë të regjistruar 1007 nxënës nga 1068 që frekuentuan…
Pas humbjes 0-2 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, Robert Lewandowski dha një intervistë për mediet polake. Në prononcimin e tij ylli polak theksoi se është turp ky rezultat. “Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të Euro 2024. E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 0-2”, tha Lewandowski.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar në Mat, pasi i hoqi lirinë një adoleshenteje. Bëhet e ditur se E.K, banues në fshatin Frankth ka rrëmbyer për disa orë një 14-vjeçare, duke e mbajtur në banesën e tij. Pasi vuri re forcat e policisë, i riu është larguar nga banesa dhe e ka lënë vajzën të lirë.
Laert Kekaj u vra nga mafia mbrëmjen e së shtunës (9 shtator) në Vlorë. Fillimisht është përplasur nga makina e autorëve, të cilët e kanë përplasur teksa udhëtonte me motor. Autorët e kanë goditur 41-vjeçarin pranë Biblotekës publike “Shefqet Musaraj” dhe e rrëzuar nga motori me të cilin po udhëtonte. Më pas kanë nisur të shtënat ndaj tij, ndërsa një plumb ka goditur edhe derën e bibliotekës. Kekaj ka tentuar që të largohet me shpejtësi duke ju drejtuar zonës pranë kishës Ortodokse, por nga aty makina tip ‘Audi’ e ka goditur sërish, ndërsa më pas një prej autorëve ka dalë…
Momentet emocionuese kanë qenë të pafundme pas fitores ndaj Polonisë mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” Mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismaili menjëherë pas fitores është afruar tek tifozët për të përqafuar të ëmën. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Polonisë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha mbledh të mërkurën, 13 shtator, për herë të parë kryesinë e re, të pastruar nga grupi Bardhi. Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj. Për herë të parë në kryesinë e PD futen emra si Xhemal Bushati, i zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar, apo Gjergji Hani, ish-rivali i Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike. Kryesia e re u zgjodh më 9 shtator dhe la jashtë të gjithë deputetët, me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun në krye që kundërshtuan kthimin…
Kamala Harris mori në një festë në Shtëpinë e Bardhë për 50-vjetorin e muzikës hip-hop, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kërcimi i saj. Në rrjetet sociale të shumtë ishin ata që përgëzuan spontanitetin e saj, por disa të tjera e quajtën “gjyshe”. Sipas Daily Mail, ngjarja u zhvillua të shtunën e kaluar dhe në të morën pjesë pionierë dhe yje të këtij zhanri të veçantë muzikor, të cilin zëvendëspresidenti amerikane e përshkroi si “forma përfundimtare e artit amerikan”. “Hip-hop-i ndikon në të gjitha aspektet e kulturës pop amerikane, kultura e hip-hop-it është kultura amerikane,” tha zëvendëspresidentja 58-vjeçare…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden udhëtoi drejt Hanoi në Vietnam për të firmosur një ujdi që do të afrojë ish-armiqtë e vjetër më shumë se kurrë më parë. Marrëveshja e quajtur si Partneritet gjithërfshirës strategjik, shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe kulmon përpjekjet dy vjeçare të Uashingtonit për të fuqizuar lidhjet me Vietnamin, që shihet si kyç për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës në Azi. Po ashtu Biden u kujdes të theksonte para gazetarëve në Hanoi se veprimet amerikane, nuk synonin frenimin apo izolimin e kinës, por ruajtjen e stabilitetit në përputhje me rregullat ndërkombëtare.…
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, ngriti si shqetësim raportin e shpenzimeve dhe të ardhurave në vend. Ajo tha se gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për fondet e pensionit privat”, se pensioni është në nivel mjaft të ulët krahasuar dhe me mesataren e pagës.”. Fjala e Tabakut Ne jemi mësuar që kur bëhet diskutimi relatorit diskutimi bëhet në parim. Ndërkohë që prezantimi që bëri z. Xhafaj janë ndryshime specifike që do ishin të kuptueshme kur miratojmë ligjin “nen për nen”. Kam dy pyetje që dua t’i diskutoj me përfaqësuesit e…