Laert Kekaj u vra nga mafia mbrëmjen e së shtunës (9 shtator) në Vlorë. Fillimisht është përplasur nga makina e autorëve, të cilët e kanë përplasur teksa udhëtonte me motor.
Autorët e kanë goditur 41-vjeçarin pranë Biblotekës publike “Shefqet Musaraj” dhe e rrëzuar nga motori me të cilin po udhëtonte. Më pas kanë nisur të shtënat ndaj tij, ndërsa një plumb ka goditur edhe derën e bibliotekës.
Kekaj ka tentuar që të largohet me shpejtësi duke ju drejtuar zonës pranë kishës Ortodokse, por nga aty makina tip ‘Audi’ e ka goditur sërish, ndërsa më pas një prej autorëve ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar disa herë duke i shkaktuar vdekjen. Në zonë dhe pikërisht në objektet rreth ngjarjes ka shenja plumbash.
