Sirenat e alarmit kumbuan në të gjithë Kievin. Përgjegjëse për këtë ishte ushtria e Rusisë, që lëshoi një sulm masiv me dronë në kryeqytetin e Ukrainës. Të paktën 10 shpërthime janë dëgjuar, me mbetjet që ranë në lagje të ndryshme. Zyrtarët në Kiev nuk raportojnë për viktima apo për të lënduar, por pas sulmit, shpërtheu një zjarr i madh në një ndërtesë banimin, që më pas u shua. “Ishte një përvojë shumë e frikshme, as nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Dëgjova një tingull ‘motorik’ duke fluturuar sipër, një zhurmë shurdhuese. Më pas pati një shpërthim të fuqishëm, i ndjekur…
Author: tirana
Lorenc Vangjeli E pranojnë edhe miqtë e tij gjithmonë e më të paktë, edhe armiqtë e tij gjithmonë e më të shumtë. E dinë ata që mban afër, e ndjejnë ata që i ka larg. Në thelbin e filozofisë politike të Sali Berishës është pengmarrja edhe e miqve, edhe e armiqve të tij. Zbulimi i dobësive njerëzore, mbajtja shënim e mëkateve, identifikimi i të fshehtave vetjake për t’u përdorur si armë, pa bërë dallim nëse kanë qenë dosje të ish-sigurimit të shtetit dje apo korrupsion i sotëm, me një metodologji arkivisti, kjo është ajo çka ka bërë Sali Berisha në…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” kanë rënë në pranga 2 vëllezër në Peqin, të cilët kishin fshehur në banesën e tyre arsenal armësh. Janë arrestuar në flagrancë 46-vjeçari A.B alias G.M dhe vëllai i tij, 43-vjeçari me iniciale B.M., në banesën e të cilëve u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarakë për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës…
Kombëtarja e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë, në kuadër të grupit E kualifikues për Euro 2024. Sfida do zhvillohet në “Air Albania” dhe policia e kryeqytetit tregon planin e masave për këtë përballje. Blutë kanë njoftuar rrugët që do të bllokohen, hyrja e tifozëve në stadium do të bëhet pas kontrollit në disa pika, duke nisur nga ora 15:00. Blutë tregojnë edhe ”burgun” për hedhjen e sendeve të forta dhë të palejuara në fushë. Njoftimi i plotë i Policisë: Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Poloni. Plani i masave parashikon detyrat që…
Një 23-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka marrë peng për disa orë të dashurën e tij dhe e ka dhunuar. ‘‘Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B.Ll, 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës‘‘. Njoftimi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se një shtetas i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i…
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 41 vjeçarit, Leartiad Keka në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e djeshme. Viktima ka qenë një person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim. Rreth 10 persona që janë shoqëruar në komisariat kanë qenë kryesisht dëshmitar okular, të cilët kanë treguar ngjarjen. Sipas tyre makina Audi A6 me targa italiane, me xhama të zinjë kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin. Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qënë në…
Një sherr ka ndodhur mes dy personave për vendosjen e një porte në Tiranë. 58-vjeçari E.K., kishte vendosur një portë, por fqinji i tij 43-vjeçari F.D, ishte ankuar se porta i zinte rrugën dhe më pas mes tyre ka nisur konflikti. Është dashur ndërhyrja e IMT-së për të hequr portën, ndërsa punonjësit e IMT janë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës nga shtetasit E.K, 37 vjeç, S.C, 53 vjeç, dhe E.K, 58 vjeç. Të tre personat që kundërshtuan punonjësit e IMT-së janë vënë në hetim, si edhe dy të tjerët që u përfshinë në sherr për portën. Ndaj tyre…
Të gjithë të të apasionuarit për fushën e make-up-it dhe të bukurës do të mund të mësojnë nga një prej profesionistëve më të njohur në Shqipëri, Henri Gjata. Make-up artisti i njohur shqiptar, Henri Gjata, ka lançuar “Muse Academy Albania” e cila do të shërbejë si qendër e mësimit dhe zhvillimit për pasionistët e make-up-it dhe të bukurisë në Shqipëri. Akademia, e quajtur “Muse Academy Albania,” është një hap i rëndësishëm për Henri Gjata dhe është projektuar për të ndihmuar të rinjtë e talentuar të Shqipërisë të ndjekin ëndrrën e tyre në fushën e make-up-it, fashion-it dhe artit. Henri Gjata…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët e tij do të njoftojnë këtë të shtunë gjatë samitit të G20-ës për një plan për një korridor të transportit detar dhe hekurudhor, i cili do ta lidhte Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën, i cili pritet ta ndryshojë tregtinë globale. Projekti do t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera në G20, tha Jon Finer, zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare i Bidenit. Biden, kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të njoftojnë për…
Cristiano Ronaldo është ndër të parët personazhe të njohur që ka zgjedhur për të dhënë një ndihmë konkretë për të prekurit nga tërmeti në Marok. CR7 ka hapur dyert e hotelit të tij në Marrakesh. Ata që humbën shtëpitë e tyre do të mund të vizitojnë “Pestana CR7 Marrakech” me katër yje dhe të gjejnë strehim dhe ushqim, natyrisht falas. Ronaldo ka dhuruar para edhe për viktimat e tërmetit në Turqi 2023.
Në Marok është rritur numri i të vdekurve nga tërmeti, në më shumë se 2000. Bëhet me dije se mbi 2000 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 1400 në gjendje të rëndë. Shumë marokenë kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë për një natë të dytë, duke fjetur në rrugë ose në makina. Epiqendra e tërmetit ka qenë në malet e Atlasit të Lartë, ku ka raportime për fshatra të tëra të rrafshuara në zona të thella. Shumë persona kanë mbetur të bllokuar në rrënoja, ndërsa spitalet po përjetojmë fluks të papërballueshëm të shtruarish. Në këtë operacion, mbreti…
Këngëtarja e njohur Greta Koçi pritet të bëhet nënë për herë të parë. Ky lajm i bukur u bë i ditur nga vetë ajo, teksa ndau një video nga “babyshower”, aty ku do zbulohet edhe gjinia e bebushit. Ajo ka thënë se partneri i saj shqiptar punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam. “Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke…