Author: tirana

Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Baidu Inc dhe SenseTime Group, i lansuan të enjten chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun, pasi morën miratimin qeveritar, me Qeverinë e Kinës që po bën përpjekje për ta rritur përdorimin e produkteve të tilla në garë kundër Shteteve të Bashkuara. Baidu tha në një komunikatë për media se chatbot-i i saj i tipit ChatGPT, Ernie Bot, është tani plotësisht i qasshëm për publikun. Një zëdhënës i SenseTime tha për agjencinë e lajmeve Reuters se chatbot-i i tyre, SenseChat, është tani plotësisht i qasshëm për përdoruesit e tij. Po ashtu, dy…

Read More

Arti nuk e humb kurrë vlerën e tij. Kjo është arsyeja kryesore pse shumica e veprave të artit shpesh marrin vlera marramendëse, duke i bërë ato prenë më të popullarizuar për hajdutët e sofistikuar, falë të cilave janë kryer disa nga grabitjet më të mëdha dhe më të padepërtueshme në histori. Arti është një investim i madh për këdo që kërkon të shtojë vlerë në portofolin e tij. Arsyeja pse kaq shumë njerëz vazhdojnë të investojnë paratë e tyre atje është se arti, ndryshe nga aksionet dhe obligacionet, ka aftësinë unike për të ruajtur vlerën e tij edhe në kohë…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar me një mesazh sot për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Më anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan: “Ti nuk dorëzohesh!”, duke publikuar dhe një foto të liderit historik të PS. Po sot, kryeministri Rama i ka akorduar Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike ish-kryeministrit Fatos Nano. Rama u shpreh sot se po lutet për Fatos Nanon në këto orë të vështira të luftës për jetën të liderit historik të Partisë Socialiste. Kryeministri thekson se Nano meriton mirënjohjen…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT, kanë folur për masat parapërgatitore nga strukturat përkatëse shëndetësore për sezonin vjeshtë-dimër. “Po ndjekim një plan masash, i cili tashmë është futur në planin e masave kombëtare, të përvitshëm, sa i përket mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kemi marrë masat sa i përket forcimit të rrjetit të survejancës, shtrirjes së sistemeve dixhitale që i përkasin aspekteve të monitorimit, situatës epidemiologjike dhe vaksinimit”,-tha Ministrja Manastirliu. Ajo bëri me dije se janë siguruar 270 mijë vaksina ndaj…

Read More

Në Polici janë dorëzuar një arsenal armësh dhe municioni luftarak nga një 65-vjeçar në Kukës. Ai i mbante në shtëpi që prej 1997-s. “Arsenali i dorëzuar përbëhet nga: 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata defensive, 1300 fishekë pistolete, rreth 2500 fishekë kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezësa të unifikuar”,-thuhet në njoftimin e Policisë. Njoftimi i plotë Në kuadër të sensibilizimit mbi rrezikun që sjell mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, dhe për penalitetet e ashpra që parashikon Kodi Penal i vendit tonë, për këtë veprimtari kriminale, shtetasi Rr. B., 65 vjeç, ka njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë…

Read More

Të jetosh në një ishull të largët, është tashmë e e mundur, falë nismës më të fundit të qeverisë irlandeze “Our Living Islands” për të ripopulluar ishujt e saj të largët. “Qëllimi i kësaj politike është të sigurojë që komunitetet e qëndrueshme dhe të gjalla të mund të vazhdojnë të jetojnë dhe të lulëzojnë në ishujt në det të hapur për vitet në vijim”,-tha qeveria irlandeze në një deklaratë. Programi synon të ndihmojë komunitetet në një total prej 30 ishujsh që nuk janë të lidhur me kontinentin dhe shpesh të ndërprerë nga baticat. Nisma përfshin edhe një nxitje ekonomike prej…

Read More

Në datat 7-14 shtator kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA për Presidencën që merr Shqipëria nga 1 shtatori në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka doli në një deklaratë për mediat për drejtimin e Shqipërisë për herë të dytë në Këshillin e Sigurimit në OKB më 1 shtator. Xhaçka thotë se Shqipëria ulet si vend me një eksperiencë të vyer në Këshillin e Sigurimit. Në Presidencën e KS, Xhaçka tha se do të ndërmerren dy nisma shumë të rëndësishme për politikën e jashtme. Xhaçka tha se këto janë aktivitete shënjuese…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka ndalur turin e tij të inspektimeve në një zonë tjetër të Spitallës në Durrës. Pasi ka parë nga afër punimet në një lagje të kësaj zone, Rama u ftua nga banorët në një lokal për kafe, Rama nuk i kurseu batutat dhe ironitë, duke shigjetuar demokratët. Rama: Thuaj edhe atyre demokratëve që të vijë se ata duken dy orë larg që janë demokratë. Hajde mo. Ore hajde këtu mos u fshi. Ça kanë këta që fshihen? Ore hajde ulu, merri dhe ata demokratët e tjerë. U bëra 20 vite këtu unë, i njoh nga larg demokratët.…

Read More

Në hapjen e Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia dje në mbrëmje morën pjesë më pak yje të kinematografisë, për shkak të grevës së Hollivudit. Përveç anëtarëve të jurisë, ku përfshihen regjisori amerikan Damien Chazelle, regjisorja e Zelandës së Re, Jane Campion dhe regjisori irlandez, Martin McDonagh, në tapet shkelën kryesisht të famshëm dhe politikanë italianë. Aktorja italiane, Caterina Murino, kryesuesja e festivalit, i mirëpriti të ftuarit në ceremoninë e hapjes. “Një përshëndetje e ngrohtë dhe mbështetëse për ata që nuk janë këtu me ne, sepse janë të zënë duke mbrojtur vlerën intelektuale dhe ekonomike të punës së tyre”,…

Read More

Champions League është gati të mësojë shpërndarjen e skuadrave për fazën e grupeve nëpërmjet shortit që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00 në Montecarlo. Pritet një short i vështirë për skuadrat italiane, sidomos për Milan dhe Lazio të cilat janë pjesë e vazos së tretë dhe në teori do të përballen me të paktën dy skuadra më të forta. Nga ana tjetër, në vazon e dytë gjenden finalistët e edicionit të kaluar, Interi ndërsa në vazon e parë është Napoli. Në vazon e parë janë gjithashtu edhe të gjitha fitueset e kampionateve si Barcelona, Manchester City, Bayern…

Read More

“Pacientët e operuar nga kirurgët femra kanë më pak gjasa të përjetojnë komplikime dhe kanë nevojë për kujdes të mëtejshëm sesa kur meshkujt operojnë bisturinë”, thotë hulumtimi i ri, i bazuar në dy studime të mëdha që sugjerojnë se kirurgët meshkuj duhet të jenë më të detajuar , të shpenzojnë më shumë kohë në detaje dhe të jenë të kujdesshëm. Mjekët në Kanada dhe Suedi shqyrtuan më shumë se 1 milion të dhëna pacientësh nga dy regjistra të veçantë mjekësorë dhe zbuluan se pacientët që kishin vizituar kirurgë femra kishin rezultate dukshëm më të mira me më pak probleme në muajt pas operacionit. Studiuesit po hetojnë arsyet e mundshme për…

Read More

“Duhet ta pranojmë që treni i ngadaltë i Bashkimit Europian po bëhet një vend interesant, edhe pse nuk kemi ende një sedilje të lirë”,-është ky komenti i kryeministrit Edi Rama për komentet që kanë pasuar pas deklaratat e Charles Michel për zgjerimin e Unionin brenda vitit 2030. Deklarata e kreut të qeverisë vjen pasi eurokomisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Olivér Várhelyi reagoi pozitivisht ndaj deklaratave të Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë forumit të Bled-it.

Read More