Author: tirana

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i cilëson provokime stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Bjellorusinë. Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lideri bjellorus akuzoi gjithashtu tha se vendet e NATO-s promovojnë më këmbëngulje politikën e zgjerimit, por nuk kanë ndalur stërvitjet ushtarake dhe kanë forcuar praninë ushtarake rreth Bjellorusisë.

Read More

Teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të ish-kryeministrit Fatos Nano. Mediat që citojnë burime nga spitali, bëjnë me dije se ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur. Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Ish-kryeministrit i është kthyer në një shqetësim kronik, dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është…

Read More

Kancelari austriak Nehammer dëshiron ta “mbajë jetën të përballueshme”. Për këtë, qeveria zbaton masa për të luftuar rritjen e çmimeve. Ndër të tjera, çmimet e një pjese të madhe të qirave do të kufizohen. Qeveria federale konservatore dhe e gjelbër e Austrisë po vendos kufizime të çmimeve për një pjesë të madhe të qirave, si pjesë e luftës kundër inflacionit. Gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë do të rriten vetëm një herë në vit me një maksimum prej pesë përqind, tha kancelari Karl Nehammer në Vjenë. Sipas zëvendëskancelarit Werner Kogler, do të përfitojnë nga kjo 75 përqind e të gjitha…

Read More

Arkivoli me trupin e Klajdi Bitrit, i cili u vra pak ditë më parë duke mbrojtur shokun e tij italian, doli nga morgu nën duartrokitjet dhe lotët e miqve dhe dashamirësve. Makina që mbante arkëmortin është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe, ku do të prehet. Ndërkohë sot pasdite, në orën 18:00, nga Piazza Cavour do të nisë edhe një kortezh kushtuar të riut shqiptar të vrarë. Hetimet vazhdojnë ende dhe në vijim pritet të zbardhet nëse shtiza e peshkimit është përdorur qëllimisht me forcë apo si…

Read More

Sot në orën 18:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League. 32 ekipet finalist, më të mirat e kontinentit do të ndahen ne 8 grupe. Në vazën e parë do të jenë fituesit e UEFA Europa League dhe gjashtë kampionë të kampionateve me koeficentet më të mirë të UEFA-s. Vazot dy deri në katër përcaktohen nga renditja e klubeve në UEFA. Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetër ekipi nga I njëjti vend në këtë fazë. Shortin keni mundesi ta ndiqni direkt ne Tring. Vazo 1Benfica, Barcelona, ​​Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, NAPOLI, Psg,…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi lajmin e shtimit të masave të sigurisë për kreun e SPAK. I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ai theksoi se lajmi nuk ishte i vërtetë, ndërsa shtoi se ata që përhapën lajmin përmes mediave se Dumani është kërcënuar, janë ata të cilët donin t’i dërgonin një mesazh kërcënimi kreut të SPAK. “Kjo situatë që është publikuar dje, nuk ka ndodhur as dje, as pardje, por pothuajse që në fillimet që ai ka marrë detyrën. Nuk është shtuar asnjë polic më shumë. Ajo që ka ndodhur dje është vetëm lajmi i bujshëm që Altin Dumani…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka komentuar situatën brenda forcës politike që përfaqëson. Pampuri foli në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së PD që u zhvillua dje, duke thënë se diskutimet e kryera dje do të bëhen publike gjatë Kuvendit Kombëtar që do mbahet të shtunën. E pyetur në lidhje me situatën e deputetëve pranë Gazment Bardhit, ajo u shpreh se ky i fundit ka pasur gjithë mbështetjen e Lulzim Bashës dhe PD-së, ndërsa tha se për largimin e tij mund të flasë vetëm ai. Sa i përket grupit të Rithemelimit, të udhëhequr nga Sali Berisha, Pampuri tha se…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar sot një person me inicialet N.S, meqë ka ka kanosur me vrasje Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Express. Ai po dyshohet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Sipas Prokurorisë, ai fillimisht ka bërë një postim në Facebook me përmbajtje inkriminuese si dhe të njëjtën deklaratë e ka përsëritur në një emision televiziv. “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm…

Read More

Kombëtarja shqiptare U-21 nis të shtunën e 2 shtatorit grumbullimin në Stamboll dhe përgatitjet zyrtare për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë, duke nisur rrugëtimin për një vend në finalet e ‘EURO 2025’ në transfertën e Armenisë më 8 shtator, e më pas do të presin Rumaninë në ‘Elbasan Arena’ më 12 shtator. Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi, në një konferencë zyrtare për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”, vlerësoi cilësitë e 23 lojtarëve të thirrur. Tekniku shqiptar shtoi se në ekip ka shumë optimizëm dhe se kuqezinjtë do të japin maksimumin në këto dy takime të rëndësishme. “Futbolli…

Read More

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit për arrestimin e 39-vjeçarit shqiptar Binak Çela, i konsideruar si një person shumë i rrezikshëm dhe bos i krimit të organizuar. Siaps asaj që raportohet në mediat italiane, Binak Çela i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu ëshët arrestuar në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 2018-s. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe e grabitjes. Hetimet e antimafias italiane konfirmojnë se ai është mjaft pranë bandës kriminale me veprim në veri të Romës, që drejtohet nga ish boksieri Petrit Bardhi e që konsiderohet nga më të fortat në…

Read More

Unaza e Madhe e Tiranës planifikohet të vihet në funksionim brenda vitit 2025. Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi deklaroi se brenda këtij viti synohet edhe hapja e dy segmenteve në Paskuqan që lidhen me këtë projekt. “Unaza e Tiranës është arteria kryesore e Tiranës që mbledh të gjitha flukset që vijnë. Ne kemi filluar prej kohësh dhe jemi në një pikë interesante të këtij projekti. Besojmë që brenda këtij viti do të dorëzojmë dy segmentet e zonës së Paskuqanit tek ura e Babrrusë dhe pastaj brenda vitit tjetër të dorëzojmë të gjithë segmentin e unazës së përfunduar. Këto janë afatet…

Read More

Pronari i një lokali në Velipojë është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka kundërshtuar forcat e policisë, të cilët i kërkuan të ndalojë muzikën gjatë mesnatës. L.M., 49 vjeç, nuk ka pranuar dhe në cilësinë e provës materiale blutë i sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën. “Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 49 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët rreth mesnatës, kanë ndërhyrë për ndalimin e muzikës, në lokalin që ky shtetas administronte, në Velipojë.…

Read More