Pasditen e sotme kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një projekt që sipas tij i përket akademisë së futbollit të Manchester Cityt, i cili do të vendoset në zonën e Spitallës në Durrës. Premtimi për një akord me ekipin e njohur europian u bë gjatë fushatës elektorale të 14 majit dhe madje u firmos dhe marrëveshja ku ishte e pranishme ministrja e Arsimit, Kushi dhe kryebashkiakja Emirjana Sako. Nënshkrimi kësaj marrëveshje bashkëpunimi që mban edhe firmën e drejtorit të akademisë të Manchester City, vjen si një bashkim forcash mes Bashkisë Durrës, Ministrisë së Arsimit dhe Mohammed Alabar.
Author: tirana
Pas lehtësimit të procedurës së përfitimit të lejes së drejtimit të kategorisë D, pa kaluar në C, është rritur numri i aplikimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas DPSHTRR-së, numërohen 3,974 leje drejtimi të lëshuara nga qershori i vitit 2022 deri në fund të muajit korrik të këtij viti. Lehtësimi i kësaj procedure i ka kursyer qytetarëve mbi 312 milionë lekë përgjatë periudhës qershor 2022-korrik 2023, nga ku 34.5 milionë lekë nga tarifat e çdo regjistrimi (rreth 8 700 lekë kosto për çdo qytetar) 278 milionë lekë nga kostot e kursit (70 000 lekë kosto e…
Rita Ora u shfaq mahnitëse në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten. Këngëtarja, 32 vjeçe, mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për performancën e saj me flamurin serb. Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.
Një studiues britanik, Wadham Peacock është i mendimit se interesimi i vërtetë për shqiptarët nisi menjëherë pasi diplomacia europiane vendosi të krijonte shtetin shqiptar, në vitin 1912. Peacock, i cili ka qenë një njohës i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve shkruan në librin e tij “Shqipëria shteti jetim i Europës”, i botuar në 1914: “Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishullin misterioz ballkanik të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të…
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi të enjten se është i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorëve në shtetin e Xhorxhias, sipas së cilave ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet. Deklarimi i pafajësisë u bë me shkrim dhe iu dorëzua Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton në Xhorxhia. Kjo nënkupton që zoti Trump, kandidati kryesor republikan për president për zgjedhjet e vitit 2024, nuk do të paraqitet personalisht në gjykatën e Atlantës javën e ardhshme për t’u përballur me akuzat. Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, ka përfshirë në akt-padinë e saj ndaj…
Forcat e komisariatit të policisë së Krujës, të mbështetura nga grupe të FNSH, kanë ngritur postblloqe në akset kryesore. Ky aksion i policisë është ndërmarrë me qëllim për të zhvilluar kontrolle për persona që janë të shpallur në kërkim , persona që lëvizin me armë apo edhe me sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu në kontrolle janë vendosur edhe automjeteve të cilat janë të dyshimta.
Frutat e thata mund të jenë një bombë e vërtetë energjie. Arsyeja për këtë është përqindja e madhe e fibrave dhe lëndëve ushqyese që mbeten në frutat e thata. Shembulli më i mirë i kësaj janë kajsitë e thata, ku gjysmë filxhani me këtë frutë të thatë përmban 4.7 gramë fibra, ndërsa e njëjta sasi e frutave të freskëta përmban vetëm 1.6 gramë. Frutat e thata janë një burim i mirë i antioksidantëve dhe vitaminave B. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë fruta të thata kanë shprehi më të shëndetshme të të ushqyerit dhe peshë më të ulët të…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata tepër provokuese duke pretenduar se “grekët shkatërruan dhe dogjën Smirnën”. Duke vënë në dukje se muaj gusht u mbyll me përvjetorin e një fitoreje të madhe që hapi rrugën për krijimin e Republikës së fundit shtetërore në Anadoll, Erdogan tha se ushtria nisi ofensivën e madhe më 26 gusht 1922, nën urdhrat e Gazi Mustafa Kemal Ataturkut. “Pesëmbëdhjetë ditë pas fillimit të “sulmit të madh”, në Smirnë valëviteshin flamujt turq, të cilët ishin shkatërruar dhe djegur nga armiku që po ikte. Dhe kështu e fituam luftën me betejat që bëmë 3.5 vjet kundër…
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, do të vizitojë nesër Tiranën në kuadër të turit të saj në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj vizite, ministrja do të pritet nga homologia Olta Xhaçka. Marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes dy vendeve Shqipëri-Kanada, janë zhvilluar ndjeshëm gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë. Theksojmë se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe si aleate në NATO, të cilat janë të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci, ka rënë në prangat e Policisë. Artion Taci akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe për “krim zgjedhor”. Ndërkohë ende nuk dihen të tjera detaje mbi hetimet, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të dalin informacione shtesë.
Një 31-vjeçare pranoi se që në takim të parë iu kërkonte djemve me të cilët dilte gjendjen e llogarisë bankare. Të kesh para në bankë, për Sofia Franklyn është një nga dy standardet që duhet të plotësojnë pretendentët për të dashur, për të treguar se janë në të njëjtin nivel me të. “Nuk mendoj se është e çuditshme të kërkosh një informacion të tillë në një takim të parë. Nuk po bëj shaka. Me tre personat e fundit që kam dalë në një takim, u kam kërkuar një informacion të tillë”, u shpreh Sofia. “Kam një punë, jam e suksesshme…
Ish-ylli i Fox News, Tucker Carlson, ka hedhur akuza të rënda për Barack Obamën. Gazetari amerikan, për shumë zëdhënësi i Donald Trump la gojëhapur ata që ndoqën podcastin e njohur “Adam Carolla Show” duke pretenduar se të gjithë e dinin se ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte marrëdhënie seksuale me burra, vetëm se në periudhën parazgjedhore të 2008-ës, të gjitha këto informacione për Obamën u “varrosën” për të qenë në Zyrën Ovale. Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, Carlson përsëriti akuzën e Larry Sinclair, i cili kishte deklaruar më parë se Obama bleu dhe pinte kokainë para se të bënin…